Xhiro e biznesit 2018: 14.5 milionë euro
Ndryshimi në % 18/17: +24
Numri i punonjësve: 281
Vendndodhja: Tiranë

Grupit ekonomik “Geci” me pronar dhe drejtues, biznesmenin e mirënjohur Ram Geci i kanë ecur mbrë punët gjatë 2018. Shifrat që sintetizojnë veprimtarinë ekonomike të një subjekti tregojnë se ky grup ishte një protagonist i sektorëve ku ai e ushtron veprimtarinë e tij: në infrastrukturë dhe hoteleri. Xhiro e realizuar nga Grupi ishte afro 14.5 milionë euro. Mund të mos duket një shifër biznesi që të detyrojë të të lërë me gojë hapur, por e tillë bëhet po qe se ajo krahasohet me veprimtarinë e Grupit, një vit më parë. Sepse rritja është mbi rreth 25 për qind. Me rezultatin e arritur gjatë vitit 2018, sa i takon xhiros, “Geci” rezultoi kompania e 171 më e madhe e Shqipërisë. Por ajo që është më e rëndësishme ka të bëjë me efektivitetin e kompanisë. Sepse në këtë tregues kompania paraqitet akoma më mirë. Janë rreth 284 milionë lekë fitim i siguruar nga ajo, ose një normë fitimi prej 14 për qind, cka e ekspozon aktivitetin e “Geci Group”, të konsoliduar, të balancuar e tepër të formalizuar. Krahasuar me një vit më parë, ky tregues i Geci-t është thuajse i dyfishuar, cka tregon për një përmirësim të efektivitetit të kompanisë.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2019”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Biznesmenet

KLODIAN ALLAJBEU

Drejtor i Pergjithshem i kompanise Univers-Alb (Spitali Amerikan) Të ardhurat bruto 2014: 21 milionë EURO Ndryshimi në % 14/13: +4 Numri i punonjësve: 708 Vendndodhja: Tiranë Në dhjetor 2006 SPITALI AMERIKAN çeli dyert me premtimin...

2018

Kompania Birra “Korça”

Emri i kompanisë: Birra “Korça” Xhiro e biznesit 2017: 6.5 milionë euro Numri i punonjësve: 106 Vendndodhja: Korçë Në sektorin e birrës ka një numur shumë të madh subjektesh me këtë natyrë aktiviteti. Disa janë...

2016

ILIR LINZA

Emri i kompanisë: FPM Tutto Mobili Të ardhurat bruto 2015: 9 milionë EUR Numri i punonjësve: 166 Vendndodhja: Tiranë Egziston një perceptim i përgjithshëm se për biznesin shqiptar tashmë kanë ardhur ditë të vështira. Dhe...