RRETH NESH

KOMPANIA GLOBUS TRAVEL

Emri i kompanisë: Globus Travel
Të ardhurat bruto 2015: 15.7 milionë EURO
Numri i punonjësve: 15
Vendndodhja: Tiranë

Në Shqipëri ka një numur tepër të madh të kompanive apo sic thuhet zakonisht të agjencive turistike. Natyrisht, masivizimi i një biznesi të tillë e ka një shpjegim. I dalë nga një izolim 50 vjecar, pa asnjë kontakt me botën, pa asnjë lidhje me të, i ardhur nga një sistem, ku dalja jashtë shtetit ishte e pamundur për shumëkënd dhe privilegj për pak vetë, shqiptari pas viteve 90 ishte i etur për të fi tuar kohën e humbur. Donte të shfrytëzonte fi toren më të madhe të tij, lëvizjen e lirë. Dëshironte të konktaktonte me atë që me aq forcë e kishin privuar, me botën e qytetëruar, vendet e bukura e të zhvilluara, kulturat e tjera. Nga ana tjetër, emigracioni i fuqishëm shqiptar ka krijuar një kontigjent të madh njerëzish në lëvizje. Ndërkohë që edhe vetë Shqipëria ishte një vend kurioz për tu vizituar nga të huajt, fi llimisht me etiketën e një vendi “ish-komunist, i izoluar dhe i mbështetur në forcat e tij”, por edhe një vend i bukur e i paeksploruar Megjithatë, edhe pse ka shumë kompani e agjensi, edhe pse ka shumë operatorë tregu, sërish edhe ky treg ka të dalluarit e tij. Dhe për vitin 2015, ajo që e ka fi tuar këtë betejë në raport me analogët e saj është Globus Travel.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2016”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Uncategorized

Astrit Isa dhe Luan Larti, një binom i shkëlqyer aksionerësh

Edhe pse me njëfarë rënie krahasuar me një vit më parë, sërish, 52 milionë euro aktivitet,  realizuar nga kompania Larti, gjatë vitit 2023, mjaftuan që dy pronarët e saj, Astrit Isa dhe Luan Larti të...

Uncategorized

Kur sulmohet biznesi i ndershëm

  Shpëtim Luku Ka disa kohë kur ndonjë media, portale apo edhe individë të ndryshëm nëpërmjet profileve të tyre në fb kanë vënë në focus të sulmeve të tyre kompani të mirënjohura në vendin tonë....

2016

KOMPANIA TOP CHANNEL

Të ardhurat bruto 2015: 13.5 milionë euro Ndryshimi në % 15/14: +15 Numri i punonjësve: 600 Vendndodhja: Tiranë Shumë vite më parë, kur fi lloi procesi i dhënies së licencave kombëtare e locale për transmetime...