Astrit Isa dhe Luan Larti, një binom i shkëlqyer aksionerësh

Edhe pse me njëfarë rënie krahasuar me një vit më parë, sërish, 52 milionë euro aktivitet,  realizuar nga kompania Larti, gjatë vitit 2023, mjaftuan që dy pronarët e saj, Astrit Isa dhe Luan Larti të renditen ndër biznesmenët më të mëdhenj të Shqipërisë. Është ky një status i fituar kohë më parë dhe i demonstruar e përforcuar vit pas viti, por sigurisht jo nga arsye rastësore apo fati. Por si rrjedhojë e vendimeve të shumta, në sensin e duhur dhe të marra  në kohën e duhur, të cilat bënë të mundur ngjitjen e kompanisë Larti sh.p.k në nivelet që është sot. Themelet e këtij biznesi të suksesshëm u hodhën që në vitin 1992, kohë kur Luan Larti, shkoi si shumë të tjerë emigrant në Greqi, por si pak të tjerë u kthye brenda një kohe të shkurtër, pasi, bashkë me Astrit Isa shihnin  mundësi më të mëdha në Shqipëri. Ishte pra ky momenti më i rëndësishëm, kur ata ndanë mëndjen për ndërtimin e perspektivës së tyre. Ishte ky vendimi më i rëndësishëm që i dha jetës së tyre këtë drejtim që ka edhe sot. Që i dha këtë aureole që kanë sot. Që i dha këtë profil që kanë sot.

Vendimi tjetër i rëndësishëm i Luan Lartit dhe Astrit Isa ishte kërkimi i progresit personal e familjar vetëm në fushën e biznesit. Nëse shumë shqiptarë në ato vite ishin të paqartë e konfuzë rreth të ardhmes së tyre, nëse shumë shqiptarë ranë në panik nga ndryshimi i sistemit, Luan Larti dhe Astrit Isa e kuptuan se kishte ardhur koha e një sistemi të ri ku përgjegjës për mirëqënien e individit ishte vetë individi. Ndaj dhe e drejtuan shikimin dhe energjinë e tyre vetëm në drejtim të ushtrimit të inciativës së lirë. Pas një prove me tregtimin e fruta perimeve, kuptuan se ky lloj aktiviteti kishte limite dhe ishte i pafuqishëm për të përmbushur ambiciet e tyre të mëdha. Ndaj, ndryshuan natyren e akivitetit të biznesit, duke u marrë me tregtimin e materialeve të ndërtimit dhe në vitin 1999 themeluar përfundimisht kompaninë Larti sh.p.k. Dhe vazhduan në këtë linjë. Duke përmbushur kështu atë shprehjen e Andreë Carnegie se “njerëzit që kanë pasur sukses janë ata që kanë zgjedhur një linjë dhe i përmbahen asaj”.

  Përkushtimi i madh në punë, shoqëruar ky me tregtimin e materialeve tepër cilësore, fryt  i bashkëpunimit me partnerë të mirënjohur bënë që tregu i Korcës në vecanti, por edhe ai i Juglindjes së vendit të ishte i vogël për kompaninë Larti. Ndërkohë që kompania kishte ndërtuar një mekanizën perfekt konkurues edhe për tregje të tjera në përtej Juglindjes. Ndaj, sot ajo paraqitet me dy pika kryesorë magazinimi dhe shpërndarje të produkteve që tregton. Njëra në Korcë e tjetra në Elbasan. Duke patur për moto kryesore furnizimin e tregut me produktet më cilësore e standartet bashkëkohore, Larti sh.p.k ia ka dalë mbanë që të jetë tashmë një kompani që nuk ka kufij në treg.

Por rritja e kompanisë nuk është projektuar e siguruar vetëm nga zgjerimi i tregut të shitjes së produkteve të tyre kryesisht hekur dhe material të tjera ndërtimi. Rritja është stimuluar edhe nga diversifikimi i aktivitetit të kompanisë ose më saktë shtimi i aktivitetit të saj, duke u futur edhe në procesin e ndërtimit të komplekseve të banimit apo edhe transportit të mallrave për llogari të të tretëve. Ndonëse është e vështirë të përcaktohet se sa për qind zë ndërtimi në aktivitetin e kësaj kompanie të mirënjohur, ajo që mund të thuhet me bindje është fakti se Larti sh.p.k ka aktualisht aktivitetin më të madh në ndërtim në qytetin e Korcës. Ka ndërtuar komplekset kryesore dhe më të bukura të banimit në qytetin juglindor. Në harmoni të plotë me fizionominë e këtij qyteti. Zgjerimi i natyrës së aktivitetit të kompanisë edhe me ndërtimin është një zhvillim sa i natyrshëm i kompanisë, aq edhe veprim i mencur i drejtuesve, pasi Korca nuk e ka përjetuar barbarinë e ndërtimeve pa rregull e pa standarte, sikundër ka ndodhur në qytetet dhe zonat e tjera të Shqipërisë. Ky “dizavantazh” i saj, si dhe fillimi i vonshëm e ndërtimeve të reja, ka krijuar mundësinë që gjërat të bëhen sic duhet dhe kompani të tilla me reputacion si Larti sh.p.k janë garancia më e mirë për këtë. Jo më kot, në zyrat e kësaj kompanie kërkesat apo propozimet për zhvillime pronash të ndryshme janë të shumta dhe që japin garanci për një perspektivë të qëndrueshme afatgjatë të kompanisë. Aktiviteti i ndërtimit është një nga segmentët e veprimtarisë që i krijon Larti-t dinamikën e duhur, pasi tregtimi i materialeve të ndërtimit ka krijuar prej vitesh stabilitetin e saj. Tashmë kompania është në fazën e fundit të përfundimit të një kompleksi prej 60 mijë metra katror dhe para saj shpaloset një tjetër projekt shumë i rëndësishëm për qytetin e Korcës. Ai i ndërtimit të një kompleksi të ri me sipërfaqe dyfish më të madhe nga ky që është në “metrat e fundit”. Me këtë projekt të ri, i cili garanton të paktën 10 vite punë në sektorin e ndërtimit për kompaninë, si dhe një tjetër në fushën e energjisë së rinovueshme mund të thuhet me siguri që perspektiva e kompanisë “Larti” sh.p.k është e garantuar. Kurse dy aksionerët e saj, Astrit Isa dhe Luan Larti, kurorëzojnë një partneritet afatgjatë e të pazakontë për mjedisin shqiptar, por të karakterizuar  nga përkushtimi e mirëkuptimi reciprok.

Recent Posts

Kina, dominuesja e tregut të makinave të reja
Me prodhimin masiv të makinave elektike, tregu botëror i makinave të reja është ristrukturuar në disa aspekte. Së pari, sa vjen e rritet pesha specifike qe zenë makinat elektrike karshi totali...
December 11, 2024 Read More
Për verë Gaja nuk kursehen, siguracioni iu dhimb
SHPETIM LUKU Avni Ponari irritohet së tepërmi teksa i kujton ndonjë rast kur dikujt i është djegur fabrika tërësisht apo pjesërisht dhe ajo rezulton e pasiguruar. Dhe irritimi i tij nuk ka ...
December 9, 2024 Read More
Astrit Isa dhe Luan Larti, një binom i shkëlqyer
Edhe pse me njëfarë rënie krahasuar me një vit më parë, sërish, 52 milionë euro aktivitet, realizuar nga kompania Larti, gjatë vitit 2023, mjaftuan që dy pronarët e saj, Astrit Isa dhe Luan...
December 9, 2024 Read More
Projekti i vecantë i një biznesmeni të mirënjo
As edhe një minutë nuk u menduan zyrtarët bashkiakë të Librazhdit, kur atyre iu vendos përpara në tavolinë projekt-vendimi që bibliotekës së qytetit ti vihej emri “Sami Leka”. Propozimi...
December 5, 2024 Read More
“Ermal Beqiri: Njerëzit Janë Zemra e Çdo Prod
Aktualisht, bizneset shqiptare po përballen me mungesën e fuqisë punëtore si një nga sfidat kryesore. Për arsye të ndryshme ku hyjnë emigrimi masiv, mungesa e kualifikimit, kërkesat e gjenera...
December 4, 2024 Read More
“Artinel 95”, partneritet me të mirë
Po qe se do të bëhet ndonjë klasifikim mbi bazën e treguesit të jetëgjatësisë në biznes, Ariana Berberi do të jetë padyshim në vendet e para të renditjes. Me aktivitet privat  të nisur ...
November 21, 2024 Read More
Proletari i kapitalizmit shqiptar
Po qe se puna të obligon për të bërë vizita periodike në kompaninë “Albsteel” gjëja që do të të bjerë më lehtë në sy është se kompania asnjëherë nuk është ashtu sikurse e le n...
November 11, 2024 Read More
Nesti Tarusha, një person “FIX” për
Karakteristika kryesore e biznesit shqiptar përgjatë gjithë këtyre viteve ka qenë zhvendosja e tij nga qytetet e tjera të Shqipërisë në zonën Tiranë Durrës. Dhe jo pa qëllim. Kjo zonë ë...
November 8, 2024 Read More