RRETH NESH

Julian Bërxulli


Administrator i kompanisë “AMBRA”

Emri i kompanisë: AMBRA

Xhiro e biznesit 2022: 4.5 milion EURO

Numri i punonjësve: 450

Vendndodhja: Durrës

Qëkurse mori në duar “timonin” e kompanisë AMBRA, Julian Bërxulli është shndërruar në një biznesmen që vepron pareshtur. Që nuk ndalon kurrë e që nuk pajtohet me aktivitet rutinë. Që cdo vit e shoqëron me risi, të cilat e përmirësojnë edhe më tek kompaninë, i rrisin asaj aftësinë vepruese, e për rrjedhojë edhe perspektiva e saj sa vjen e forcohet. Risia më e fundit e AMBRA-s është zgjerimi me një ambient në një kompleks magazinash industriale, me sipërfaqe të konsiderueshme. Jo pa plan e pa qëllim. Është një veprim i studiuar mirë, që bën të mundur zhvendosjen e repartit të prestarisë nga ambientet historike të AMBRA-s në këto ambiente të reja. Për ti rritur kështu hapësirën reparteve të tjera të kompanisë, me qëllim që proceset të realizohen në kushte më të mira, por edhe kapaciteti prodhues i kompanisë të rritet më tej. Është një proces zhvillues për të, por me impakt edhe sa i takon rritjes së mëtejshme të impaktit social të kompanisë në favor të komunitetit durrsak.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2023”


Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

2021

Kompania GSA

Emri i kompanisë: GSA Xhiro e biznesit 2020: 60 milion EURO Numri i punonjësve: 171 Vendndodhja: Tiranë Viti 2020 nuk ka qenë një vit i mirë për prodhuesit e energjisë elektrike. Ata, pra prodhuesit publikë,...

2021

Julian Bërxulli

Xhiro e biznesit 2020: 13 milion EURO Ndryshimi në % 20/19: +250 Numri i punonjësve: 400 Vendndodhja: Durrës Ndërsa bisedonim vjet me Julian Bërxullin rreth ecurisë së AMBRA-s ai e mbyllte intervistën e tij me...

Uncategorized

Biznesmeni shqiptar që investoi në Tunizi

E nisi me një dyqan të thjeshtë tregtimi pajisjesh hidrosanitare në Elbasan, kurse sot pritet me të gjitha nderimet nga autoritetet tuniziane si investitor i huaj atje. E nisi si aktivitet tregtar e tashme i...