RRETH NESH

Hajri Elezi


President i kompanisë “Lajthiza Invest”

Xhiro e biznesit 2022: 21 milion EURO

Ndryshimi në % 22/21: +20

Numri i punonjësve: 385

Vendndodhja: Pukë

Të ulur rreth një tryeze, Presidenti i kompanisë “Lajthiza Invest”, Hajri Elezi, bashkëshortja e tij dhe unë bisedonim rreth ecurisë së kompanisë, problematikave të biznesit të ujit, objektivave dhe realizimit të tyre, planet afatshkurtra dhe afatgjata të kompanisë etj. Presidenti Elezi na “bombardoi” me planet e tij, të cilat të krijonin idenë që vizioni i tij për Lajthizën nuk ishte përmbushur ndoshta as në masën 50 për qind. Dhe në një moment të caktuar ndërhyn bashkëshortja e tij dhe i kujton që është 55 vjec. I njohur për sensing e tij të zhvilluar të humorit, Hajriu përgjigjet duke thënë se “do më lërë aq kohë Zoti, sat ë realizoj planet që kam”. Jo pa qëllim i referohem këtij bashkëbisedimi. Sepse ai tregon qartë dimensionin e vecantë që ka një biznesmen profesionist. Ai tregon qartë dallimet mes botëkuptimit të një biznesmeni profesionist dhe qytetarëve të zakonshëm. Sepse biznesmenë profesionistë e vizionarë si Hajri Elezi shohin hapa, etapa e faza të zhvillimit të biznesit, aty ku qytetari e zakonshëm mendon se nuk ka më asnjë hapësirë për zhvillim të mëtejshëm.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2023”


Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Uncategorized

Cfarë makine të zgjedh e të blej?

Të blesh një makinë nuk është një vendim i lehtë. Përkundrazi është tejet i vështirë sepse pyetjet që e shoqërojnë këtë process e që iu duhet dhënë përgjigje janë të shumta. Cfarë makine të blej:...

Uncategorized

“Classic”-u siguron një lidership të ri

Shpëtim Luku Për shumë vite udhëhoqi tregun nëpërmjet Volksëagenit, për të gjithë periudhën që e kishte nën menaxhim atë. Pastaj i dha një hov të madh Hyundai-t, dukë e kthyer nga një brand me shitje...

2021

Erdal Demir

Emri i kompanisë: “Kurum International” Xhiro e biznesit 2020: 193 milion EUR Numri i punonjësve: 615 Vendndodhja: Elbasan Për biznesin shqiptar, viti 2020, ishte i vështirë. Pandemia krijoi një situatë të tillë, nga e cila...