RRETH NESH

Arben Ndreka

Emri i kompanisë:  “LUFRA” sh.p.k
Xhiro e biznesit 2017:  7,5 milionë euro
Numri i punonjësve:  218
Vendndodhja:  Lushnje

Gjatë vitit 2017, kompania e prodhimit të produkteve blegtorale “LUFRA” festoi 25 vjetorin e saj. Eshte një kohë e gjatë dhe e mjaftueshme gjatë së cilës, është punuar cdo orë, cdo ditë, cdo muaj e cdo vit për të shkruar kapitujt e historisë së një suksesi, që tashmë është evident. Ajo që nisi si një nisëm spontane biznesi prej Arben Ndrekës, thjesht si një përpjekje e një njeriu, sot po figuron një realitet impresionues biznesi Aktualisht, kompania “LUFRA” është lidere e tregut ku ajo operon. Por këtë kurorë mbretërimi ajo ka vite që e ka marrë dhe po e ruan me fanatizëm. Pjesa më e madhe e konsumatorëve kanë bërë një “martesë” të gjatë e të fortë me këtë kompani, bazuar në besueshmërinë kundrejt saj. Dhe kanë bërë mirë. Sepse, në kushtet kur tregu i produkteve ushqimore përfaqëson problematika, rruga më e mirë që të mos bëhesh viktime e eksperimenteve, e manovrave mashtruese dhe e përpjekjeve të spekulantëve për të ndëruar biznes mbi fatkeqësinë tënde është ti besosh kompanive serioze si “LUFRA”. Sepse “LUFRA” nuk është thjesht një emër kompanie tashmë, por është një brand shqiptar, një brand që është bërë i njohur dhe i respektueshëm nga konsumatorët, pikërisht sepse ai njëhsohet me cilësinë, seriozitetin, përgjegjshmërinë e kujdesin karshi konsumatorit. Mbi 30 produktet që gjenden cdo ditë nëpër banakët e marketeve e supermarket- eve, e më pas në tavolinat e ngrenies së qytetarëve janë frut I një zinxhiri të tërë veprimesh që fillon me grumbullimin e qumështit cilësor nga fermat më të mëdha blegtorale të vendit e të kontrolluar rreptësisht nga laboratorët modern të kompanisë, përpunimin e tij nëpërmjet teknologjisë moderne të viteve të fundit, marketimin e tyre dhe shpërndarjen e përditshme nëpërmjet një flote prej më shumë se 70 automjetesh. Në dimër janë mbi 50 ton qumësht që përpunohen nga “LUFRA” në ditë, kurse në verë sasia shtohet, duke arritur deri në 70 tonë. Megjithëse kompania është rritur cdo vit krahasuar me paraardhësin, megjithëse “LUFRA” nuk është kërcënuar asnjëherë sa i takon statusit të liderit të sektorit ku operon, sërish, dëshira e drejtuesve për të synuar rritje të mëtejshme të kompanisë është konkretizuar me blerjen e fabrikës “MEGLE” apo atë të ujit mineral “DUKAT”. Kjo tregon se tashme familja Ndreka ndjehet e sigurtë dhe me përvojën e duhur në biznes.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2018”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

2020

Kompania Elka SA

Xhiro e biznesit 2019: 36 milion EURO Ndryshimi në % 19/18: +3 Numri i punonjësve: 397 Vendndodhja: Vrisera, Gjirokastër, Kosovë, Maqedoni, Greqi Çdo vit kur marrim të dhënat dhe analizojmë të dhënat ekonomiko-financiare të biznesit...

Aktualitet

Dionis Likometa/Kur një kompani ndërton edhe hallkën që i mungon tregut

Mjaft biznese përshtaten me tregun. Por ka edhe të tjera biznese që vendosin ta ndryshojnë atë. Në industrinë e bitumit, ku furnizimi është shpesh elementi më kritik i gjithë zinxhirit të ndërtimit të infrastrukturës, mjafton...

2023

Shefqet Kastrati

Emri i kompanisë: Kastrati Group Xhiro e aktivitetit 2022: 1 miliardë euro Numri i punonjësve: 2500 Vendndodhja: Durrës Kur në media autovizive shfaqen spote publicitare të kompanive përbërëse të Grupit “Kastrati”, ky element nuk harrohet...