RRETH NESH

Kaner Altan

Emri i kompanisë: TUR TEKSTIL
Xhiro e biznesit 2018: 6 milionë euro
Numri i punonjësve: 350
Vendndodhja: Patos, Fier

Qeveritë e ndryshme në Shqipëri kanë përdorur shpesh incentiva për të stimuluar nxitjen e investimeve të huaja. Të vetëdijshme për përmasat e papunësisë si një plagë sociale e shoqërisë këto incentiva kanë shërbyer për investimet e huaja në tërësi dhe për ato,të cilat kanë një impakt të gjërë social në vecanti. Kompania “Tur Tekstile” është një kompani tipike e krijuar në këtë mënyrë. Ajo është rezultat I kombinimit të koshiencës së politikanëve lokalë të Fierit për të bërë dicka për zbutjen e papunësisë me inciativën dhe përvojën e Kaner Altan si biznesmen turk në Shqipëri. Duke shfrytëzuar politikën e qeverisë shqiptare për të dhënë ambiente me qera me 1 euro metri katror, në disa prej ambienteve të papërdorura të kompanisë publike Albpetrol u themelua 6 vite me parë TUR Tekstil. Sikurse kujton sot njëri nga aksionerët e saj e njëkohësisht drejtues I kompanisë, Kaner Altan, ajo e nisi punën me 40 vetë, për tu rritur gradualisht deri në nivelin e sotëm të një kompanie që performon përgjithësisht mirë.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2019”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Uncategorized

Kur shteti të humb edhe vitet e punës si zv.Ministër!

L.M është një qytetar dhe ekonomist i njohur tiranas, i cili një pjesë të madhe të karrierës së tij e ka shpenzuar si zyrtar korrekt e i ndershëm në institucione të ndryshme shtetërore. Për të...

2020

Luciano Cirillo

Emri i kompanisë: Uji i Ftohtë Tepelenë Xhiro e biznesit 2019: 10.5 milionë euro Ndryshimi në % 19/18: +13 Numri i punonjësve: 73 Vendndodhja: Tepelenë Një nga ligjet kryesore të marketingut është të qënit i...

Uncategorized

Borxhi i lartë publik si dëshmi keqqeverisjesh

  Edhe pse ka shkuar në kufijt maksimalë të ezaurimit, niveli i borxhit publik stimulon një pyetje carmatosëse: cfarë problem është zgjidhur një herë e mirë për Shqipërinë dhe për shqiptarët? Shpëtim Luku   Prej...