RRETH NESH

Hongrae Lee


Administrator i “YURA Corporation Albania” sh.p.k

Xhiro e biznesit 2022: 46 milionë euro

Ndryshimi në % 22/21: +25

Numri i punonjësve: 1698

Vendndodhja: Fier

Sikur të bëhej një renditje e investimeve të huaja të negociuara nga Agjensia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, “Yura Corporation Albania” do të ishte padyshim një ndër krenaritë e saj. Përkundër ndoshta edhe pritshmërive të vetë investitorëve të huaj, kompania koreane, e cila ka filluar aktivitetin në mënyrë të plotë në Shqipëri në vitin 2019, është shembull i një suksesi të shpejtë. Pasqyrë e mirë që tregon se kur llogaritë bëhen të sakta, edhe frytet nuk mungojnë. Por nga ana tjetër edhe dëshmi e faktit se Shqipëria është një ambient i mirë për të bërë biznes, sidomos nga kompani të huaja të kësaj natyre. Në vitin 2018, Yura Corporation aplikoi pranë Agjensisë së Zhvillimit të Investimeve të Huaja dhe Komitetit të Investimeve Strategjike për statusin e investitorit Strategjik. Dhe sapo e siguroi këtë status, nuk ngurroi por filloi nga puna, duke ngritur në Fier fabrikën për prodhimin e kabllove elektrikë për automjete. Deri tani cdo gjë ka shkuar sipas parashikimeve, por ndoshta edhe pak më mirë se kaq.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2023”


Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Uncategorized

Taksa që asfikson prodhimin vendas

  Si po kthehet në një barrierë të rëndësishme biznesi taksa e ambalazhit? Si po frenon ajo eksportin e produkteve të ndryshme dhe si po avantazhon produktet e importit në kurriz të atij vendas?  ...

2020

Nadir Causholli

Emri i kompanisë: CFO Pharma Xhiro e biznesit 2019: 35 milionë euro Numri i punonjësve: 300 Vendndodhja: Tiranë Teksa shqyrtonim dhe analizonim të dhënat ekonomiko-financiare të kompanive më të mëdha e më të suksesshme, në...

Uncategorized

Sotirios Boulios- Alumil Albania, binomi i një suksesi 25 vjecar

Shpetim Luku Përgjatë 17 viteve që jemi marrë me studimin e biznesit shqiptar në kuadër të përgatitjes së Botimit Kombëtar “Biznesi Shqiptar: Më të Mirët” kemi hasur në histori të shumta suksesi në biznes. Jemi...