RRETH NESH

Kompania “DOKO” fiton një tender të rëndësishëm në Rumani

 

Viti 2017 u mbyll, por kompania shqiptare “DOKO” mori në  fund te tij një njoftim tejet të rëndësishëm për veprimtarinë e saj. Ajo është shpallur fituese e një tenderi ndërkombëtar të zhvilluar në Rumani për realizimin e një projekti për ndërtimin e një linje të transmetimit të energjise në Ballkan.  Tenderi është në vlerën e dhjetra milionë eurove dhe përfshin ndërtimin e një linje transmetimi të përbërë nga rreth 600-700 shtylla të tensionit të lartë. Në këtë mënyrë, “DOKO” rreshtohet në gjirin e atyre pak kompanive shqiptare, të cilat tashmë kanë bërë të mundur  që të provojnë aftësitë e tyre edhe në tregun ndërkombëtar.

Në fakt, “DOKO” ka në curricullumin e saj si kompani një sërë projektesh të realizuara në sistemin energjitik, sepse ajo është një kompani e specializuar në këtë sektor. Por rrallë herë ka patur fatin deri më tash për të qenë fituese e drejtpërdrejtë e një tenderi  si ai i Rumanisë. Kjo do të thotë se kompania jo vetëm që ka hyrë në një stad të ri të veprimtarisë, por ka përforcuar edhe perspektivën e saj.

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Uncategorized

Biokarburantet, ligji akoma në letër

  Mjaft kompani karburanti, me përjashtim të Kastrati-t nuk i përmbahen ligjit për të përzier karburantin klasik të tyre me Biodiesel dhe bioetanol. Shpëtim Luku Edhe pse të bësh biznes në Shqipëri sa vjen e...

2021

Arben Ndreka

Emri i kompanisë: “LUFRA” sh.p.k Xhiro e biznesit 2020: 11 milionë euro Numri i punonjësve: 241 Vendndodhja: Lushnjë Kur Arben Ndrekës, së bashku me bashkëshorten e tij, Antonetës, iu desh një emër për sipërmarrjen që...

Uncategorized

Drama e kursimtarëve

Egziston një rregull i pashkruar sipas të cilit kurrë nuk duhet shpenzuar aq sa fiton, por më pak. Sigurisht, këtij rregulli nuk mund ti nënshtrohen persona apo familje që bëjnë pjesë tek kategoria e të...