RRETH NESH

Vasil Llajo


Emri i kompanisë: Intermedica
Xhiro e biznesit 2021: 17 milionë euro
Numri i punonjësve: 186
Vendndodhja: Tiranë

Një mjek i mirë, kompetent e i përgjegjshëm, i dhimbsur e i kujdesshëm arrin të lërë gjurmë në jetën e individëve pacientë që “takon” gjatë ushtrimit të profesionit të tij. Me sqarimin e diagnozave. Me kurimin e problemeve shëndetësore. Me këshillat e vyera për një jetë të shëndetshme, etj. Mirëpo Dr. Vasil Llajo dëshironte të kishte një rol, një mision më të madh ndihmës në dobi të njerëzve. Dhe për të patur sukses i kishte komponentët më të nevojshëm që nevojiten për të. Kishte ëndërrën, pra, qëllimin për t’iu shërbyer sa më shumë e sa më mirë njerëzve, kishte besimin në vetëvete dhe sigurisht, kishte edhe këmbënguljen e madhe për një punë të palodhur ndër vite. Dhe ja sot “Intermedica” është një realitet i bukur, një realitet i rëndësishëm, një ëndërr e përmbushur e mjekut të njohur Llajo. Përgjatë një rruge 27 vjeçare.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2022”


Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Aktualitet

Ekskluziviteti që kthehet monopol

Ka një dallim thelbësor mes mbrojtjes së markës tregtare dhe mbrojtjes së një pozicioni monopol në treg. E para është e nevojshme për të garantuar identitetin e një produkti dhe për të mbrojtur të drejtat...

Aktualitet

Sigurimet, investim, jo “gjobë”

Landin kisha shumë kohë pa e takuar. Aq kohë, sa ajo ishte e mjaftueshme që secili prej nesh të shikonte tek njëri tjetri gjurmët e kohës që kishte kaluar pa kontakt visual. Megjithatë Landi kishte...

Uncategorized

SHPETIM LUKU/ “Më të Mirët” realizuan 13 miliardë euro xhiro dhe fituan 1.3 miliardë euro

Ja ku erdhi edhe edicioni i 21-të i Botimit Kombëtar “Biznesi Shqiptar: Më të mirët 2024”. Cdo botim i ri është një përforcim edhe më i madh i traditës që ka krijuar tashmë ky botim...