RRETH NESH

ADAMANTIOS FRANTZIS

Emri i kompanisë: ANTEA Cement
Të ardhurat bruto 2015: 41.6 milionë EURO
Numri i punonjësve: 209
Vendndodhja: Krujë

ANTEA Cement sh.a. është më i madhi investim i tipit “greenfi eld” në Shqipëri, vlera e përgjithshme e të cilit kapërcen 200 milionë euro si një nga kompanitë më të mëdha industriale që operon në Shqipëri. Investimi është bërë bashkarisht nga Titan Group, një kompani shumëkombëshe greke e çimentos, Korporata Ndërkombëtare e Financave (KNF) – organizatë e Bankës Botërore kjo – si dhe Banka Europiane pr Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh). Titan Group, kompania amë e Antea Cement J.S.C., është kompani e materialit ndërtimor të integruar vertikalisht, e themeluar më 1902 në Greqi, me 13 fabrika dhe me operacione të shtuara që shënojnë të ardhura prej 1.1 miliardë eurosh si dhe 25 milionë tonë të kapacitetit prodhues në disa rajone si Europa Juglindore (Shqipëri, Bullgari, Greqi, Kosovë, Maqedoni dhe Serbi), Egjipt, Turqi dhe ShBA. Fabrika e çimentos ka kapacitetin prej 1.5 milion tonësh të çimentos. Ngadalësimi i veprimtarisë ndërtuese për ndërtim privat si pallate dhe ndërtesa komerciale, por edhe për projekte infrastrukturore, e ka ulur dukshëm kërkesën për çimento në vend.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2016”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Uncategorized

Magjistari i fitimit

  Shpetim Luku E ka patur dhe e ka idhull e model frymëzimi, por tashmë ai fare mirë mund të konsiderohet si një Warren Buffet shqiptar. Është një investitor i fuqishëm, është një folës i...

Uncategorized

Kush tha që privati menaxhon më mirë se shteti?!

  Disa shembuj që tregojnë se nëse privatizimi bëhet mbi kritere korruptive, atëhere ndërmarrja publike e privatizuar del nga rrethi i ekonomisë formale dhe përfundon në keqmenaxhim dhe informalitet Shpëtim Luku   Kush menaxhon më...

2016

ADRIAN ÇELA

Administrator i Përgjithshëm i OSHEE-së Të ardhurat bruto 2015: 365 milionë EURO Ndryshimi në % 15/14: +8 Numri i punonjësve: 6002 Vendndodhja: Tiranë Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) është nga të rrallat raste,...