RRETH NESH

Mjedise sportive moderne për fëmijët e Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli” nga Fondacioni Domi

Fondacioni Domi ka sjellë një transformim të rëndësishëm në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë, duke përfunduar rikonstruksionin dhe pajisjen me mjete sportive moderne të palestrës së qendrës. Një hapësirë dikur jo funksionale është kthyer tashmë në një mjedis modern, social dhe argëtues për 37 fëmijët që jetojnë në këtë institucion. Palestra është pajisur me mjete bashkëkohore sportive dhe argëtuese, si dhe me kushte të përshtatshme për ftohje dhe ngrohje, duke krijuar një ambient të sigurt dhe funksional ku fëmijët mund të bëjnë sport, të luajnë dhe të kalojnë kohë cilësore së bashku.

Presidenti i Fondacionit Domi, z. Dervish Domi, gjithashtu edhe President i Atlas Corporation, u shpreh se ky kontribut ka një domethënie të veçantë personale për të. “Jemi shumë të lumtur që kemi mundësi të ndihmojmë vogëlushët e Shtëpisë së Fëmijës ‘Zyber Hallulli’. Unë jam rritur vetë jetim, pa babain. Nëna na rriti e vetme, me shumë vështirësi, gjashtë fëmijë. Ndaj gëzohem shumë që sot mund të ndihmoj sadopak. Nuk do t’i lëmë vetëm këta fëmijë,” tha z. Domi.

Zv. Presidenti i Atlas Corporation, z. Aurel Domi, u shpreh se ky është një ndër aktivitetet sociale të Fondacionit Domi dhe se nisma të tilla do të vijojnë edhe në të ardhmen. “Ky është një ndër aktivitetet sociale të Fondacionit Domi dhe këto punë të mira do të vijojnë. Ne kemi kënaqësi t’i mirëpresim një ditë fëmijët e Shtëpisë së Fëmijës ‘Zyber Hallulli’ në fabrikën e Atlas dhe Ola në Kashar. Duam që ata të vijnë, të argëtohen dhe të mësojnë,” tha z. Aurel Domi.

Drejtoresha e Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli”, znj. Valbona Imeraj, falënderoi Fondacionin Domi për mbështetjen e dhënë. “Falënderojmë nga zemra Fondacionin Domi dhe veçanërisht Presidentin Dervish Domi. Për ne kjo është një ndihmë shumë e madhe. Fëmijët do të kenë mundësi të luajnë dhe të argëtohen në një mjedis modern, me të gjitha kushtet e nevojshme për ftohje, ngrohje dhe aktivitete sportive e argëtuese,” theksoi znj. Imeraj.

Fondacioni Domi është pjesë e Korporatës Atlas, e cila përbëhet nga disa kompani, ndër të cilat Atlas Mills, Ola Foods, Besniku sh.p.k., Atlas Energy, Edil Centro etj. Kompanitë e këtij grupi kontribuojnë së bashku në kuadër të përgjegjësisë sociale, me qëllim mbështetjen e shtresave vulnerabël dhe komuniteteve në nevojë në shoqërinë shqiptare. Kontributi që më parë bëhej në mënyrë direkte nga kompanitë tashmë kanalizohet përmes Fondacionit Domi.

Përmes këtij investimi, Fondacioni Domi synon të krijojë më shumë mundësi për zhvillimin fizik, social dhe emocional të fëmijëve, duke u ofruar atyre një hapësirë më të mirë për lojë, sport dhe ndërveprim.

 

 

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Uncategorized

Ilir Xhani, kur suksesi ne Shqiperi “parafabrikohet” ne Itali

  Shpetim Luku Cdo njeri e ka të pashmangshme që në një periudhë të caktuar kohe, të kthejë kokën pas për të shikuar dhe analizuar rrugën që ka përshkuar. Në varësi të rezultatit e konkluzionit...

2021

Kompania ELKA SA

Xhiro e biznesit 2020: 37.7 milion EURO Ndryshimi në % 20/19: +6.1 Numri i punonjësve: 430 Vendndodhja: Vrisera, Gjirokastër, Kosovë, Maqedoni, Greqi ELKA S.A është një prej kompanive më të mirënjohura në Shqipëri. Prej thuajse...

2022

Kompania Albaelettrica

Xhiro e biznesit 2021: 32 milionë EURO Ndryshimi në % 21/20: +25 Numri i punonjësve: 137 Vendndodhja: Tiranë Albaelettrica, është e specializuar në tregtimin me shumicë e pakicë të mate- rialeve elektrike, civile, industriale, si...