RRETH NESH

Të punosh për ZARA-n dhe GEOX-in

 

 

Dy kompanitë e mirënjohura në botë, ZARA dhe GEOX një pjesë të produkteve të tyre i prodhojnë në Shqipëri. Bëhet fjalë për këpucët e këtyre markave, për të cilat kompania e mirënjohur shqiptare Alba Shoes Group ka marrë porositë, ka lidhur kontrata përkatëse dhe ka filluar prej muajsh prodhimin e tyre. Janë dy kontrata për 250 mijë palë këpucë në vit për secilën kompani që Alba Shoes Group duhet të përmbushë. Sigurimi i kontrtave të tilla është një lajm i mirë për kompaninë sepse i siguron asaj vazhdimësi pune, cka pastaj bën të mundur që vetë kompania të ruajë numrin e punonjësve të saj, duke qenë kështu një ndër punësueset më të mëdhaja në vend. Por më tepër se sa ndikim në aspektin sasior të veprimtarisë, besimi i të mirënjohurave ZARA dhe GEOX karshi kësaj kompanie shqiptare tregon standartin e lartë në të cilin është ngritur veprimtaria e Alba Shoes Group. Të jesh partner i kompanive më të mirënjohura në botë nuk është gjë tjetër vecse vulë dhe dëshmi e një kompanie ku punohet me seriozitet, pergjegjshmëri,cilësi, standarte etj.

 

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Ermal Beqiri duke ndarë vizionin e tij mbi investimin në njerëz

Uncategorized

“Ermal Beqiri: Njerëzit Janë Zemra e Çdo Produkti të Suksesshëm”

Ermal Beqiri duke ndarë vizionin e tij mbi investimin në njerëz...

Uncategorized

Autokritika e RTSH-së për “mashtrimin e shekullit”

    Shpëtim Luku   Para pak kohësh në ekranin e RTSH-së u shfaq filmi televiziv “Rrokullisje”, prodhim i këtij televizioni. Me ide dhe skenar të Leka Bungos, ky film trajtonte një nga skandalet më...

2020

Helidon Rruga

Emri i kompanisë: Koral Fish Xhiro e biznesit 2019: 21 milionë EURO Ndryshimi në % 19/18: 13% Numri i punonjësve: 500 Vendndodhja: Durrës Sikur Helidon Rruga do të dekurajohej nga ato cfarë flisnin nën zë...