RRETH NESH

Skënder Pashaj

Xhiro e biznesit 2017:  17,4 milion EURO
Ndryshimi % 17/16:   + 27
Numri i punonjësve:  1050
Vendndodhja:  Kamëz Tiranë

Që një kompani të quhet realisht e suksesshme ajo duhet të plotësojë disa kushte. Së pari duhet që në raport me konkurentët e saj të ketë tregues më të avancuar sa i takon volumit të aktivitetit që ka bërë për vitin që shqyrtohet. Së dyti duhet të ketë rentabilitet, pasi është e pakuptueshme që, edhe nëse ke numra që tregojnë volum aktiviteti, sërish ato nuk dëshmojnë gjë, po qe se nuk shoqërohen me fitim. Kushti i tretë është dinamika e aktivitetit. Pra nëse aktiviteti i komanisë ka ardhur në përmirësim nga një vit më parë apo në përkeqësim. E pra, kompania “FITAL” rezulton ta ketë patur vitin 2017, një vit mëse të suksesshëm sepse të treja kushtet që përmendëm më lart përmbushen më së miri. Sa i takon xhiros së biznesit kompania realizoi një volum aktiviteti prej afro 18 milionë eurosh. E krahasuar me vitin paraardhës, aktiviteti i saj shënoi një rritje prej prej afro 25 për qind. Dhe trendi i rritjes, sidomos në këtë ritëm nuk është i zakonshëm në kompanitë shqiptare, sidomos në ato që operojnë në sektorë të vështirë sikurse është prodhimi i produkteve të ndryshme. Kjo e bën vitin e FITAL-it akoma edhe më të suksesshëm. Por ajo që e cimenton përfundimisht këtë konkluzion është fitimi i realizuar nga kompania. Me afro 1.6 milion euro fitim të siguruar gjatë vitit të kaluar, FITAL rezulton si një nga kompanitë e vetme të industrisë së prodhimit të këpucëve që siguron një fitim të pranueshëm dhe të kënaqshëm. Ky tregues është i krahasueshëm edhe me atë të kompanive të tjera sepse jo më kot, FITAL arrin të renditet në vendin e 111 midis kompanive me fitimin më të madh në Shqipëri gjatë vitit të kaluar.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2018”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

2018

Marin Gjonaj

Emri i kompanisë: Gjonaj Group (INFO-Telecom, Profesional Marketing Albania, Digicom, IReplace, Macom, Mactal Corp) Xhiro e Grupit 2017: 210 milionë euro Numri i punonjësve: 1500 Vendndodhja: Tiranë, me degë në Elbasan, Berat, Bukuresht, Prishtinë, Miami,...

Uncategorized

C’të bëj me paratë e mia?!

    Shpëtim Luku Në kasafortat e bankave shqiptarët kanë rreth 10 miliardë euro depozita, por për shumë depozitues ky përfaqëson një stres më vete. Zhvillimet e viteve të fundit kanë treguar se marrëdhënia më...

2019

Luca Busi

Emri i kompanisë: “Coca-Cola Bottling Shqipëria” Sh.p.k. Xhiro e biznesit 2018: 32 milionë EURO Ndryshimi në % 18/17: +9 Numri i punonjësve: 345 Për Drejtuesit e kompanisë “Coca-Cola Bottling Shqipëria” Sh.p.k., çdo vit është një...