RRETH NESH

NIKOLIN LLESHI

Emri i kompanisë: “Alba Shoes Group”, T.N.A
Të ardhurat bruto 2015: 7.5 milionë EURO
Numri i punonjësve: 1500
Vendndodhja: Lac, Kamëz, Vlorë, Corovodë

Dy kompanitë e mirënjohura në botë, ZARA dhe GEOX një pjesë të produkteve të tyre i prodhojnë në Shqipëri. Bëhet fjalë për këpucët e këtyre markave, për të cilat kompania e mirënjohur shqiptare “Alba Shoes Group” ka marrë porositë, ka lidhur kontrata përkatëse dhe ka fi lluar prej muajsh prodhimin e tyre. Janë dy kontrata për 250 mijë palë këpucë në vit për secilën kompani që “Alba Shoes Group” duhet të përmbushë. Sigurimi i kontratave të tilla është një lajm i mirë për kompaninë sepse i siguron asaj vazhdimësi pune, cka pastaj bën të mundur që vetë kompania të ruajë numrin e punonjësve të saj, duke qenë kështu një ndër punësueset më të mëdhaja në vend. Por më tepër se sa ndikim në aspektin sasior të veprimtarisë, besimi i të mirënjohurave ZARA dhe GEOX karshi kësaj kompanie shqiptare tregon standartin e lartë në të cilin është ngritur veprimtaria e “Alba Shoes Group”. Të jesh partner i kompanive më të mirënjohura në botë nuk është gjë tjetër vecse vulë dhe dëshmi e një kompanie ku punohet me seriozitet, pergjegjshmëri,cilësi, standarte etj.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2016”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

2023

Georgio Batsakis

Drejtor i Përgjithshëm i kompanisë “Alumil Albania” Emri i kompanisë: “Alumil Albania” Xhiro e biznesit 2022: 25 milionë euro Numri i punonjësve: 220 Vendndodhja: Tiranë Nëpërmjet objekteve moderne të prodhimit dhe kontrollit të rreptë të...

2016

SADIK ISMAILAJ

Emri i kompanisë: ALB-STAR Të ardhurat bruto 2015: 45 milionë EURO Numri i punonjësve: 934 Vendndodhja: Fier ALB-STAR Sh.p.k është një kompani lider në Shqipëri, në sektorin e ndërtimit dhe të industrisë. E themeluar në...

2016

KLODIAN ALLAJBEU

Drejtor i Pergjithshem i kompanise Amerikan Hospital Të ardhurat bruto 2015: 23 milionë euro Ndryshimi në % 15/14: +10 Numri i punonjësve: 728 Vendndodhja: Tiranë Në dhjetor 2006 SPITALI AMERIKAN çeli dyert me premtimin ambicioz...