Emri i kompanisë: “Yura Corporation Albania”
Totali i investimit 2019: 10 milionë euro
Numri i punonjësve: 546
Vendndodhja: Fier

Një nga ligjet kryesore të marketingut është të qënit i pari në një treg, cka siguron një avantazh për atë që ia arrin. “Uji i Ftohtë Tepelena” është prokompania e parë e prodhimit të ujit ambalazuar dhe që nga momenti i krijimit e deri më sot, ajo ka arritur të jetë edhe kompania lider e sektorit të saj. Në një garë të ashpër, pjesë e së cilës janë dhjetra subjekte e kompani, në një treg që ka një problematikë të theksuar, ku më kryesori është informaliteti, “Uji i Ftohtë Tepelena” vazhdon të ketë statusin e një prej protagonistëve kryesorë të tij edhe për vitin 2019. Për një vend me nivel jo të lartë zhvillimi, me probleme ekonomiko-sociale sikundër është Shqipëria, investimet e huaja në përgjithësi e sidomos ato direktet janë një ilac i mirë për ti reduktuar këto probleme. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit 2019, sasia e investimeve të huaja në Shqipëri ishte afro 1 miliardë euro. Mirëpo, nëse do të zgjidhnim njërin prej këtyre investimeve, si shëmbull për të treguar se për cfarë lloj investimesh ka nevoja Shqiëria, ajo është fabrika për prodhimin e pajisjeve kabllore për automjetet në Fier. E ndërtuar nga kompania koreane “Yura Coorporation” me vlerën e afro 10 milionë eurove, kjo fabrikë ndoshta nuk ka ndonjë peshë të përfillshme në raport me totalin e investimeve të huaja të konkretizuara gjatë vitit 2019. Mirëpo roli dhe rëndësia e këtij investimi është e madhe. Sepse bëhet fjalë për një fabrikë të lokalizuar në zonën e Fierit, prej së cilës, vetëm gjatë fazës së parë të aktivitetit të saj janë punësuar 546 vetë. Dhe kur dihet që papunësia është një plagë, akoma e madhe sociale, atëhere ky impakt social i kompanisë është për tu vlerësuar së tepërmi.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2020”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Uncategorized

A i dërrmoi apo favorizoi Bordi i Transparencës kompanitë e karburanteve?

  Shpëtim Luku Sektori i karburanteve është ndoshta më i keqkuptuari nga të gjithë. Së pari nga konsumatorët e thjeshtë shqiptar, keqkuptimi i të cilëve nis tek pompat e karburantit teksa furnizojnë makinat e tyre...

Uncategorized

Kater mekatet e ndertuesve karshi qytetit e qytetareve

Kaluan me shume se 3 jave nga termeti i 26 nentorit dhe tashme vendi e qytetaret vazhdojne perpjekjet per perballimin e pasojave. Ndonese termeti, ishte i forte, ai ne te kundert me perceptimin dhe idene...

2023

Georgio Batsakis

Drejtor i Përgjithshëm i kompanisë “Alumil Albania” Emri i kompanisë: “Alumil Albania” Xhiro e biznesit 2022: 25 milionë euro Numri i punonjësve: 220 Vendndodhja: Tiranë Nëpërmjet objekteve moderne të prodhimit dhe kontrollit të rreptë të...