RRETH NESH

“Ermal Beqiri: Njerëzit Janë Zemra e Çdo Produkti të Suksesshëm”

Ermal Beqiri duke ndarë vizionin e tij mbi investimin në njerëz

Aktualisht, bizneset shqiptare po përballen me mungesën e fuqisë punëtore si një nga sfidat kryesore. Për arsye të ndryshme ku hyjnë emigrimi masiv, mungesa e kualifikimit, kërkesat e gjeneratës së re, të cilët janë më shumë se sa një pagë konkuruese apo edhe arsye të tjera. Në përgjigje të kësaj problematike bizneset kanë nisur reflektimin, duke rritur pagat dhe duke rekrutuar punonjës të huaj për të mbushur boshllëqet e krijuara. Megjithatë në biznesin shqiptar ka shembuj shumë të mirë që tregojnë botëkuptimin e duhur të drejtuesve në raport me punonjësit e tyre. Një nga ato kompani është “SOFT&SOLUTION” dhe drejtuesi i saj Ermal Beqiri tregon “seketin” e kompanisë së tij në këtë aspect.

Shpëtim Luku: Z. Beqiri, ju jeni një figurë e njohur në industrinë teknologjike shqiptare. Çfarë ju dallon ju dhe kompaninë tuaj nga të tjerët?

Ermal Beqiri: Ajo që na bën unikë është përqendrimi te njerëzit. Ne besojmë se çdo produkt i suksesshëm lind nga një ekip i motivuar dhe i aftë. Prandaj, filozofia jonë është të investojmë në talent – qoftë duke ndihmuar studentët më të mirë të ndërtojnë karrierën e tyre, qoftë duke përmirësuar vazhdimisht stafin ekzistues. Për ne, njerëzit janë zemra e gjithçkaje që bëjmë.

Shpëtim Luku: Si e përzgjedhni dhe zhvilloni talentet në kompaninë tuaj?

Ermal Beqiri: Procesi fillon me identifikimin e talenteve të reja që dalin nga universitetet. Studentët më të mirë nuk i lëmë të presin; i marrim në kompani, i paguajmë për të mësuar dhe u ofrojmë një mjedis ku mund të zhvillohen profesionalisht. Ky proces jo vetëm që na ndihmon të gjejmë individët më të aftë, por edhe të ndërtojmë një ekip që është i përkushtuar që nga dita e parë.

Shpëtim Luku: Çfarë roli luan trajnimi në zhvillimin e stafit tuaj?

Ermal Beqiri: Trajnimi është një pjesë thelbësore e kulturës sonë. Ne besojmë se të mësuarit nuk duhet të ndalet kurrë, sidomos në një industri si teknologjia që ndryshon me shpejtësi. Stafi ynë merr trajnim të vazhdueshëm jashtë kufinjve për t’u përditësuar me teknologjitë më të fundit. Për ne, trajnimi nuk është thjesht një opsion – është një standard që garanton suksesin e përbashkët. E vecanta jonë është që cdo punonjës i joni, zgjedh vetë mënyrën dhe vendin ku do të trajnohet. 

Shpëtim Luku: Si e shpërbleni dhe motivoni ekipin tuaj?

Ermal Beqiri: Përveç pagave konkurruese që krahasohen me nivelet europiane, ne kemi krijuar mundësi të veçanta për stafin tonë më të mirë. Një nga praktikat tona është t’i ofrojmë mundësinë për të punuar një javë jashtë vendit, në një mjedis të qetë dhe frymëzues. Kjo jo vetëm që i ndihmon të rifreskojnë energjitë, por gjithashtu rrit produktivitetin dhe kreativitetin. Është mënyra jonë për të thënë “faleminderit” dhe për të treguar që puna e tyre vlerësohet.

Shpëtim Luku: Ju përmendët mbajtjen e talenteve në Shqipëri. Si e arrini këtë?

Ermal Beqiri: Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm në fushën e teknologjisë, dhe një nga qëllimet tona është që ky potencial të mos humbasë. Duke ofruar paga konkurruese, trajnime të avancuara dhe një kulturë pune që i nxit individët të rriten, ne sigurojmë që talentet të ndihen të vlerësuar dhe të kenë mundësi për të ndërtuar karrierën e tyre këtu, pa pasur nevojë të largohen. Kjo është një filozofi që na bën krenarë dhe që vazhdimisht jep rezultate pozitive.

Shpëtim Luku: Si e shikoni të ardhmen e industrisë së teknologjisë në Shqipëri?

Ermal Beqiri: Shqipëria ka potencial të madh për t’u bërë një qendër e rëndësishme teknologjike në rajon. Por për ta arritur këtë, duhet të vazhdojmë të investojmë në njerëz dhe të ndërtojmë një ekosistem që mbështet inovacionin. Me angazhimin e duhur, jam i bindur se mund të vendosim një standard të ri dhe të tregojmë se edhe një vend i vogël mund të ketë ndikim të madh në tregjet globale.

Shpëtim Luku: Në përfundim, cila është motoja që ju udhëheq si lider në këtë industri?

Ermal Beqiri: Motoja ime është e thjeshtë: Kur investon në njerëz, krijon të ardhmen. Njerëzit janë investimi më i rëndësishëm, dhe kur kujdesesh për ta, ata kujdesen për suksesin e kompani

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Uncategorized

SHPETIM LUKU/Tregut automotiv shqiptar i shtohet brandi i mirënjohur MG

  Në rajon e sjell Grand Automotiv Group, kurse në Shqipëri “Albanian Motor Company”   Shumë shpejt tregu i automjeteve të makinave të reja në Shqipëri do të ketë edhe një brand të ri. Bëhet...

Uncategorized

Biznesi shqiptar gjatë një viti

    Shpetim Luku Të nderuar lexues! Po ju sjellim për të 13-in vit me radhë Botimin Kombëtar: ”Biznesi Shqiptar: Më të Mirët 2016”. Pra u bënë 13 vite që komunikojmë së bashku rreth biznesit...

2019

Rebani Likometa

Xhiro e biznesit 2018: 52 milion EURO Ndryshimi në % 18/17: +150 Numri i punonjësve: 60 Vendndodhja: Tiranë, Elbasan “E shikon këtë, ky është bitumi im, edhe ky, edhe ky…”. Ndërsa kalonim në segmente të...