RRETH NESH

Gentian Karaj

Emri i kompanisë: “Albanian Motor Company”
Xhiro e biznesit 2019: 12 milionë euro
Numri i punonjësve: 38
Vendndodhja: Tiranë

Kompania e tregtimit të makinave, Albanian Motor Company, e cila prej 15 vitesh merret me shitjen dhe servisin e Fordit në Shqipëri, e mbylli vitin 2019 me një rezultat fantastik. Arriti në nivelin e afro 12 milionë eurove xhiro biznesi, cka shënon një rezultat historik për kompaninë. Nuk është niveli më i lartë absolut i siguruar gjatë vitit 2019 në sektorin automotive sepse janë dy kompani të tjera që kanë nivel më të lartë xhiroje. Mirëpo këto kompani kanë object të shitjes së tyre makina premium, cmimi i të cilave është i lartë. Ndaj, për nga numri i makinave të shitura, duket se performancën më të mirë e ka patur “Albanian Motor Company”. Përgjatë vitit të shkuar ishin 589 makina të markës Ford që iu shtuan flotës së kompanive të ndryshme, publike apo private apo edhe individëve të ndryshëm.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2020”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Aktualitet

Portalet gjobisin, po viktimat pse paguajnë?!

    Para pak ditëve u bë publik rasti i arrestimit të një pronari portali, i akuzuar se i kishte vendosur “gjobë” një qytetari. Në fakt, dukuria e gjobave financiare nga portale të ndryshme është...

Uncategorized

SHPETIM LUKU/INSIFA, vëllezër e biznesmenë model

  Teksa kryente një nga ato vizitat e tij të zakonshme nëpër kompani për të promovuar realitete të biznesit shqiptar, kryeministri Edi Rama iu drejtohet pronarëve të tij duke iu thënë se investim e teknologji...

Uncategorized

Simon Gjoka, suksesi që flet më shumë se leksionet e teoricienëve

    Shpëtim Luku “Shpëtim, jam Simoni, ku mund ta gjej librin “Biznesi Shqiptar: Më të Mirët 2022” për ta blerë”. Mesazhi që mbërriti në whatsapp-in tim kishte shenja koefidence, por unë spo kujtohesha që...