RRETH NESH

Nadir Causholli


President i kompanisë CFO Pharma

Emri i kompanisë: CFO Pharma

Xhiro e biznesit 2022: 60 milionë euro

Numri i punonjësve: 300

Vendndodhja: Tiranë

Kur Nadir Causholli themeloi kompaninë CFO Pharma, shumë të pakët mund të jenë ata që kanë parashikuar se ajo do të ishte lider në tregun farmaceutik. Kjo për arsyen e thjeshtë se në vitin 2003,kyr lindi CFO Pharma, në tregun farmaceutik kishte disa kompani të konsoliduara, me aktivitet të nisur më parë se sa ajo. Por ja që hierarkia në tregje nuk është e “ngrirë” njëherë e përgjithmonë. Pasi nëse ky do të ishte një rregull apo ligj i pashkruar atëhere nuk do të lindnin kurrë kompani e subjekte të reja. CFO Pharma tregoi se kur punohet me strategji e qartësi, me vullnet e përkushtim për arritjen e objektivave, merr edhe shpërblimin përkatës. Prej vitesh CFO Pharma është kompani lider në tregun farmaceutik shqiptar. Që nga viti i themelimit e deri më sot ajo ka njohur vetëm rritje dhe zgjerim. Fokusi i kompanisë është regjistrimi, importimi, shperndarja, shitja,marketing, promovimi dhe eksportimi i produkteve farmaceutike, pajisjeve medicinale dhe shtesave ushqimore.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2023”


Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

2023

Erdal Demir

Administrator i kompanisë “KURUM INTERNATIONAL” Xhiro e biznesit 2022: 404 milion EUR Ndryshimi në % 22/21: +15 Numri i punonjësve: 770 Vendndodhja: Elbasan Ajo cfarë ndodhi gjatë vitit 2022, ishte e pazakontë. Agresioni i Rusisë...

Aktualitet, Blog

Si ndërtoi Edmond Shahini liderin absolut të tregut të makinave në Shqipëri?

Rreth 20 vite më parë, Edmond Shahini mori një vendim që do të ndryshonte rrënjësisht jetën e tij: ai la Italinë, ku kishte emigruar, dhe vendosi të rikthehej në Shqipëri. Nuk ishte një kthim i...

Uncategorized

Të punosh për ZARA-n dhe GEOX-in

    Dy kompanitë e mirënjohura në botë, ZARA dhe GEOX një pjesë të produkteve të tyre i prodhojnë në Shqipëri. Bëhet fjalë për këpucët e këtyre markave, për të cilat kompania e mirënjohur shqiptare...