RRETH NESH

Kompania “Agro Blend”

Xhiro e biznesit 2020: 37 milion EURO
Ndryshimi në % 20/19: +10
Numri i punonjësve: 184
Vendndodhja: Vorë, Tiranë

Viti 2020 ishte ndryshe vit i pandemisë, por kompania “Agroblend” kishte fatin të renditet në grupin e atyre bizneseve, aktiviteti i të cilave në 31 dhjetor u mbyll pa ndikim negative. E kemi fjalën për performancën e kompanisë, pasi vështirësi në kuptimin e ushtrimit të aktivitetit, sigurisht që pandemia krijoi edhe për “Agro Blend”-in. Në aspektin sasior të aktivitetit “Agro-Blend” arriti një rezultat historik. Sepse, si kurrë më parë, realizoi një volum aktiviteti në masën e 4. 4 miliardë lekëve ose rreth 37 milionë eurove. Krahasuar me një vit më parë siguroi një rritje prej 10 për qind. Por ajo cka është më e rëndësishmja, kompania e përmirësoi performancën e saj në drejtim të efektivitetit të saj, duke rritur ndjeshëm fitimin. Drejtuesit e kompanisë kanë vite që po ndjekin një filozofi të diversitetit të produkteve që ofrojnë në treg, pasi gjatë vitit 2020, “shportës” së artikujve që shpërndan dhe tregton kompania i janë shtuar edhe disa produkte të tjera të konsumit të përditshëm, sikurse janë orizi, vaji, sheqeri etj. Të gjitha të prodhuara e të tregtuara nën brandin Diamond.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Uncategorized

SHPETIM LUKU/Premtimi i biznesmenit për revolucionarizimin e tregut nënprodukteve të qumështit.

    Produktet e konsumit të përditshëm në përgjithësi dhe ato vendit në vecanti ballafaqohen në cdo kohe me skepticizmin dhe dyshimin e konsumatorit shqiptar. Dhe jo pa të drejtë. Jo pa arsye. Jo pa...

Uncategorized

Elektriciteti, karburanti më i ri për makinat

Makinat elektrike, zgjidhja më e mirë për ambientin dhe buxhetin Shpëtim Luku Pak kohë më parë Porsche Albania dorëzoi një stok prej 11 makinash elektrike për policinë e Tiranës, çka e ktheu atë kompaninë e...

2019

Mario Bracci

Xhiro e biznesit 2018: 55 milion EURO Ndryshimi në % 18/17: +10 Numri i punonjësve: 197 Vendndodhja: Thumanë, Krujë Që roli i drejtuesit kryesor të një kompanie është tejet i rëndësishëm, ky është një fakt...