RRETH NESH

Robert Masha


Administrator i Përgjithshëm i kompanisë “Maccaferri Balkans”

Xhiro e biznesit 2022: 23 milionë euro

Ndryshimi në % 22/21: +50

Numri i punonjësve: 160

Vendndodhja: Durrës

Nëse ndodhesh për një takim pune me Administratorin e Përgjithshëm të “Maccaferri Balkans”, Robert Masha në kompaninë që ai drejton, e ke të pamundur ti shpëtosh ftesës së tij për të bërë një vizitë në ambientet e saj. Dhe është një ftesë mëse e përligjur nga ana e tij. Është një ftesë e vlefshme. Sepse nëpërmjet një guide në ambientet e kompanisë, ti bëhesh dëshmitar i një kapërcimi të madh sasior dhe cilësor që ka pësuar “Maccaferri Balkans”, kompania që operon që prej 14 vitesh në Shqipëri. E zhvendosur tashmë në ambientet e reja në Xhafzotaj të Durrësit dhe si rezultat i investimeve të rëndësishme të kryera gjatë vitit 2022, prej më shumë se 4 milionë euro, “Maccaferri Balkans” tashmë ka rritur përmasat e tij. E ushtron aktivitetin në një territor prej 40 mijë metra katror, ku vetëm sipërfaqja e fabrikës është 15 mijë metra katror. Dhe ajo që është më e rëndësishmja, numri i linjave industriale është rritur nga 4 që ishin më parë në 12, duke shtuar kështu gamën e produkteve që prodhon dhe eksporton kjo kompani.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2023”


Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Uncategorized

Teknika qe po rrit domate bio në Shqipëri

Dalëngadalë domatja po kthehet produkti i parë i garantuar për konsumatorin shqiptar. Në saj të një teknike të re që bazohet në pjalmimin me bletë po kryhet zëvëndësimi i përdorimit të hormonit në lulet e...

2022

Maltin Korkuti

Emri i kompanisë Credins Bank Xhiro e biznesit 2021: 101 milionë EUR Numri i punonjësve: 997 Zyrat qëndrore: Tiranë Banka Credins e mbylli vitin ‘21 me një performancë të kënaqshme financiare dhe në linjë me...

2016

FABRIKA E ÇIMENTOS FUSHË-KRUJË

Të ardhurat bruto 2015: 58 milionë EURO Ndryshimi në % 15/14: – Numri i punonjësve: 387 Vendndodhja: Fushë Krujë Nëse do të përkufi zonim performancën e Fabrikës së Cimentos Fushë Krujë gjatë vitit 2005 ajo...