RRETH NESH

Helidon Rruga


Administrator i Përgjithshëm i kompanisë “Coral Fish”

Xhiro e biznesit 2022: 29 milionë EURO

Ndryshimi në % 22/21: +5

Numri i punonjësve: 325

Vendndodhja: Durrës

Nuk e di nëse pronari i “Coral Fish”, Helidon Rruga e kishte imagjinuar që kompania që krijoi dhe filloi aktivitet në vitin 1994 do të arrinte në këto përmasa që ka arritur sot. Pra në një kompani me një volum aktiviteti rreth 30 milionë euro, me mbi 320 punonjës apo me një fitim vjetor 3.5 milionë euro. Por di që ai ndërtoi një endër, e ndoqi e punoi vazhdimisht për realizimin e saj. Sigurisht që ka besuar dhe ka vepruar cdo ditë, cdo muaj e cdo vit që kompania të vijë në këto nivele. Sepse suksesi është i lidhur me veprimin. Që të jesh i suksesshëm duhet të lëvizësh vazhdimisht, pa patur frikë nga dështimi. “Coral Fish” është ajo kompani që është sot, jo se u bë e tillë brenda ditës, por se për të është punuar plot 29 vite me përkushtim. Me pasion. Me strategji. Me dëshirë. Me sakrifica. Me mundim. Dhe cdo vit është përmirësuar. Cdo vit ka shënuar rezultate më të mira se vitin paraardhës.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2023”


Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Uncategorized

Sa përgjegjës është biznesi shqiptar për emigrimin?

  Shpëtim Luku Refreni më i shpeshtë që degjoj në takimet e mia me biznesmenë të ndryshëm është ankesa e tyre për mungesë të fuqisë punëtore, e sidomos të punëtorëve të kualifikuar. Dhe shumica e...

2020

Fabrika e Çimentos Fushë-Krujë

Emri i kompanisë: Fabrika Cimentos Fushë Krujë Xhiro e biznesit 2019: 48 milion EURO Numri i punonjësve: 371 Vendndodhja: Fushë Krujë Fabrika e çimentos në Fushë Krujë u ndërtua fillimisht nga kinezët në vitet 1960....

Uncategorized

SHPETIM LUKU/ “Më të Mirët” i kaluan 10 miliardë euro

  Secili prej nesh, jo pak herë është shfaqur i habitur dhe i “alarmuar” se sa shpejt kalon koha. Ja pra, kaloi edhe një vit dhe erdhi sërish momenti për ti sjellë publikut Botimin Kombëtar...