RRETH NESH

ROLAND HYSA

President i kompanisë “Miell Tirana”
Emri i kompanisë: Miell Tirana
Të ardhurat bruto 2015: 15 milionë EURO
Numri i punonjësve: 102
Vendndodhja: Tiranë

Kompania e fabrikimit të drithërave, “Miell Tirana” regjistroi gjatë vitit 2015 një aktivitet thuajse të ngjashëm me një vit më parë. Realizoi një volum aktiviteti në nivelin e 15 milionë eurove, thuajse aq sa ishte ky aktivitet edhe në vitin 2014. Megjithatë pavarësisht “statusquosë” sasiore, prapë se prapë “Miell Tirana” mbetet një nga kompanitë më të mira shqiptare. Dhe kjo për mjaft arsye. Së pari sepse kemi të bëjmë me një biznes prodhues. E kemi thënë edhe herë të tjera që natyra e një biznesi është shumë domethënëse. Të merresh me biznes prodhues do të thotë të veprosh sipas parimit: shumë punë e shumë halle. Të merresh me biznes prodhues, të durosh problematikën që ajo shfaq në mënyrë permanente, do të thotë të evidentohesh si një njeri punëtor, i përgatitur për të përballuar garën afatgjatë të biznesit. Të merresh me prodhimin e asortimentit më të rëndësishëm të njerëzve, bukën e përditshme të tyre, do të thotë të jesh njeri i përgjegjshëm, detyra e të cilit është më tepër se sa të fi tojë para.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2016”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

2020

Luciano Cirillo

Emri i kompanisë: Uji i Ftohtë Tepelenë Xhiro e biznesit 2019: 10.5 milionë euro Ndryshimi në % 19/18: +13 Numri i punonjësve: 73 Vendndodhja: Tepelenë Një nga ligjet kryesore të marketingut është të qënit i...

2020

Kompania “Alba Cosmetic 2014”

Emri i kompanisë: “Alba Cosmetic 2014” Xhiro e biznesit 2019: 6 milionë euro Numri i punonjësve: 25 Vendndodhja: Durrës Biznesi shqiptar sot, pas 30 viteve ushtrim aktiviteti e protagonizmi paraqitet si nje realitet i konsoliduar....

Uncategorized

Të jetosh përtej mundësive të tua!

Të jetosh përtej mundësive të tua! Vite më parë, kur u ndërtua kompleksi turistik “Laguna”, në Malin e Robit, shitjet e apartamenteve apo ambienteve të tjera në të u bënë në kohë rekord. Për vështirësi...