RRETH NESH

Viti 2017, si u nda “pica” e sigurimeve?

 

Në buletinin që Autoriteti i Mbikqyrëes Financiare boton ne mënyrë periodike rreth ecurisë së tregut të sigurimeve përdoret për ilustrim një figurë në formë rrethi për të treguar ndarjen e tregut. Përfytyrimi i parë që të vjen ndër mend me këtë mënyrë ilustrimi është ai i një pice familjare që ndahet në 8 pjesë. Dhe pyetja e natyrshme që lind në një situatë të tillë është se si u nda “pica” e sigurimeve ndër 8 operatorët e tregut për vitin që sapo është mbyllur?

I gjithë tregu i sigurimeve rezultoi me rreth 16 miliardë lekë, me një rritje prej rreth 5 për qind krahasuar me një vit më parë. 92 për qind e kësaj shume ishte sigurimi jo Jetë, kurse 8 për qind sigurimi i Jetës. Sa i takon siurimit Jo-Jetë që është edhe pjesa dërrmuese, kompanitë duken se kanë ruajtur në mënyrë fanatike renditjen e vitit paraardhës, por afërsisht edhe pjesët e tregut. Kështu, Sigal Uniqa Group Austria vazhdon të kryesojë tregun rreth 26.31 për qind të tregut të sigurimit Jo-Jetë. Mirëpo duke qenë se kjo kompani e ka aktivitetin sigurues të gjërë, duke qenë lider edhe në fushën e sigurimit të Jetës, del se përqindja që zotëron kjo kompani në totalin e tregut Jetë dhe Jo-Jetë është rreth 30 për qind. Me pas vijnë Eurosig,Sigma InteralbanianViena Insurance Group, Albsig, Intersig,Insig, Ansig për ta mbyllur me Atlantik. Edhe përqindjet janë aty aty me një vit më parë.

Po dëmet e paguara?

Edhe dinamika e dëmeve paraqet rritje krahasuar me një vit me parë. Janë paguar gjithsej 4.5 miliardë lekë dëme, nga 4 miliardë që janë paguar një vit më parë ose 11 për qind më shumë. Edhe këtu lider është Sigal Uniqa Group Austria me afro 28 për qind të totalit të dëmeve  Jo Jetë të paguara. Kjo kompani, së bashku me Intersig dhe Eurosig e kanë rritjen e masës së dëmeve të paguara shumë më të lartë se sa mesatarja si sector. Sigal ka një rritje të dëmeve të paguara prej 32 për qind, Intersig 45 për qind, kurse Eurosig 23 për qind. Më “fatlum” duket se kanë qenë tre kompani të tjera si SIGMA, e cila ka paguar 22 për qind më pak dëme, Atlantik dhe Albsig që kanë paguar thuajse sa një vit më parë.

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

2023

Nadir Causholli

President i kompanisë CFO Pharma Emri i kompanisë: CFO Pharma Xhiro e biznesit 2022: 60 milionë euro Numri i punonjësve: 300 Vendndodhja: Tiranë Kur Nadir Causholli themeloi kompaninë CFO Pharma, shumë të pakët mund të...

Uncategorized

Suksesi nuk sigurohet vetëm me pallate e kulla

Prej 3 ditësh ka hapur dyert spitali i ri veterinar i Tiranës. Vetëm tani mund të themi që katërputroshët, por edhe kafshë të tjera kanë në dispozicionin e tyre një spital modern, të pajisur mirë...

Uncategorized

Biznesi shqiptar gjatë një viti

    Shpetim Luku Të nderuar lexues! Po ju sjellim për të 13-in vit me radhë Botimin Kombëtar: ”Biznesi Shqiptar: Më të Mirët 2016”. Pra u bënë 13 vite që komunikojmë së bashku rreth biznesit...