RRETH NESH

ALBAN JAHO

Drejtor i Përgjithshëm i kompanisë “DIGITALB”
Të ardhurat bruto 2015: 59 milionë euro
Ndryshimi në % 15/14: +65
Numri i punonjësve: 290
Vendndodhja: Tiranë

Digitalb njihet si kompania e cila revolucionarizoi tregun e transmetimit TV në Shqipëri. Duke përqafuar teknologjinë më në avanguardë dhe falë strategjive marketing inovative, Digitalb është krijuesi i një industrie të re televizive, atë të televizionit me pagesë “Multi Channel”. Në 10 vjet, Digitalb ka bërë një histori te madhe suksesi dhe mbetet edhe sot operatori më i madh dhe më i suksesshëm në Shqiperi ne tregun e televizionit me pagesë. Historia fi lloi ne Vitin 2004, kur themeluesi vizionar Dritan Hoxha me një staf të talentuar projektoi Platformen Tv Digitale si një strukturë televizive me teknologjinë më të avancuar të kohës dhe programin më të përzgjedhur e të shumëllojshëm. Digitalb u rrit me shumë shpejtesi, Brenda pak vitesh, transformoi mënyrën se si Shqiptarët shohin dhe përdorin televizorin e tyre, Kompania është sot një “asset” qe i përket te gjithë Shqiptarëve, shtëpia më e madhe mediatike shqiptare me rreth 400.000 abonentë familje, me nje potencial shikuesish mbi 1 milion individe.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2016”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

2018

Arben Ndreka

Emri i kompanisë: “LUFRA” sh.p.k Xhiro e biznesit 2017: 7,5 milionë euro Numri i punonjësve: 218 Vendndodhja: Lushnje Gjatë vitit 2017, kompania e prodhimit të produkteve blegtorale “LUFRA” festoi 25 vjetorin e saj. Eshte një...

2018

Faik Curri

Xhiro e biznesit 2017: 12 milion EURO Ndryshimi në % 17/16: + 30 Numri i punonjësve: 180 Vendndodhja: Tiranë Në sektorin e ndërtimit të vepravë të ndryshme dhe punimeve në infrastrukturë egzistojnë një numër i...

2018

Kompania Birra “Korça”

Emri i kompanisë: Birra “Korça” Xhiro e biznesit 2017: 6.5 milionë euro Numri i punonjësve: 106 Vendndodhja: Korçë Në sektorin e birrës ka një numur shumë të madh subjektesh me këtë natyrë aktiviteti. Disa janë...