Julian Bërxulli/ Pasuria e vërtetë e kompanisë janë punonjësit

 

Shpetim Luku

Qëkurse mori në duar “timonin” e kompanisë AMBRA, Julian Bërxulli është shndërruar në një biznesmen që vepron pareshtur. Që nuk ndalon kurrë e që nuk pajtohet me aktivitet rutinë. Që cdo vit e shoqëron me risi aktivitetin, të cilat e përmirësojnë edhe më tej kompaninë, i rrisin asaj aftësinë vepruese, e për rrjedhojë edhe perspektiva e saj sa vjen e forcohet. Risia më e fundit e AMBRA-s është zgjerimi me një ambient pune në një kompleks magazinash industriale, me sipërfaqe të konsiderueshme. Jo pa plan e pa qëllim. Është një veprim i studiuar mirë, që bën të mundur zhvendosjen e repartit të prestarisë nga ambientet historike të AMBRA-s në këto ambiente të reja. Për ti rritur kështu hapësirën reparteve të tjera të kompanisë, me qëllim që proceset të realizohen në kushte më të mira, por edhe kapaciteti prodhues i kompanisë të rritet më tej. Është një proces zhvillues për të, por me impact edhe sa i takon rritjes së mëtejshme të impaktiti social të kompanisë në favor të komunitetit durrsak. Cka e tregojnë edhe njoftimet e kompanisë për 150 punonjës të tjerë shtesë, cka e con numrin e përgjithshëm të të punësuarve nga ana e saj në afro 600 punonjës.

Nisur nga problematika me të cilën po has biznesi shqiptar në përgjithësi, sa i takon vështirësisë së gjetjes së punëtorëve, duket se gjetje e 150 vetëve për të punuar normalisht duhet të jetë një hall i madh edhe për AMBRA-n. Por është një përshtypje e gabuar. Julian Bërxulli nuk tregon fare shqetësim për përmbushjen e një nevoje të re që ka biznesi i tij, pasi nuk e ka patur asnjëherë një problem të tillë. Ai dhe babai i tij, Xhemal Bërxulli si themelues dhe drejtues i kompanisë deri në ndarjen nga jeta kanë kuptuar shumë herët që pasuria e vërtetë e një kompanie me një fizionimi të tillë aktiviteti, sikurse është AMBRA, janë punonjësit. Ndaj dhe kanë ndërtuar raporte të tilla me ta, ku respekti, mirësjellja dhe vlerësimi kanë qenë lajtmotivi e drejtimit dhe komunikimit. Një fakt është i rëndësishëm dhe ia vlen të përmendet. Vetëm brenda një viti, drejtuesi i AMBRA-s, Julian Bërxulli ka rishikuar e ka rritur 4 herë rrogat e punonjësve. Dhe një sjellje e tillë, e ushtruar në mënyrë sistematike, ka krijuar atë që quhet reputacion i shkëlqyer i  kompanisë. Për pasojë, kur vjen puna për të pranuar një vend pune të ofruar nga AMBRA, kandidadët nuk mendohen shumë e nuk kanë dyshime apo rezerva. Sepse e dijnë mirë, në bazë të historikut të kompanisë dhe asaj që kanë përjetuar të tjerët, që janë të mirëpritur e mirëtrajtuar.

Nëse shumica e biznesmenëve ankohen për mungesë njerëzish dhe iu fillojnë dhimbjet e kokës kur iu duhet ti gjejnë ata, Julian Bërxulli shprehet me qetësinë më të madhe se “nuk e ka problem fare gjetjen e punonjësve shtesë”.

Duke realizuar investime të reja, duke futur teknologji të reja, Julian Bërxulli vazhdon strategjinë e përmbushjes së vizionit të tij për të qenë një bashkëpunëtor i shkëlqyer i kompanive të mëdha e të mirënjohura në Europë. I SAINT LAURENT, i GIVENCHY, i MAJE, i SANDRO, I CLAUDIE, I LACOSTE në Francë. I BURRBERY, BELSTAFF, STELA MC CARTNEY në Angli. Apo Max Mara dhe Miroglio Fashion në Itali. Janë që të gjitha kompani shumë prestigjoze në industrinë e veshjeve e aksesorëve.  Se kush është Burberry e dijnë thuajse të gjithë. E themeluar mbi 151 vite më parë, kjo kompani ka një aktivitet vjetor prej 2.3 miliardë Pound.

Lacoste gjithashtu është një kompani e mirënjohur në të gjithë botën, por edhe për konsumatorin shqiptar. E themeluar në vitin 1933 ka një xhiro biznesi prej 2.5 miliardë.

Kurse e mirënjohura tjetër franceze, SAINT LAURENT, e themeluar në vitin 1962 Ka një aktivitet vjetor prej 5.6 miliardësh.

Pa përmendur të mirënjohurat italiane Max Mara dhe Miroglion Fashion, me të cilat AMBRA ka një histori të gjatë partneriteti.

AMBRA vazhdon  rrugën e vetëpërmirësimit, rrugën e vetëpërsosjes nëpërmjet realizimit të investimeve të duhura në teknologji, duke qenë padyshim kompania më e mirë e llojit të saj në mjedisin e biznesit shqiptar. Edhe përgjatë vitit 2022 tregoi një performancë shumë të mirë, me një xhiro mbi 4.5 milionë euro.

Pasi, ndryshe nga kompanitë e tjera shqiptare të fushës, Julian Bërxulli ka vendosur të ecë në drejtim të kundërt, duke i dhënë kompanisë së tij statusin unik të të qënit partner i kompanive të veshjeve luksoze. Sipas kësaj filozofie pune, nuk është shumë e rëndësishme sasia e produkteve të prodhuara këtu, por vlera e tyre. Qëllimi është që edhe pjesa financiare për copë që i mbetet kompanisë të jetë sa më e lartë. Kjo mënyrë pune jo vetëm e forcon shumë kompaninë nga ana financiare, por i zgjeron së tepërmi perspektivën asaj. Por që të konkretizohej një qëllim i tillë duheshin kryer investimet përkatëse, të cilat rrisin aftësinë profesionale të kompanisë. Duhej përmirësuar organizimi i punës e një sërë veprimesh të tjera. Dhe fakti që kontratat me partnerë cilësore sa vijnë e shtohen tregon se Julian Bërxulli po e realizon me sukses strategjinë e tij dhe tashmë po vjel edhe rezultatet përkatëse

SHPETIM LUKU/ “Bingo” e KURUM-it në vitin 2022

Ajo cfarë ndodhi gjatë vitit 2022, ishte e pazakontë. Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës shkaktoi një tronditje të madhe cmimesh, sidomos të energjisë, duke i rritur ato e duke i cuar në qiell. Por ndërsa shumë biznese filluan të bëjnë llogaritë në kushtet e një situate të re, duke shqyrtuar e monitoruar realitetin e ri me gjithë problematikën e tij plot ankth e pasiguri, drejtuesit e “Kurum International”  ishin shumë më të qetë se të tjerët. Pasi  Kurumi, duke qenë një  konsumator i madh energjie, por nga ana tjetër, duke qenë edhe vetë prodhues energjie, ata e dinin që nuk do të kishin problemet me të cilat duhet të përballeshin të tjerët. Pra, nuk do kishin problemet që parashikohej të kishin  ata që iu duhet ta sigurojnë atë nëpërmjet të tretëve. E gjithë dilema e drejtuesve të kompanisë Kurum gjatë vitit 2022 ishte nëse duhet ta përdornin energjinë e tyre për fabrikën e prodhimit të celiqeve në Elbasan apo duhet ta shisnin në treg të lirë, duke reduktuar prodhimin e celikut. Dhe ndoqën një taktikë të tillë ku nga 359 milionë KW energji elektrike e prodhuar, 195 milionë KW u përdorën për të prodhuar rreth 225 mijë ton prokate celiku, 243 mijë ton shufra celiku, kurse pjesa tjetër u shit. Dhe ajo cfarë rezultoi në fund të vitit ishte thuajse një “bingo” për kompaninë.  Pasi kompania siguroi një xhiro prej 404 milionë euro, me një rritje prej 15 për qind krahasuar me një vit më parë. Pra, edhe pse u prodhua dhe u shit me pak produkt fizik se një vit më parë, aktiviteti në vlerë i kompanisë u rrit, pikërisht sepse edhe cmimi në bursë i produktit kryesor që kompania shet, pra, shufrat e celikut u rrit ndjeshëm. Por ajo që është më e rëndësishme dhe e bën aktivitetin e kompanisë gjatë vitit të kaluar të ngjashëm me atë të kapjes së një bingoje është fitimi i siguruar prej saj.

Janë plot 9.1 miliardë lekë të reja fitim para tatimit, cka do të thotë rreth 1.4 miliardë lekë tatim fitimi i paguar për buxhetin e shtetit dhe 7.7 miliardë lekë fitim neto i kompanisë. Në vitin paraardhës KURUM realizoi një fitim të pazakontë për të  prej afro 36 milionë euro dhe ne thamë se ai ishte një fitim i përmasave të tilla sa që vështirë se do arrihet ndonjëherë tjetër. Por ja që erdhi viti 2022 dhe kompania e dyfishoi atë, duke thyer edhe rekordin e këtij treguesi përgjatë gjithë historisë së saj pothuaj 25 vjecare në Shqipëri.  Nisur nga historiku i Kurum International, një rezultat i tillë financiar nuk mbahet mend, dhe ndoshta nuk është parashikuar as nga më optimistët dhe euforikët në kompaninë turke. Por kur zhvillimet vijnë në një formë të tillë, atëhere është zotësi shfrytëzimi dhe manovrimi në atë mënyrë që sjell edhe rezultatin më të mirë të mundshëm. Drejtuesit e “KURUM INTERNATIONAL” e kanë bërë këtë gjatë vitit të shkuar.

Kur kompania shpalli falimentin në institucionet gjyqësore shqiptare shumë mbetën të habitur. Pasi, të mësuar me performancat e suksesshme vit pas viti të saj, shpallja e falimentit ishte për këto një rrufe në qiell të hapur. Ndonëse nuk ishte faliment klasik, nga ato falimente që dëshmon humbje sistematike. Por ishte një pranim i paaftësisë së kompanisë për të paguar kreditë dhe detyrimet e saj, si rrjedhojë e rënies së ndjeshme atë kohë të cmimit të produkteve të celikut në bursën ndërkombëtare. Por ishte gjithashtu një akt që u shoqërua edhe me fat dhe mbarësi për Kurumin. Pasi që nga viti 2017, kur u hartua plani i Ristrukturimit të kompanisë e deri tani, performanca e saj është përmirësuar aq shumë, saqë përgjatë këtyre viteve ajo ka arritur të shlyejë më shumë se 75 milionë euro kredi ndaj institucioneve bankare.

Ndërkohë edhe  770 punonjësit e “Kurum International” patën gjithashtu një vend të sigurtë pune, të pacënuar nga zhvillimet negative si rrjedhojë e luftës në Ukrainë, por duke qenë pjesë e suksesit të kompanisë.

 

Edhe  gjatë vitit 2022 Kurum  tregoi një fizionomi të tillë aktiviteti ku spikat gërshetimi mes tregut vendas dhe eksportit.. Me afro 55 për qind të totalit të aktivitetit të destinuar në eksport, Kurum ishte kompania që zuri vendin e parë në listën e kompanive eksportuese më të mëdha të vendit. Ka vite që tregu i vendit është mjaft i vogël për Kurum-in, ndaj drejtuesit e saj i kanë përqëndruar energjitë e tyre konkuruese në tregje përtej Shqipërisë. Në tregun e Kosovës, të Maqedonisë, të Malit të Zi, të Serbisë, Turqisë e në mjaft vende të tjera. E ndihmon në këtë aspekt cilësia e padiskutueshme e produkteve dhe mundësia për të operuar me cmime të leverdisshme. Është një filozofi pune  që ka dhënë frytet e saj, pasi duke prodhuar produkte që përdoren kryesisht nga industria e ndërtimit, Kurum nuk mund të rri në varësi të “humorit” të këtij sektori. Pavarësisht se vitet e fundit si rrjedhojë e lejeve të shumta të dhëna, sektori i ndërtimit në Shqipëri ka një rigjallërim dhe duket se kështu do të vazhdojë edhe për disa vite.

E rëndësishme është që ky prodhues i madh i produkteve të hekurit dhe celikut në vend vazhdon aktivitetin e tij, me të gjithë impaktin pozitiv në ekonominë shqiptare.

C’të bëj me paratë e mia?!

 

 

Shpëtim Luku

Në kasafortat e bankave shqiptarët kanë rreth 10 miliardë euro depozita, por për shumë depozitues ky përfaqëson një stres më vete. Zhvillimet e viteve të fundit kanë treguar se marrëdhënia më pa interes që mund të egzistojë është ajo me bankat. Normat thuajse zero të interesit vjetor nga njëra anë, e nga ana tjetër rritja e inflacionit për një sërë arsyesh apo zhvlerësimi i valutave karshi lekut(për ata që kanë depozita në valutë) kanë bërë që depozitat të humbasin peshë. Të firojnë. Të kenë fuqi blerëse gjithnjë e më të vogël. Kjo ka sjellë një situatë shqetësuese për shumë e shumë depozitues. Pasi është keq të mos kesh disa para menjanë, të vlefshme e të dobishme për nevoja të ndryshme që mund të ketë njeriu, por është akoma më keq të kesh disa para e të shikosh të të zhvlerësohen e humbasin para syve të tu.  Nga njëra anë është e këshillueshme që gjithmonë duhet kursyer, pasi paraja e kursyer është para dy herë e fituar, por nga ana tjetër është e dhimbshme të shikosh se të jetuarit me racionalitet nuk vlen pasi e gjithë sakrifica e individëve bëhet hi nga zhvillime që nuk janë në dorë të tyre. Inflacioni ka vazhduar të gërryje depozitat në mënyrë sistematike. Të “ngrish” psh 100 mijë euro depozite për një vit kundrejt një fitimi prej 1 për qind, duke hequr edhe 15 për qind tatim është tërësisht e pasugjerueshme. Dhe kur mendon pastaj që norma zyrtare e inflacionit është 7-8 për qind, atëhere vendosja e një raporti të tillë me bankat është veprim i mjerueshëm.

Vetëm për shkak të efektit inflacion 10 mijë euro në vitin 2010 kanë patur vlerë më shumë se sa 15-16 mijë euro sot. Qytetarët e dijnë këtë, depozituesit në banka e kuptojnë këtë. Por kanë rënë në cark prej vitesh sepse nuk kanë ku të investojnë. Dhe kur themi investim nuk nënkuptojmë blerjen e pronave të paluajtshme sepse kjo nuk është e mundur nga të gjithë për vetë nivelet e ndryshme të depozitave që kanë individët. Por për investime në një treg  kapitalesh, e që në Shqipëri mungon. Ka mbetur një enigmë e madhe, por edhe dëshmie e fortë paaftësie e keqeverisjesh sistematike mosngritja e Bursës së Tiranës me kompanitë më serioze të listuara aty, të hapura karshi shitblerjes së aksioneve. Se pse nuk është ngritur ky institucion është një histori e gjatë që meriton gjithashtu një analizë të gjatë e të plotë, por fakti kryesor lidhet me karakterin informal të ekonomisë shqiptare dhe shkallën e lartë të korrupsionit që ka sunduar ndër vite. Mjafton të kujtojmë se mbi 1 miliardë euro kredi janë marrë nga sistemi bankar, prej bizneseve të ndryshme duke u gllabëruar e duke mos u kthyer më.  Mekanizimi biznesmen-vlerësues pasurie-staf menaxhues i bankave funksionoi për mrekulli dhe arriti ti zhvasë sistemit bankar shuma një shumë kolosale, e cila, pavarësisht se është fshirë nga regjistrat, sërish mbetet një shumë paraje e gllabëruar. Pra realiteti është se në Shqipëri Bursa mungon. Dhe në mungesë të saj, një pjese të depozituesve shqiptarë iu mbetet  ta drejtojnë vëmëndjen e tyre vetëmbrojtëse ndaj kursimeve të tyre  në drejtim të letrave me vlerë të qeverisë, obligacioneve me afat të ndryshëm maturimi të bankave. Por ka edhe më keq. Jo pak prej tyre i janë drejtuar ose tregut të fajdeve ilegale, duke rrezikuar shumë ose fondeve mashtruese të investimit që kanë mbirë kudo. Apo edhe monedhave të ndryshme virtuale. Kurse pjesa më e madhe e depozituesve është tërësisht e pafuqishme për të vepruar. Për të mbrojtur së paku paratë e tyre, pasi për rezultat pozitiv as që bëhet fjalë. Edhe pse kanë kohë që marrëdhënien me bankat e kanë testuar si të paleverdisshme, edhe pse e dinë që fuqia blerëse e parave të depozituara  është më e vogël nga njëri vit në tjetrin, prapë se prapë nuk kanë asnjë mundësi reagimi e korigjimi. Paratë e kursyera prej një jete racionale apo edhe veprimtarie të suksesshme në vend që të sjellin gëzim, sjellin shqetësim, ankth. Dhe paradoksalisht, sa më e madhe të jetë sasia e parave të depozituara, aq më i madh është shqetësimi. Përfundimisht paratë e depozituara nëpër banka iu shërbejnë vetëm bankave. Sic thotë Beppe Grillo “bankat dijnë gjithcka mbi paratë e tua sa shpenzon e ku shpenzon, por ti nuk di asgjë mbi paratë e tua në banka”

 

Mjerimi i gazetarisë ekonomike

Shpetim Luku
Edhe pse i kapluar nga trishtimi që sjell një sëmundje e rëndë, Andrea Stefani gjente dromca ngazëllimi teksa kryenim ritualin tonë të shëtitjes e bisedave.
“Gjëja më e mirë që kam bërë është se kuptova në kohë që gazetaria ekonomike nuk kishte të ardhme në Shqipëri. Kur shikoja se çfarë personash, me çfarë niveli mjeran dilnin në televizion për të bërë analiza politike, atëhere i thashë vetes “hidhu në këtë fushë”, më tha një ditë. Por ndërsa ai e kishte gjetur zgjidhjen dhe i gëzohej asaj, mua, që preferova të qëndroj me stoicizëm në këtë sektor, më shfaqej para syve e gjithë problematika e kësaj lloj gazetarie ndër vite.
Nëse Shqipëria ka këtë polarizim të skajshëm social, ku një pakicë fare e vogël ka shumicën e të mirave materiale, ndërsa pjesa më e madhe e popullsisë, pakicën që mbetet si arritëm në këtë realitet? A arritëm nëpërmjet një procesi konkret, i cili duhet të përballej në vazhdimësi me oponencë e gazetarisë ekonomike?
Nëse Shqipëria ka qenë dhe mbetet ndër vendet më të korruptuara, a nuk duhej të ishte gazetaria ekonomike e aq më shumë gazetaria ekonomike investigative në ballë të luftës kundër tij?
Nëse Shqipëria është vendi ku paraja publike është grabitur në mënyrë sistematike nëpërmjet tenderave abuzues, a nuk duhet që gazetaria ekonomike të ishte denoncuesja kryesore e tyre. Me logjikë profesionale, me fakte e me kompetencë.
Nëse Shqipëria përballet sot me disa pasoja të mëdha sociale sikurse janë shpopullimi, emigrimi, mungesa e fuqisë punëtore, a nuk duhet që gazetaria ekonomike ti binte sirenave të alarmit atëhere kur duhej?! Pikërisht atëhere kur kishin filluar të gatuheshin probleme të tilla?
Nëse Shqipëria ka këtë nivel mjeran pensionesh, e në të ardhmen do të ketë edhe më shumë probleme me skemën e pensioneve, a nuk ishte detyra e gazetarisë ekonomike oponenca ndaj qeverive për lejimin masiv të punës së zezë, vjedhjes se kontributeve të sigurimeve shoqërore nga biznesmenë kriminelë ekonomikë? Nëse mashtrimi ndaj konsumatorit ka qenë e mbetet në nivele shqetësuese, a nuk duhej që gazetaria ekonomike të vazhdonte misionin e saj për të ndarë “grurin nga egjra”?
Dhe kështu mund të vazhdonim shumë gjatë duke sjellë shembuj e problematika. Po pse nuk është bërë kjo? Pra, pse ndërsa çdo veprim, çdo krim, çdo abuzim e mashtrim bëhet për para, gazetaria kundërvënë se nuk ka funksionuar pothuajse fare?! Përgjigja e kësaj pyetje është shumë e thjeshtë. Ajo duhet kërkuar tek fizionomia që ka patur e ka media shqiptare. Duke patur përgjithësisht pronarë biznesmenë, ajo më së shumti është konceptuar dhe përdorur si “armë” për të siguruar përfitime si biznesmenë. Në formën e lejeve të ndryshme të ndërtimit, të evazionit fiskal, të tenderave, të “llokmave” në zonat turistike etj etj. Pra, nuk ka se si gazetaria ekonomike të jetë e zhvilluar, nuk ka se si gazetaria ekonomike të bëjë luftën e fortë ndaj fenomeneve që kanë krijuar e kalçifikuar këtë realitet të sotëm kur protagonistë të tyre janë ai tip biznesmeni që është ndërkohë edhe botues. A përmendet litari në shtëpinë e të varurit? Fundja, a të lejojnë t’a bësh një gjë të tillë?
Edhe pse sot refreni korrupsion, vjedhje, mashtrim duket sikur po zë vend përherë e më shumë nëpër portale të ndryshme, sërish nuk ka vend për optimizmin se po kthehet një gazetari e munguar dhe e kërkuar nga nevoja. Sepse në të shumtën e rasteve nuk bëhet fjalë për raportime profesionale e kompetente, por thjesht për përgojime, hamendësime apo përcjellje akuzash politike që vetëm për interesa të publikut nuk bëhen. Sepse gazetaria ekonomike e realizuar me kompetencë e përgjegjshmëri kërkon shumë punë e preokupim që duket luks i madh për redaksitë modeste të portaleve. Ndaj, duke patur parasysh nivelin ku ndodhet dhe vlerësimin e munguar të gazetarisë ekonomike kupton edhe më mirë ngazëllimin e dikurshëm të Andrea Stefanit, një gazetari të dedikuar dikur karshi kësaj gjinie gazetareske, të cilin sistemi mediatik nuk arriti t’a zhgënjejë e tradhëtoje.

Faik Curri, biznesmeni që nuk e ka njohur kurrë kredinë dhe borxhin

Nga Shpetim Luku

Faik Curri është një nga biznesmenët më të hershëm shqiptar. Me kompaninë e themeluar që në vitin 1992, ai është jo vetëm një biznesmen që e ka ushtruar për një kohë të gjatë aktivitetin e tij, por edhe në mënyrë të suksesshme. Dhe s’kishte se si  të ndodhte ndryshe. “Maya Angelou,  një ish-personazh i shquar i jetës amerikane thoshte “mos i bëni paratë qëllimin tuaj. Ju mund të jeni të suksesshëm vetëm në atë që doni. Shkoni në këtë jetë tek ato gjëra që doni dhe bëjeni aq mirë sa të tjerët nuk mund të heqin sytë nga ju”.

E pra këtë filozofi jete dhe pune ka patur Faik Curri. Nuk i është dashur të merret me ndonjë punë të improvizuar nga halli, nga nevoja, por ka zgjedhur të bëjë atë punë për të cilin është arsimuar, për të cilën është diplomuar e të cilën jo vetëm di ta bëjë por edhe dëshiron ta bëjë. Dhe përgjatë 27 viteve të gjitha energjitë menaxhuese, reformuese e përmirësuese i ka adresuar në rritjen dhe perfeksionimin e kompanisë së tij “Curri”, duke e bërë atë një nga kompanitë e rëndësishme në sektorin e punimeve të infrastrukturës. Duke e bërë atë të aftë të marrë përsipër projekte  nga më të thjeshtat e deri tek më të vështirat. Duke e bërë “Curri”-n një kompani të fuqishme me potencial teknik dhe njerëzor në nivele të tilla sa  të përballojë cdo lloj projekti në Shqipëri. Dhe duke patur edhe një karakteristikë që shumë pak biznesmenë e kompani e kanë në Shqipëri. Ai nuk e njeh instrumentin e kredisë dhe borxhit, nuk e ka përdorur kurrë atë, pasi në ushtrimin e veprimtarisë Faik Curri ka preferuar sic thotë edhe një fjalë e urtë, “ti shtrijë këmbët sa ka jorganin”.  Nëse shumë biznesmenë të tjerë janë përpjekur të rriten në mënyrë ekstensive, dmth duke diversifikuar portofolin e tyre të aktiviteteve, Faik Curri ka preferuar të ndjekë një rrugë të kundërt: atë të një aktiviteti të profilizuar. Pra duke u perfeksionuar në atë punë që di të bëjë dhe dëshiron të bëjë. Dhe nuk është se i ka dalë keq kjo strategji. Sot ai  mund të jetë nga të paktët biznesmenë shqiptarë që  përgjatë këtyre 30 viteve aktivitet, nuk ka marrë asnjë euro kredi e asnjë euro borxh. Përkundrazi, janë të tjerë ata që i kanë detyrime kolosale atij. Kjo filozofi veprimi i ka dhënë statusin jo vetëm të një biznesmeni të suksesshëm, por edhe të një njeriu që e përjeton e shijon  me qetësi dhe pa stress suksesin. Pa ankth, pa ngutje, ‘pa ngrënë thonjtë” si i thonë fjalës.

CURRI sh.p.k përpiqet të ruajë nivelet më të larta të profesionalizmit, integritetit dhe korrektësisë në marrëdhëniet e saj me klientët, kontraktuesit, nënkontraktorët, punonjësit dhe furnitorët.

Kompania  ka gjithmonë për qëllim përfundimin e një projekti duke përdorur mënyra inovative, të suksesshme dhe duke administruar kostot në mënyre efektive. Qëllimi kryesor i CURRI sh.p.k është të sigurojë cilësi dhe në të njëjtën kohë të projektojë integritet dhe standardet më të larta të etikës brenda dhe jashtë vendit.

Sot, CURRI sh.p.k është një nga kompanitë kryesore të vendit që kontribuon në përmirësimin e infrastrukturës shqiptare, si   ndërtim  rrugësh dhe  i veprave të artit, ndërtim ujësjellësash, ndërtime rrjetesh elektrike, ndërtime shkollash, ndërtim godinash, ndërtim, projektim dhe zbatim i veprave të ndryshme industriale. Numri i projekteve të marra përsipër e të përmbushura me korrektesë nga CURRI sh.p.k është i konsiderueshëm. Gjatë dy viteve të fundit kjo kompani ka realizuar projekte të tilla si rehabilitimi i një dige në Hidrocentralin e Vaut të Dejës, rikualifikimin urban të qëndrës në Bajzë, rikonstruksionin e rrugës Velipojë-Plazh, rindërtimin e kopshtit “Halit Coka” dhe “Lidhja e Prizrenit”, rikonstruksionin e kabinës Muraturë dhe shtrirjen e 5 fiderave të rinj në Tiranë,  ndërtimin e rrjetit të ri elektrik 20kV në Fushë Krujë e një sërë projektesh të tjera. Por energjitë ndërtuese të kompanisë CURRI sh.p.k janë shpenzuar së fundmi edhe në ndërtimin e stadiumit të ri dhe modern të Kukësit. Shumë autoritete publike i janë referuar këtij stadiumi si një vepër publike shumë e bukur, por ajo që tashmë është  formësuar atë, nëpërmjet aftësisë profesionale e organizative është kompania CURRI. Mbarimi i kësaj vepre të rëndësishme për qytetin e Kukësit dhe gjithë zonën përreth i ka shtuar CV-së profesionale të kompanisë së themeluar e drejtuar nga Faik Curri, një tjetër produkt të rëndësishëm, një tjetër gjurmë të rëndësishme, një tjetër dëshmi të aftësisë së saj. Një tjetër argument krenarie profesionale të saj.

Shumë active ka qenë kompania “Curri” gjatë vitit 2021 edhe në procesin e rindërtimit, duke marrë përsipër e duke ndërtuar një sërë godinash cilësore në qytetin e Vorës..

Është lehtësisht e kuptueshme, që, duke operuar në një sektor të ndërlikuar, që operon me fonde publike, sikurse është ndërtimi dhe përmirësimi i infrastrukturës aktiviteti i saj të ketë luhatje. Mirëpo viti 2021 ishte një vit shumë i mirë për kompaninë. Jo viti më i mirë në terma absolutë, por sigurisht tek vitet më të mira të saj. Sepse CURRI sh.p.k realizoi një xhiro biznesi prej rreth 23.5 milionë euro dhe një fitim prej afro 3.5 milionë euro.

“CURRI” është një kompani që ka në nivele të kënaqshme edhe komponentë të tjerë. Vlera e kapitalit të kompanisë është rreth 968 milionë lekë. Kapacitetet njerëzore dhe teknike të saj janë në përmasa të kënaqshme. Ajo ka rreth 187 të punësuar, ka personelin inxhiniero teknik të nevojshëm, por ka gjithashtu edhe një flotë të tërë makinerish e pajisjesh si mbi 17 mjete transporti të tonazhit të ndryshëm, 17 mjete gërmimi të tipeve të ndryshëm si fadroma, eskavatorë, buldozerë, traktorë, makineri për gërryerje asfalti etj. Kompania ka gjithashtu edhe pajisje të ndryshme si shpërndarëse bitumi, asfaltshtruese, makina për nivelim betoni, mjete për pastrimin e rrugëve etj. I gjithë ky inventar njerëzish dhe mjetesh bën të mundur që kompania “CURRI” të jetë e gatshme për të marrë përsipër procese të ndryshme, sado të vështira qofshin ato në sektorin e saj. Dhe nga ana tjetër, detyrat e marra përsipër nga ana e saj karshi kontratave, të respektohen në dy komponentët kryesorë të saj: cilësia dhe koha e dorëzimit të tyre. Gjatë gjithë kohëzgjatjes së aktivitetit të saj përmbushja e këtyre dy komponentëve kryesorë ka qenë edhe motivi kryesor i veprimtarisë së kompanisë “CURRI”

Me Bordin e Transparencës janë të pakënaqur të gjithë

 Nga Shpetim Luku
“Si po e mbyll vitin”, e pyeta një biznesmen të rëndësishëm të sektorit të hidrokarbureve, President i njërës prej kompanive kryesore të këtij tregu.
“Si mos më keq”, u përgjigj dhe kur i kërkova arsyet e kësaj pakënaqësie u përgjigj shkurt: Na ka dëmtuar shumë Bordi i Transparencës. Kur unë ngulmova për argumentim ai rreshtoi disa nga shpenzimet, të cilat bordi nuk i njeh. Në këto shpenzime futen kosto e parasë, firot ligjore, amortizimi, qeraja e pikave të ndryshme, pasi 42 për qind e pikave janë me qeramarrje. Kjo do të thotë se shpenzimet që kapin vlerën 3-7 lekë për litër minimumi nuk njihen nga Bordi dhe ato kanë tkurrur ndjeshëm rentabilitetin e kompanive.
“Ne kujtuam se kjo puna e Bordit do të vazhdonte një muaj, ndërkohë që ai po i kalon 8 muajt, çka na ka gërryer aktivitetin”, thotë biznesmeni protagonist i hidrokarbureve. Kuptohet qartë se jo vetëm ky, por edhe shumë biznesmenë të tjerë si ky, nga tregu i hidrokarbureve janë të pakënaqur me çfarë ju ka ofruar viti 2022. Me çfarë ju është dashur të përballen nën monitorimin e Bordit të Transparencës. Por më e forta është se me Bordin janë të pakënaqur edhe qytetarët. Të cilët, ankesën që kanë për çmimin e lartë të naftës e benzinës e adresojnë gabimisht si spekulim apo abuzim të biznesit përkatës. Në fund të fundit qytetarët janë të justifikuar, pasi ata nuk arrijnë dhe nuk kanë se si të kuptojnë mënyrën se si formohet çmimi përfundimtar i karburantit që del nga pompat e pikave të ndryshme. Por ama, politikanët dhe disa që quhen e vetë quhen analistë duhet të dijnë se konkluzionet e tyre për “abuzime” të tregut të karburanteve nën bekimin e Bordit të Transparencës nuk përkojnë me realitetin. Në këtë kuptim, çmimi i padijes që ata paguajnë, apo më keq akoma, çmimi i spekulimet që bëjnë me të ashtuquajturin spekulim të tregut nga ana e biznesmenëve përkatës është tejet i lartë. E sigurtë është që konsumatori shqiptar e ka marrë litrin e naftës apo benzinës vërtet me një çmim të lartë, ndër më të lartët në rajon e më tej, por ama jo me atë çmim që do t’i takonte t’a merrte sikur të njiheshin të gjitha shpenzimet e kompanive. Ankesa e biznesit na stimulon kureshtjen për të parë se si ka rezultuar norma e fitimit të tyre, të bindur se ajo ka pësuar rënie për të gjitha kompanitë e fushës, krahasuar me një vit më parë. Në të kundërt me perceptimin që ka shumica sikur ata “kanë bërë namin”.

Understanding the Direct Write-Off Method: Definition, Examples, and Importance

is direct write off method gaap

For example, if $100,000 of annual revenue relates to sales made on credit, the allowance estimate will equal the percentage chosen multiplied by the $100,000. Alternatively, you may find that applying different percentages to various portions of the AR balance based on the number of days payment is late is more accurate. The differences between GAAP and IFRS in handling write-offs can lead to significant variations in reported earnings, assets, and equity. These discrepancies are crucial for stakeholders who rely on financial statements to make informed decisions. As the global business environment continues to evolve, the convergence of accounting standards remains a topic of ongoing discussion, with the potential to streamline these divergent practices in the future. From an accounting perspective, the direct write-off method can cause fluctuations in the income statement due to its immediate impact on net income.

Direct Write-Off Vs Allowance Method – Meaning, Differences & Similarities

According to the GAAP standards, expenses and revenues need to be recorded in the same accounting period. However, with the direct write-off method, the bad debt expense is not matched with the revenue it helps generate. Due to this, public companies that need to adhere to GAAP accounting standards cannot use the direct write-off method to account for uncollected invoices. The direct write-off method is an accounting method to record uncollectible accounts receivables. As per this method, a bad debt expense ledger account is recognized and written off when an invoice is found to be uncollectible.

Accounting Standards: Accounting Standards and the Direct Write Off Method: Navigating the Complexities

It’s crucial for stakeholders to understand these limitations and consider the broader implications on a company’s financial statements when using this method. For example, consider a company that makes a large sale in December but does not receive payment by the direct write-off method fiscal year-end. If the payment is still outstanding several months later and the company decides to write off the debt, the expense will be recognized in a different fiscal year than the revenue from the sale.

is direct write off method gaap

Provide a List of Sources, Including Accounting Standards and Authoritative Texts

Let us look at the examples of the allowance method to understand the concept better. My Accounting Course  is a world-class educational resource developed by experts to simplify accounting, finance, & investment analysis topics, AI in Accounting so students and professionals can learn and propel their careers. Let us understand the direct write-off method journal entries with the help of a couple of examples.

is direct write off method gaap

Financial Consolidation & Reporting

is direct write off method gaap

While the direct write-off method isn’t in compliance with generally accepted accounting principles (GAAP), the allowance method is. Under this method, a company at the end of its business year needs to review its accounts receivable and estimate how much of the total figure it thinks it won’t be able to collect. Under the allowance method, a company needs to review their accounts receivable (unpaid invoices) and estimate what amount they won’t be able to collect. This estimated amount is then debited from the account Bad Debts Expense and credited to a contra account called Allowance for Doubtful Accounts, according to the Houston Chronicle.

is direct write off method gaap

Processing

  • It must be within the rules and laws framed by the bodies for an accounting of transactions so that a true and correct picture of the Financial Statements can be shown to the stakeholder of the entity.
  • By writing off bad debts only when they become apparent, businesses can avoid the complexities of estimating future uncollectible amounts.
  • For instance, a company experiencing a year with a substantial write-off may report lower profitability compared to a year with minimal write-offs.
  • The Internal Revenue Service (IRS) allows the direct write-off method for tax purposes, but only under certain conditions.
  • This action would be documented, assessed for consistency and compliance, and communicated to stakeholders to ensure transparency.
  • While it offers ease of use and immediate recognition of uncollectible amounts, it does not comply with GAAP due to its violation of the matching principle.
  • The direct write-off method is an accounting technique that records a loss when a customer account is deemed uncollectible.

However, for businesses seeking more accurate financial reporting, the allowance method may be more appropriate. By comprehending the nuances of the direct write-off method, businesses can make informed decisions about their accounting practices and maintain better control over their financial health. Implementing the Direct Write-Off Method requires meticulous attention to detail and a thorough understanding of the financial implications it has on a company’s books.

Small Businesses

is direct write off method gaap

This is why GAAP doesn’t allow the direct write off method for financial reporting. GAAP mandates that expenses be matched with revenue during the same accounting period. But, under the direct write off method, the loss may be recorded in a different accounting period than when the original invoice was posted. The IRS allows bad debts to be written off as a deduction from total taxable income, so it’s important to keep track of these unpaid invoices in one way or another.

  • You have been attempting to reach the customer for the $3,000 invoice for months and have received no response.
  • Under IFRS 15, revenue from the sale of goods is recognized when control is transferred to the customer.
  • Rather than writing off bad debt as unpaid invoices come in, the amount is tallied up only at the end of the accounting year.
  • The direct write-off method is a significant accounting practice that directly impacts the financial statements of a company.
  • Most of these debts are paid by the customer in a timely manner or without a delay.
  • By adjusting accounts receivable for estimated bad debts, the balance sheet reflects the net realizable value of receivables, providing stakeholders with a clearer understanding of what the company expects to collect.
  • Using the direct write-off method of accounting, a business owner can debit the bad debts expense account and credit accounts receivable.

The allowance method, on the other hand, compels you to declare bad debt expenses every fiscal year. While the direct write-off method may offer simplicity, it poses significant challenges from a regulatory perspective. It is often at odds with the principles of conservative accounting and does not provide the most accurate picture of a company’s financial health. As such, it is typically reserved for smaller, less complex businesses or for tax reporting purposes, rather than for presenting a transparent view of a company’s financial standing to investors and regulators.

Arben Petto, “mjeshtri” i teleferikëve

 

 

Shpëtim Luku

 

Arben Petto është një biznesmen i njohur shqiptar, ndonëse jo i përmasave shumë  të mëdha. Është marrë dhe merret prej kohësh me prodhim asfalti, me shtrim rrugësh të reja e me riparime rrugësh, me distribucion pijesh freskuese etj. Por ajo që përbën krenarinë e vërtetë të tij si biznesmen, vepra që e bën të ndjehet më i realizuar në fushën e biznesit e që i ka dhënë një identitet të qartë si biznesmen  është ndërtimi i teleferikut të Dajtit. Jo më tepër pse ndërtoi një rrugë ajrore komode për të shkuar vetëm për 14 minuta në Parkun Kombëtar të Dajtit. Jo  më tepër pse i shtoi Tiranës një atraksion  turistikë, sikurse është ky teleferik. Por sepse, duke e ndërtuar atë, inxhinieri Arben Petto stimuloi vëmëndjen e të gjithëve drejt një mënyre alternative transporti, një mënyrë transporti kjo që duhet të jetë egzistente kudo ku ka mundësi dhe ku llogaritë e nxjerrin atë efektive. Dhe inxhinier Petto punon me fokus të përqëndruar në këtë drejtim. Duke marrë edhe përfaqësinë e një prej  kompanive më të mëdha në botë për prodhimin e impianteve, DEPOLMAYR ai është i vendosur në ndërtimin e teleferikëve të tjerë, aty ku ata i kërkon koha. Aty ku llogaritë e bëjnë atë një sipërmarrje të logjikshme. Aty ku ata shërbejnë më së shumti e zgjidhin problematika transporti. Dhe një prej tyre, i cili e ka marrë lejen përkatëse, por që u bllokua nga fatkeqësia që zaptoi botën dhe Shqipërinë, pandemia e Covid 19, është teleferiku Kala e Krujës- Sari Salltik. Një projekt ky pak më shumë se 1000 metra gjatësi, me një kosto 3.5-4 milionë euro, por  shumë i justifikueshëm dhe i leverdisshëm, nisur nga  numri i madh i turistëve që vizitojnë Krujën, muzetë e saj, pazarin e vjetër të qytetit etj. Numri i  turistëve me bazë vjetore që e frekuentojnë Krujën i ka kaluar me kohë 100 mijë vetët, sipas statistikave të autoriteteve zyrtare.  Gjithcka është gati dhe i takon institucioneve përkatëse të shtetit shqiptar, qeverisë dhe Ministrisë së Turizmit, që nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit të angazhohen nëpërmjet financimit për jetësimin e këtij projekti. Duke qenë se vizioni i inxhinier Pettos shkon edhe më tej në favor të përdorimit të teleferikëve edhe në transportit qytetës në  një qytet me trafik kaotik si Tirana ne iu drejtuam atij për sqarimin e kësaj qasjeje të tij.

Zoti Petto, pse jeni kaq shumë i dedikuar pas teleferikëve? Pse mendoni se ato mund të jenë mjet transporti edhe në një qytet si Tirana? 

Ndërtimi i një teleferiku për transport brenda Tiranës do t’ia lehtësonte dukshëm jetën qytetit tonë të strapacuar prej shumë vitesh nga shtrirja e sipërfaqes dhe dyndjet demografike, nga bumi i ndërtimeve dhe trafiku në kufijtë e çmendurisë. Këtë herë fjala është për një mundësi të re të transportit qytetës, e cila mendohet të zgjidhë nevojat e përditshme të lëvizjes së komunitetit, në kushte optimale komoditeti dhe në kohë sa më të shkurtër.

Përdorimi i teleferikut (sistem kabllor me teleferik) brenda një qyteti me shtrirje të gjerë dhe zona me zhvillim të ndryshëm ekonomiko-social si Tirana, përbën risi alternative në transportin qytetës, pasi shmang pritjet e gjata, rëndimin e trafikut, ndotjen mjedisore, ndotjen akustike dhe shpërdorimin e kohës, duke shtuar njëkohësisht edhe mundësitë e shijimit panoramik të qytetit.

Bazuar në përvojën e bashkëpunimit me autoritetet (lokale dhe qendrore) si edhe në personelin teknik, të specializuar për çdo specifikë të këtij investimi, për kompaninë, që unë menaxhoj, realizimi i këtij projekti nuk paraqet risi dhe nuk fsheh më pikëpyetje. Realizimi i projektit të Teleferikut të Dajtit dëshmoi jo vetëm sukses në përdorimin e metodave bashkëkohore të montimit të kullave të tij me helikopter, por edhe rrezikshmëri – zero gjatë shfrytëzimit të tij. Efekti i sistemeve të teleferikëve kabllorë është i dukshëm. Ai bën të mundur, që nga pikat më të largëta dhe problematike të grumbullimit aktual të trafikut, të arrihet qendra e Tiranës për 8-12 minuta. Mënyrat e vjeljes së të ardhurave janë të njëjta me ato të metodave të tjera të transportit, si: biletë për udhëtim, biletë mujore ose abone. Në një fazë të dytë duhet përcaktuar, se cilat do të jenë rrugët ajrore, që do të përshkojnë qytetin e Tiranës dhe cili do të jetë hapi i parë nga do të fillohet implementimi i projektit, i cili po të marrë përkrahjen e opinionit dhe të autoriteteve mund të vërë në rrugë të mbarë zgjidhjen e një problem tejet emergjent, siç është transporti publik në kryeqytet.

Cilët janë përfituesit nga shërbimi të teleferikëve kabllorë

Grupi më i madh i përfituesve janë punëtorët dhe nëpunësit, të cilët shmangin mjetet me humbje kohe dhe përqendrim të madh njerëzish, pasi në kabinat e teleferikut hyn një numër i kufizuar personash, i cili kompensohet nga shpeshtësia (takt një minutësh) e kabinave që qarkullojnë pa ndërprerje. Nevojës për transport i shtohet edhe kurioziteti për ta parë qytetin nga një këndvështrim tjetër – një aspekt joshës ky i përdorimit të teleferikut, i cili pritet të zgjojë dhe interesin e agjencive turistike, që mund/do të duan ta shfrytëzojnë këtë mundësi.

Së fundi, ndërtimi i teleferikëve është pjesë e inxhinierisë elitare, që lidhet direkt me vendim-marrjet politike për zhvillimin e zonave ku implementohen sistemet kabllore. Ndryshe nga sistemet e tjera të transportit, teleferiku, si element i transportit qytetës, s’ka vetëm efekt ekonomiko-social, por edhe ndikim në politika. Reagimin politik të qytetarëve e ndikon jo së fundi edhe impakti estetik i sistemit, i prekshëm edhe prej vizitorëve dhe turistëve të huaj.

Cdo tju thonit skeptikëve të kësaj ideje, që sigurisht mund të mos jenë të pakët? 

Çdo ide e re, sado novatore të ketë qenë, s’i ka shpëtuar dot përpalljes me cinizmin në çastin e parë të paraqitjes së saj. Mosbesimi dhe nënqeshjet ironike, ndërkallur në pyetje të përgjithshme a të pakuptimta personash të veshur me pushtet, kanë tentuar jo rrallë t’i vënë ideatorët në vështirësi. Edhe Teleferiku i Dajtit u duk fillimisht një aplikim thjesht imagjinar dhe i pamundur për t’u realizuar, pasi përpjekjeve, që vërtet nuk kishin munguar, u kishte munguar besimi. Ne e patëm besimin me shumicë. Dhe besimi na mbajti… Nga vënia e gurit të parë deri te testimi i udhëtimit të parë, në fund të të cilit koha e realizimit të një vepre të tillë elitare u duk “papritur” e shkurtër. Tanimë, kur skepticizmin e dikurshëm e ka tretur ndërkohë jo vetëm besimi ynë, por edhe suksesi i projektit të Teleferikut të Dajtit, ka ardhur mbase koha t’u rikthehemi edhe njëherë sistemeve kabllorë të teleferikëve, të njohur botërisht për epërsinë e tyre në transport.

Suksesi i një sipërmarrjeje të tillë sigurisht që nuk i zgjidh të gjitha problemet e transportit qytetës. Pavarësisht se si njohës i tyre, unë besoj në perspektivën e gjerë të implementimin sistemeve të teleferikëve kabllore, nuk mendoj megjithatë, se ky sistem transporti u bjerr sadopak vlera alternativave të tjera të transportit qytetës e ndërqytetës. Aspak! Sistemi i transportit me teleferik nuk zëvendëson llojet e tjera të transportit qytetas dhe ndërqytetas, qofshin këto me autobus, taksi, metro,etj., por ofron një alternativë shtesë transporti komod dhe të shpejtë, në formën e plotësimit më të mirë të nevojave të qytetarëve për mjete publike transporti. Të shpresojmë, se në emër dhe në interes të të gjithëve, jo thjesht dhe vetëm ideja, por edhe projekti konkret për implementimin e tij në Tiranë, do t’i shpëtojë mbase përballjes me cinizmin, mosbesimin dhe nënqeshjet ironike. Nëse kjo ndodh, sërish do të vazhdojë të na mbajë besimi dhe të na buzëqeshë suksesi… . Si dikur dhe sot në Dajt!

Simon Gjoka, suksesi që flet më shumë se leksionet e teoricienëve

 

 

Shpëtim Luku

“Shpëtim,  jam Simoni, ku mund ta gjej librin “Biznesi Shqiptar: Më të Mirët 2022” për ta blerë”. Mesazhi që mbërriti në whatsapp-in tim kishte shenja koefidence, por unë spo kujtohesha që spo kujtohesha dot se kush ishte Simoni që më shkruante në një mënyrë të tillë. Ndaj u përpoqa që nëpërmjet sms-ve pasaardhëse të orientohesha pak, por sërish pa rezultat. Sepse, sado që Simoni më tregoi se ishim takuar nja 6 vite më parë, unë sërish nuk arrija të krijoja një ide rreth tij. Megjithatë, nisur edhe nga kureshtja, por edhe i prekur në sedër nga memorja e cënuar që e paska humbur statusin e padiskutueshmërisë, vendosa tia dërgoj vetë një kopje të botimit të ri e me këtë rast edhe ta takoj personalisht Simon Gjokën. Dhe bëra shumë mirë që veprova kështu sepse nëpërmjet këtij takimi unë u ballafaqova me një rast suksesi të vërtetë, me një nga ato historitë e suksesit që flasin më shumë se sa  dispensat e leksioneve të Universitetit apo predikimet dhe këshillat e teoricienëve të ekonomisë dhe biznesit. Tabloja mu qartësua gjatë takimit. Simon Gjokën e kisha takuar përpara 6-të viteve, sërish për të njëjtin motiv. Kishte mbaruar Fakultetin Ekonomik e më pas kishte bërë një master për IT. Atë kohë ai ishte punonjës i një kompanie shumë të njohur të tregtimit të teknologjive të informacionit në Tiranë. Por gjatë këtyre 6 viteve që  kishin kaluar ai kishte pësuar ndryshime të mëdha në statusin e tij sepse nga një i punësuar tashmë ai kishte kompaninë e tij me mbi 25 ekspertë të punësuar.  Të cilët kanë në zotërim mbi 50 certifikata. Pra kishte pësuar një nga ato metamorfozat e shumëdëshiruara prej të gjithëve, por që i bën realitet vetëm ai  që është më i qartë në qëllimet e tij, në mënyrat se si përmbushen këto qëllime. Është një nga ato metamorfozat që  shërbejnë në fakt për të bërë edhe dallimin mes atij grupi njerëzish që ecën me kohën, që dallon tendencat e saj, që rri i përditësuar vazhdimisht e që për suksesin punon përditë nga ajo kategoria tjetër që progresin dhe suksesin e quan atë fat, dhuratë të rënë nga qielli apo llotari. Simon Gjoka është nga ata të rinj, të cilët nuk dëshirojnë ta kërkojnë e ta krijojnë fatin e tyre në vende të tjera të zhvilluara, duke braktisur Shqipërinë, por dëshiron të ndërtojë atë këtu. Duke kontribuar edhe në zhvillimin e Shqipërisë. Dhe i vendosur në sfondin e një atmosfere depressive, shkaktuar nga ububutë e përditshme rreth emigrimit të vazhdueshëm, sidomos i të rinjve, suksesi i tij merr akoma më shumë trajta romantike.  Sepse ai nuk ben pjesë tek ai kontigjent i të rinjve militantë e fanatikë partie, të cilët më pas pësojnë zhgënjimet e pritshme. Nuk bën pjesë as tek ai kontigjenti i të rinjve që kanë ndjekur formalisht një nga ato universitetet private kioska e tashmë iu duhet të përjetojnë krizën që sjell përfundimi i iluzioneve dhe ballafaqimi me realitetin e ashpër dhe konkurues. Simoni përbën kështu një shembull brilant se si ecet përpara, si përmbushet e si realizohet njeriu. Si përballohen vështirësitë, si shfrytëzohen mundësitë.  Simon Gjoka i kishte kuptuar tendencat dixhitale të kohës në të gjithë botën, “modë” kjo që do të vinte edhe në Shqipëri, ndaj nuk ngurroi të themelojë kompaninë  OneTech, një kompani kjo e specializuar dhe e certifikuar nga Microsoft për implementimin e sistemeve ERP dhe CRM. Zgjidhjet e kësaj kompanie automatizojnë proceset e shitjeve, të blerjeve, logjistikën, magazinën, financën, kontabilitetin etj. Prej zgjidhjeve dhe shërbimeve që ofron OneTech kanë përfituar mjaft kompani, pjesë të industrive të prodhimit, të distribucionit, farmaceutikës, rrjetet e dyqaneve të shitjeve me pakicë. Janë mbi 100 projekte që janë realizuar nga ekipi i OneTech dhe të gjitha janë projekte që e kanë cuar veprimtarinë e kompanive ku janë implementuar në stade të tjera të avancuara.  Në Shqipëri ka rritje impresionuese të kompanive teknologjike dhe OneTech është një prej tyre. Por ama dallimi i saj me kompanitë e tjera të së njëjtës natyrë është se OneTech është fokusuar tek implementimi i shërbimeve dhe zgjidhjeve vetëm tek biznesi, tek klientët privat. Kompani të mirënjohura si Albaelettrica, Teuta Durrës, Billa, OPA, Rossmann, Rejsi Farma, ITE, KMY, Intermed, AlbMarket, Conad, Pharma One, Teoren,  Zepa Natyral,  AGS, AlbHealth, Sali Elektrik, Best Seller, FIX, Mireli  e shumë komani të tjera i kanë lehtësuar proceset e tyre  apo janë zhvilluar më tej pikërisht prej zgjidhjeve që ka bërë OneTech. Dhe si një biznes që nuk njeh ndarje gjeografike, që nuk njeh kufij, veprimtaria e kompanisë nëpërmjet implementimit të zgjidhjeve është shtrirë në më shumë se 15 shtete, duke garantuar kështu edhe një rritje graduale nga viti në vit. Duke qenë një kompani që ofron shërbime të kërkuara nga koha është e sigurtë se edhe perspektiva e saj do të jetë ndoshta më e mirë se e tashmja. Për këtë punon i gjithë stafi i kompanisë. Për këtë punon edhe Simon Gjoka si themeluesi dhe administruesi i saj.

SHPETIM LUKU/ “Kastrati Group” po i afrohet 1 miliardëshit

 

“Kastrati Group” e mbylli vitin 2021 me një aktivitet që iu afrua nivelit të 800 milionë eurove, duke qenë kështu padyshim, grupi më i madh i biznesit në Shqipëri. Nëse kompanitë përbërëse të këtij grupi vazhdojnë e përmirësohen me këtë ritëm dhe nëse Grupi  vazhdon të ndjekë politikën e diversifikimit të mëtejshëm të aktivitetit të tij nuk është aspak cudi që në një të ardhme të afërt ai të mbërrijë nivelin e 1 miliard eurove aktivitet vjetor. Duke iu bashkuar kështu “klubit të kompanive miliardere” të rajonit, të cilat në vende si Kroacia, Serbia janë të zakonshme. Por le të shikojmë se si u paraqitën pjesët përbërëse të këtij trupi të fuqishëm ekonomik gjatë vitit të kaluar.

Kastarti Group që është kompania e tregtimit me shumicë të hidrokarbureve regjistroi një aktivitet prej 61 miliardë lekësh. Ose Mbi 500 milionë euro. E krahasuar me një vit më parë rritja ishte me mbi 120 milionë euro, por duhet theksuar se kjo rritje kaq e ndjeshme ishte edhe si pasojë e vështirësive që iu krijuan tregut të hidrokarbureve gjatë vitit 2020 prej pandemisë së Covid 19.

Kastrati është kompania e tregtimit me pakicë të hidrokarbureve, process ky që realizohet nëpërmjet mbi 90 pikave të shpërndara në të gjithë Shqipërinë. Me afro 15.5 miliardë lekë xhiro ajo është kompania e dytë e grupit, që edhe kjo, krahasuar me vitin paraardhës njeh një rritje për më shumë se 25 për qind. Nuk ka diskutim se në fushën e tregtimit të hidrokarbureve Kastrati është një lider që prej shumë vitesh dhe mbajtja e këtij pozicioni ka qenë dhe mbetet motivi i kompanisë për tejkalimin e sfidave dhe vështirësive që ofron ekonomia e brishtë shqiptare. Gjatë gjithë këtyre viteve, Kastrati ka mbajtur një performancë të shëndetshme financiare duke rezultuar me flukse positive nga aktiviteti i saj operacional dhe duke e bërë një ndër bizneset më të qëndrueshme e me besueshmëri të lartë në treg. Korrektesa në marrëdhëniet me klientët, me furnitorët dhe institucionet financiare me të cilat shoqëria bashkëpunon janë guri i themelit ku mbështetet suksesi i saj. Përvec stabilitetit, cilësisë pa kompromis dhe besueshmërisë është fokusi drejt inovacionit dhe teknologjisë që ka luajtur rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin e kompanive që tregtojnë hidrokarbure. Kastrati është e para shoqëri që ka aplikuar skemën e kartave bonus të besueshmërisë, tollonat elektronikë si dhe shumë facilitete innovative për klientët e saj. Gjatë viteve burimet financiare të saj janë investuar në sektorë të ndryshëm dhe bashkëpunime të frytshme me partnerë ndërkombëtarë. Vetë ky diversifikim i portofolit të investimeve është strategjia e zhvillimit të grupit Kastrati. Duke vepruar në këtë mënyrë ndër vite, pjesë e Kastratit janë bërë kompani të ndryshme, të themeluara apo të blera prej tij. Kështu, “Albsig” është një kompani e rëndësishme e tregut financiar të sigurimeve. Gjatë vitit 2021 ajo ishte kompania nr 2 e këtij tregu me rreth 3.1 miliardë lekë prime. Me një rritje prej 24 për qind.

“Auto Star Albania” është një tjetër kompanie Grupit Kastrati, por gjithashtu një kompani e rëndësishme e tregut automotive shqiptar, e cila realizoi një aktivitet në kuotën e 2.5 miliardë lekëve. Edhe kompania Tenet ishte në nivelin e 4.5 miliardë lekëve me një rritje prej rreth 900 milionë lekësh krahasuar me një vit më parë. Kastrati Contruction ka performuar mirë, madje edhe Albania Highway Concession. Kurse burimi i vërtetë i një kënaqësie të shtuar është padyshim Tirana International Airport. Performanca e saj gjatë vitit 2021 ishte e fantastike, teksa nga 3.2 miliardë lekë aktivitet që kishte regjistruar në vitin 2020, arriti në 5.6 miliardë lekë. Dhe nuk është se kjo rritje erdhi vetëm si pasojë e clirimit të vendit nga masat shtrënguese të pandemisë, por më tepër erdhi si rezultat i marrëveshjeve të rëndësishme që stafi menaxhues dhe pronarët e rinj të koncensionit nënshkruan me kompani të njohura ajrore që operojnë “laë cost”. Cka bëri që avionic të bëhej një mjet udhëtimi më se i zakonshëm dhe i leverdisshëm për gjithnjë e më shumë shqiptarë.

Kompanitë e grupit kastrati nuk janë përmirësuar vetëm nga ana sasiore, por ato kanë performuar shumë mirë edhe sa i takon treguesit të përfitueshmërisë. Të gjitha kanë siguruar një fitim prej mbi 8 miliardë lekësh ose afro 70 milionë euro, ku padyshim kontributin më të madh e kanë Kastrati Group me 5 miliardë lekë fitim dhe Tirana International Airport me 2.1 miliardë lekë.

Kastrati  është e mirëpozicionuar në të gjitha rajonet më të rëndësishme të botës, ndonëse Ballkani, Adriatiku dhe Mediterrani Lindor janë bazat historike të tregtisë së kompanisë. Kastrati synon të mbështesë një rritje ekonomike afatgjatë, stabilitet social, mirëqënie dhe progress në rajonin ku operon. Kastrati ka për mision sigurimin e një rritje të qëndrueshme dhe afatgjatë të biznesit të saj, duke u shndërruar kështu në një lider i tregut të energjisë në rajon. Është një kompani e mirëorganizuar dhe me kapacitete maksimale të depozitimit, transportit, shpërndarjes dhe tregtimit. Kompania ka investuar dhe zgjeruar aktivitetin në cdo cep të Shqipërisë duke patur mbi 90 pika, ka kapacitete depozituese në masën e 70 mijë tonëve si dhe një flotë me mbi 80 mjete.

Kastrati i ka vënë vetes synime për të krijuar vlera të reja, për të mbajtur e konsoliduar stabilitetin e biznesit dhe lidershipin në tregun e karburanteve. Duke përdorur të gjitha mjetet në dispozicion si përpjekjet për uljen e kostove, rritjen e efikasitetit operacional, përmirësimin e cilësisë së produktit dhe shërbimit, si dhe vënien në përdorim të teknologjive më të fundit. Si një kompani e orientuar drejt tregut, Kastrati është e prirur të përfitojë në mënyrë të plotë dhe të menjëhershme nga cdo mundësi që i jepet. Dija dhe eksperienca, mendimi individual dhe menaxherial, si dhe një strukturë e sheshtë për marrjen e vendimeve e bëjnë Kastrati Group një partner të fuqishëm dhe fleksibël.

Xhiro e biznesit e realizuar, fitimi, eksporti, por edhe numri i të punësuarve tregojmë se tashmë kemi të bëjmë me një kolos të biznesit shqiptar.