RRETH NESH

Kompania Teuta Durrës


Emri i kompanisë: Teuta Durrës

Xhiro e biznesit 2022: 25.5 milionë EURO

Numri i punonjësve: 180

Vendndodhja: Durrës dhe Tirane

E themeluar në vitin 1994, shoqëria “Teuta Durrës”, operon në dy sektorë kryesor: paketimin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore. Aktiviteti i saj që në fillim ka qenë i fokusuar në fushën e import- eksportit, prodhimit dhe shpërndarjes së artikujve ushqimor, me bazë si orizi, sheqeri, mielli, fasule, niseshte, vaj i lulediellit, etj. Në fillimet e viteve ‘90 për shkak të ndryshimeve ekonomike të kësaj periudhe shume ndërmarje nuk i rezistuan dot situatave të reja të tregut, por fale drejtimit me integritet profesional nga Eleni Babameto në pozicionin e specialistes kimiste menaxhimi i punës vazhdonte normalisht. Udhëhequr nga këto synime tashme drejtimi i kesaj kompanie private ishte besuar Eleni Babameto nga investitoret e huaj. Më shumë përpjekje dhe aftësi drejtuese Eleni arriti që të rriste aksionet e saj gradualisht nga 10% fillestare deri në 100% duke filluar nga viti 2009. Sot shoqëria TEUTA DURRES Sh.p.k është 100% nje kompani shqiptare me të vetmit aksionere bashkeshortët Babameto me dy djemte e tyre.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2023”


Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Aktualitet

Analiza me dy fjale: pastrim parash!

Në Shqipëri, sa herë që shfaqet një fenomen ekonomik i vështirë për t’u shpjeguar, shumë njerëz nxitojnë ti vënë vulën: “është pastrim parash”. Bumi i ndërtimeve? Pastrim parash. Aktivitete sportive që dalin me humbje? Pastrim...

2019

Adrian Bardhi

Xhiro e biznesit 2018: 6 milionë euro Ndryshimi në % 18/17: +28 Numri i punonjësve: 130 Vendndodhja: Durrës Kushdo që ulet në një lokal porosia e parë që i vjen ndërmend të bëjë është një...

Uncategorized

Cfarë makine të zgjedh e të blej?

Të blesh një makinë nuk është një vendim i lehtë. Përkundrazi është tejet i vështirë sepse pyetjet që e shoqërojnë këtë process e që iu duhet dhënë përgjigje janë të shumta. Cfarë makine të blej:...