RRETH NESH

Konkurenca në tregun e veshjeve: kush e fiton klientin shqiptar?

Përfytyroni dëshirën e ethshme të njerëzve për të bërë shopping, kthimin e tij në një pasion, e ndonjëherë edhe në mani – dhe nga ana tjetër, ofertën e pafund të tregut: boutique elegante, qendra tregtare gjigante, dyqane të specializuara markash, pika shitjeje pa profil të qartë, apo tregje të përqendruara. Të orientohesh në këtë “pyll” alternativash është sfidë më vete: si të gjesh veshjen e duhur që përputhet me shijen dhe buxhetin.

Tregu shqiptar i retail-it të veshjeve është bërë gjithnjë e më konkurrues. Një vështrim mbi performancën e kompanive kryesore tregon se Inditex Albania dhe LC Waikiki mbeten liderët e padiskutueshëm. Inditex Albania – me markat Zara, Massimo Dutti, Breshka, Stradivarius, Pull&Bear realizoi afro 75 milionë euro aktivitet vjetor. Ndërsa LC Waikiki, vetëm me një brand të vetëm, arriti në rreth 65 milionë euro, duke treguar fuqinë e saj të veçantë në treg.

Përballë tyre, alternativa të tjera si New Yorker, Sinsay (Poloni), De Facto (Turqi), Cottoni, OVS e të tjera, kanë hyrë fort në skenë, por performanca e tyre mbetet shumë më modeste krahasuar me dy gjigantët kryesorë.

Konkurenca është e fortë dhe dinamika e tregut premton zhvillime të reja: kush do të arrijë të fitojë më shumë klientë shqiptarë në vitet që vijnë?

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Uncategorized

AIWAIS U5, të blesh luksin duke kursyer!

    Kompania e tregtimit të makinave të reja, “Classic Tirana“ vazhdon të përforcojë orientimin e saj të ri drejt makinave elektrike. Duke qenë se tashmë ato përbëjnë një trend që sa vjen e përhapet...

2018

Marin Gjonaj

Emri i kompanisë: Gjonaj Group (INFO-Telecom, Profesional Marketing Albania, Digicom, IReplace, Macom, Mactal Corp) Xhiro e Grupit 2017: 210 milionë euro Numri i punonjësve: 1500 Vendndodhja: Tiranë, me degë në Elbasan, Berat, Bukuresht, Prishtinë, Miami,...

2019

Roland Hysa

Emri i kompanisë: Miell Tirana Xhiro e aktivitetit 2018: 16 milionë euro Numri i punonjësve: 106 Vendndodhja: Tiranë Shqipëria ka disa fabrika moderne të përpunimit të drithërave. Pavarësisht zërave të papërgjegjshëm që hasen herë pas...