RRETH NESH

Adrian Nallbani


Drejtor i Përgjithshëm i kompanisë “AMA Recycling”

Xhiro e biznesit 2022: 27.5 milionë euro

Ndryshimi në % 22/21: +30

Numri i punonjësve: 50

Vendndodhja: Tiranë

Janë disa kompani që kanë emra aq kuptimplotë, saqë menjëherë e kupton natyrën e tyre të biznesit. Objektin e veprimtarisë që ushtrojnë. Fizionominë e aktivitetit që kanë. Si psh AMA Recycling, të cilën, aksionerët e saj e kanë emërtuar në atë mënyrë që të krijon menjëherë idenë me cfarë merret ajo. Thelbi i aktivitetit të AMA Recycling është grumbullimi dhe përpunimi i metaleve të ndryshme, kryesisht mbeturina alumini. Kompania është e specializuar në transformimin e mbetjeve të aluminit dhe në lidhje metalesh, të cilat më pas përdoren në industrinë automobilistike, në industrinë e prodhimit të enëve të guzhinës si dhe në industri të tjera. Kjo falë karakteristikave të aluminit, i cili është plotësisht i riciklueshëm. Ndaj kemi të bëjmë me një aktivitet me vlera të mëdha në mjedis që lejon ruajtjen e burimeve energjitike dhe natyrore.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2023”


Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

2023

Kompania B.M Group

Emri i kompanisë: B.M Group Xhiro e biznesit 2022: 24 milion EURO Numri i punonjësve: 200 Vendndodhja: Koplik Kompania B.M e nisi aktivitetin e saj në vitin 2004 në Koplik, si një kompani me natyrë...

Uncategorized

Avni Ponari, kur ideja është malli më i vlefshëm në botë

    Shpetim Luku “ Kur nuk kisha para të mjaftueshme, u ula të mendoja dhe nuk vrapova për të fituar para. Një ide është malli më i vlefshëm në botë”. Ai që e thotë...

Biznesmenet

LAVDOSH PETOSHATI

President i “Pespa Alumin” Të ardhurat bruto 2014: 16 milionë EURO Ndryshimi në % 14/13: +1.2 Numri i punonjësve: 419 Vendndodhja: Durrës Në këto kohe krize ndërkombëtare dhe kombëtare, e sidomos në këtë krize të...