RRETH NESH

Kompania “DOKO” fiton një tender të rëndësishëm në Rumani

 

Viti 2017 u mbyll, por kompania shqiptare “DOKO” mori në  fund te tij një njoftim tejet të rëndësishëm për veprimtarinë e saj. Ajo është shpallur fituese e një tenderi ndërkombëtar të zhvilluar në Rumani për realizimin e një projekti për ndërtimin e një linje të transmetimit të energjise në Ballkan.  Tenderi është në vlerën e dhjetra milionë eurove dhe përfshin ndërtimin e një linje transmetimi të përbërë nga rreth 600-700 shtylla të tensionit të lartë. Në këtë mënyrë, “DOKO” rreshtohet në gjirin e atyre pak kompanive shqiptare, të cilat tashmë kanë bërë të mundur  që të provojnë aftësitë e tyre edhe në tregun ndërkombëtar.

Në fakt, “DOKO” ka në curricullumin e saj si kompani një sërë projektesh të realizuara në sistemin energjitik, sepse ajo është një kompani e specializuar në këtë sektor. Por rrallë herë ka patur fatin deri më tash për të qenë fituese e drejtpërdrejtë e një tenderi  si ai i Rumanisë. Kjo do të thotë se kompania jo vetëm që ka hyrë në një stad të ri të veprimtarisë, por ka përforcuar edhe perspektivën e saj.

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

2023

Agro Blend Group

Xhiro e biznesit 2022: 75 milion EURO Ndryshimi në % 22/21: +27 Numri i punonjësve: 302 Vendndodhja: Tiranë Në realitetin shqiptar ka jo pak biznese që janë zhvilluar në atë formë dhe në ato përmasa...

Aktualitet

Kujdes, është koha të mendojmë për pensionin.

  Intervali kohor 1997–2008 më gjeti duke punuar si gazetar në disa gazeta të pavarura të kohës, të cilat ishin themeluar ose financoheshin nga biznesmenë. Një nga temat me të cilat nuk “ngopesha” kurrë së...

Uncategorized

SHPETIM LUKU/ Së shpejti AIWAYS U6, “Tesla e Mynihut”

Pasi arriti të fusë në tregun shqiptar Aiwais U 5, kompania e mirënjohur e tregtimit të automjeteve “Classic Tirana” është në pritje edhe të sasive të para të Aiways U6, duke zgjeruar në këtë...