RRETH NESH

SADIK ISMAILAJ

Emri i kompanisë: ALB-STAR
Të ardhurat bruto 2015: 45 milionë EURO
Numri i punonjësve: 934
Vendndodhja: Fier

ALB-STAR Sh.p.k është një kompani lider në Shqipëri, në sektorin e ndërtimit dhe të industrisë. E themeluar në vitin 1995, me më tepër se 20 vite eksperiencë, ALB-STAR tashmë është një nga kompanitë më të mëdha që kanë aktivitet në Shqipëri, e cila ofron një gamë të gjerë shërbimesh inxhinierike si: sisteme ujësjellësi dhe kanalizimesh, impiante trajtimi të ujërave të ndotura dhe ujit të pijshëm, ndërtime dhe mirëmbajtje rrugësh, ndërtime gropash ekologjike, punime metalike dhe teknologjike për industrinë e naftës, sisteme monitorimi dhe kontrolli, punime elektro-mekanike, ndërtime civile dhe industriale, rezervuare dhe struktura metalike, tubacione dhe rakorderi çeliku, si dhe punime speciale si në mikrotunelime, në gjeoteknikë, saldime gjeomembrane. Prej kohësh ALB-STAR Sh.p.k është e pranishme në Kosovë dhe Malin e Zi në zbatimin e disa projekteve në sistemin e ujësjellës kanalizimeve. Të gjitha projektet por edhe menaxhimi i Grupit ALB-STAR në tërësi bazohet në standarte dhe praktika të cilësisë së lartë si ISO 9001, Menaxhimi i Sigurisë në Punë OHSAS 18001, …

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2016”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

2019

Samir Mane

Emri i kompanisë: Balfin Group Xhiro e biznesit 2018: 300 milionë euro Numri i punonjësve: 3000 Vendndodhja: Tiranë Eka patur dhe e ka idhull e model frymëzimi, por tashmë ai fare mirë mund të konsiderohet...

Uncategorized

Biznesmeni tregon mashtrimin ndaj qytetarëve krutanë

  Nikolin Lleshi është një biznesmen i mirënjohur në sektorin e prodhimit të këpucëve, kompanitë e të cilit arrijnë të punësojnë mbi 1200 vetë. E ka nisur këtë biznes herët, duke qenë ndër të parët...

Biznesmenet

SHEFQET KASTRATI

  President i Kastrati Group Të ardhurat bruto 2014: 480 milionë EURO Ndryshimi në % 14/13: +8 Numri i punonjësve: 533 Vendndodhja: Durrës Cilido që ka shqyrtuar e mbikqyrur në vazh- dimësi tregun e hidrokarbureve...