RRETH NESH

Rasti Fatma Sotira/Kur “qindarkat” e kursyera të siguracionit të përcëllojnë biznesin

 

Përpara dy vitesh, një shoku im shfaqi dëshirën që të shkonim për një fundjavë tek Farma Sotira. Kisha dëgjuar për këtë agrofermë, por vetë nuk kisha qenë asnjëherë, ndaj kureshtjen dhe dëshirën e kisha të madhe. Duke qenë se ndodhet disi larg nga Tirana, në zonën e Leskovikut, nisa menjëherë procesin e rezervimit të dy dhomave.

​Nuk ka rëndësi se kush ishte personi që u përgjigj në telefonin që agroferma kishte bërë publik, por di të them se gjatë bisedës doli që të gjitha dhomat ishin të rezervuara për një periudhë të paktën dy javore, sikurse u shpreh ajo. Ishte nga ato përgjigje që, pavarësisht se shkonin kundër interesit tënd të ngushtë, krijonin gëzimin e natyrshëm kur i sheh punët e dikujt tjetër të ecin kaq mirë.

​Sot po mësoj se kjo agrofermë qenka djegur dhe kjo është një fatkeqësi e madhe. Por fatkeqësia më e madhe duket të jetë fakti që ajo qenka e pasiguruar. Kjo dëshmon një mentalitet jo bashkëkohor, për të mos thënë një fjalë më të rëndë, por që mund të jetë më e saktë. Një biznes i tillë ishte i ekspozuar ndaj rreziqeve dhe të kursesh “qindarkat” duke mos i dalë përpara një rreziku të tillë, është një veprim që nuk e nderon pronarin, Tonin e Farma Sotirës. Aq më tepër që sinjale dashakeqësie kishte marrë edhe dy vite më parë, kur i vranë një apo dy kuaj.

​Megjithatë, më e pakuptimtë është iniciativa e gruas së pronarit për të kërkuar solidaritet financiar për fatkeqësinë e tyre. Bota e zhvilluar i ka zgjidhur çështjet e biznesit me instrumenta financiarë si kredia dhe siguracioni. Nuk e kam idenë se sa mund të ketë qenë primi i sigurimit, por sado të ketë qenë ai është një shpenzim që ia vlen, edhe sikur të mos nevojitet kurrë.

​Nëse pronarët përkatës, por edhe shumë pronarë të tjerë biznesesh, nuk tregohen kaq shkurtpamës, atëherë fatkeqësia natyrore apo e ardhur nga çdo rrethanë tjetër nuk ka pse të sjellë shqetësime. Sepse, fundja, me sigurimin ti blen pikërisht qetësinë dhe sigurinë.

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

2020

Lucas Nam

Emri i kompanisë: “Yura Corporation Albania” Totali i investimit 2019: 10 milionë euro Numri i punonjësve: 546 Vendndodhja: Fier Një nga ligjet kryesore të marketingut është të qënit i pari në një treg, cka siguron...

Uncategorized

SHPETIM LUKU/ Propozimi i Sokol Krajës dhe mëkatet e biznesit

SHPETIM LUKU/ Propozimi i Sokol Krajës dhe mëkatet e biznesit Ditët, muaj dhe vitet kalojnë dhe problematika më të cilën haset biznesi shqiptar sa I takon fuqisë punëtore së vjen dhe bëhet më e mprehtë....

Biznesmenet

ALBAN JAHO

Drejtor i Përgjithshëm i kompanisë “DIGITALB” Emri i kompanisë: DIGITALB Të ardhurat bruto 2014: 39 milionë euro Numri i punonjësve: 290 Vendndodhja: Tiranë Digitalb njihet si kompania e cila revolucionarizoi tregun e transmetimit TV në...