RRETH NESH

Aurel Domi, nga “trashëgimtari” te drejtuesi që provon veten çdo ditë në biznes

Për Aurel Domin, rruga drejt drejtimit të Korporatës Atlas nuk ka qenë një moment i vetëm simbolik, por një proces i gjatë prove dhe ndërtimi personal. Në Londër, larg mbiemrit dhe peshës së një familjeje të njohur biznesi, ai ishte thjesht një student që paralelisht me rezultatet e larta në shkollë ndërtoi biznesin e tij të parë në real estate. Fitimet e krijuara i përdorte për të mbuluar jetën studentore dhe për të financuar projekte të reja. Më pas erdhi edhe përfshirja në aviacion, një tjetër fushë krejt ndryshe, ku provoi sërish se suksesi nuk lidhej me emrin, por me aftësinë për të ndërtuar dhe për të fituar besim.

Kur u rikthye në Shqipëri dhe mori më shumë përgjegjësi në korporatë, sfida mori një tjetër dimension. Tregjet ndërkombëtare, thotë ai, nuk të njohin si “djalin e pronarit”. Ato të gjykojnë vetëm nga rezultatet dhe nga skuadrat që arrin të krijosh. Pikërisht aftësia për të ngritur ekipe, për t’i motivuar dhe për të fituar besimin e tyre, është prova që ai e konsideron më domethënësen në rrugëtimin e tij si drejtues.

Në bizneset familjare, autoriteti nuk trashëgohet automatikisht. Ai fitohet. Dhe sipas tij, fitohet përmes sfidave. “Sa më të mëdha sfidat, aq më i fortë bëhet autoriteti”, është bindja që e ka shoqëruar në çdo etapë. Në fund, janë rezultatet ato që flasin.

Përtej dimensionit ekonomik, Aurel e sheh Atlas-in si një filozofi. Një filozofi që lidhet ngushtë me figurën dhe karakterin e themeluesit të korporatës, babait të tij. Ai e përshkruan Atlas-in si një strukturë të ngritur mbi parime stoike: forcë, përgjegjësi dhe qëndrueshmëri. Një identitet që, sipas tij, duhet të reflektohet në çdo sektor ku operon kompania.

Edhe filozofia e tij e menaxhimit ndërtohet mbi njerëzit. Ai beson se një kompani bëhet e fortë kur mbledh njerëzit më të mirë, u krijon kushtet e duhura dhe ndan me ta të njëjtin vizion. Në përzgjedhjen e bashkëpunëtorëve, morali mbetet kriteri kryesor, përpara energjisë apo zgjuarsisë profesionale.

Në industrinë e ushqimit, ku besimi i konsumatorit është vendimtar, ai mendon se reputacioni ndërtohet vetëm me kohë dhe konsistencë. Përmirësimi i vazhdueshëm i cilësisë, inovacioni në produkte, transparenca dhe standardet më të larta të certifikimit janë, sipas tij, themelet mbi të cilat Atlas ka ndërtuar marrëdhënien me konsumatorin.

Po aq i rëndësishëm mbetet edhe raporti me partnerët. Ai nuk i sheh si bashkëpunëtorë të zakonshëm tregtarë, por si pjesë të një familjeje të madhe profesionale. Për të, punët që lënë gjurmë në ekonomi dhe në shoqëri nuk janë kurrë rezultat i një individi të vetëm, por i bashkëpunimeve të suksesshme.

Në një treg ku konkurrenca është bërë gjithnjë e më e fortë, Atlas ka zgjedhur të mos hyjë në garën e deklarimeve se kush është “më i miri”. Strategjia ka qenë tjetër: fokus te cilësia, investimet, inovacioni dhe shërbimi, duke ia lënë tregut të japë verdiktin.

Kur flet për të ardhmen, Aurel përdor shpesh termin “rritje eksponenciale”. Ai beson se puna e mirë prodhon më shumë punë dhe se kompanitë e shëndetshme, të mbështetura mbi ekipe solide dhe financa të qëndrueshme, kanë një trajektore natyrale zgjerimi.

Por ndoshta momenti më njerëzor mbetet ai i përditshmi, kur hyn në supermarket dhe sheh konsumatorët që zgjedhin produktet e kompanisë së tij. Fillimisht, thotë me humor, i lind dëshira t’i pyesë nëse u pëlqejnë produktet. Pastaj vjen edhe kurioziteti për të dëgjuar kritikat. Sepse bashkë me krenarinë, ai ndien edhe përgjegjësinë që sjell besimi i konsumatorit.

 

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

2023

Vasil Naçi

President & CEO i AGNA Group (AGNA sh.a, ALFA sh.a, ALBARTEX, AGNA Kosovë, International Alfa Contruction etj) Emri i kompanisë: AGNA Group Xhiro e biznesit 2022: 300 milion EUR Ndryshimi në % 22/21: +8 Numri...

Uncategorized

Rrugëtimi i suksesshëm i Eridan Skanës në biznesin francez

    Eridan Skana inaguroi pak kohë më parë një ambient të ri prej 7000 metrash katrorë pranë Besançon-it për kompaninë e tij ”Bourgogne Franche-Comté Signalaux”, e cila prodhon sinjalistikën rrugore për autoritetet lokale, kompanitë...

Uncategorized

Biznesmeni Asllan Baraj nis ndërtimin e fabrikës së tullave dekorative

  Shpetim Luku Pas një periudhe 2-3 mujore, fabrika e tullave KID –ALB do të ketë një “fqinje” të re. Si rezultat i inciativës së biznesmenit, tashmë të mirënjohur, Asllan Baraj,ka nisur puna për ngritjen...