RRETH NESH

Achileos Kanaris

Emri i kompanisë:  Vodafonë Albania
Xhiro e biznesit 2017:  130 milion
EURO Numri i punonjësve:  408
Vendndodhja:  Tiranë

Nga ajo cfarë kemi studiuar përgjatë historisë 15 vjecare të Botimit Kombëtar: “Biznesi shqiptar: Më të Mirët”  një nga problemet e mëdha të biznesit është struktura e tij. Në listën e kompanive më të mëdha të vendit apo të atyre me fi timin më të madh bëjnë pjesë kryesisht kompani nga sektori i tregtimit të karburanteve, i ndërtimit dhe i punimeve në infrastrukturë, nga sektori i basteve, nga farmaceutika apo koncensione të ndryshme. Akoma edhe më keq paraqitet struktura mes kompanive të vogla dhe atyre të mëdha, ku këto të fundit janë në një masë tejet modeste, krahasuar me ndërmarrjet e vogla apo relativisht të vogla. Por nëse duam të kuptojmë se si mund të ishte zhvilluar më mirë Shqipëria mjafton ti hedhim një sy fushës së telekomunikacioneve. Edhe pse me një operator tashmë të dalë jashtë tregut, sërish telekomunikacionet janë sektori, ndoshta i vetëm, ku Shqipëria matet me Europën. Sepse sipas Organizatës Ndërkombëtare të Telekomunikacioneve Shqipëria renditet ndër tregjet më të avancuara mobile në nivel global. Edhe OOKLA, gjigandi botëror i testimit të shpejtësisë e rendit Shqipërinë në vendin e 25, ndër 130 kompani në botë sa i takon shpejtësisë së internetit. Kjo është meritë e të gjitha kompanive që operojnë në telekomunikacione, por në mënyrë të vecantë e liderit të kësaj fushë, Vodafonë Albania. Rreth 1.4 milionë abonentë shqiptarë kanë zgjedhur ti besojnë kësaj kompani duke sjellë si rezultat që për vitin 2017 Vodafonë Albania të ketë një xhiro biznesi prej afro 17 miliardë lekësh dhe një fi tim prej rreth 1 miliardë lekësh. Sa i takon komponentit të parë, pra xhiros, Vodafonë Albania paraqitet si kompania numur 9 më e madhe e Shqipërisë, kurse sa i takon fi timit si kompani numer 17. Është e qartë pra që kemi të bëjmë me një performancë tepër të suksesshme të saj, një performancë lideri që vazhdon prej vitesh, ndonëse konkurenca në sektor është e ashpër. Por gjithashtu është edhe e qartë arsyeja apo arsyet pse klientët vazhdojnë ti besojnë kaq shumë kësaj korporate.. Që kur ka hyrë në treg, në vitin 2001, Vodafonë Albania është karakterizuar nga investimet e vazhdueshme e sistematike. Janë mbi 1.4 miliardë euro investime në total të kryera nga kjo kompani, investime këto që kanë shkuar për infrastrukturën e rrjetit, kanalet e shpërndarjes etj. Vetëm në vitin 2017, sasia e investimeve të realizuarajka qenë rreth 70 milionë euro.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2018”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Uncategorized

Kurum rifiton shkëlqimin

  Shpetim Luku Rasti i kompanisë Kurum International është unik në realitetin e biznesit shqiptar. Jo më tepër sa i takon natyrës së aktivitetit në fushën e metalurgjisë, se sa ajo cfarë ngjau me këtë...

Uncategorized

Kompania “DOKO” fiton një tender të rëndësishëm në Rumani

  Viti 2017 u mbyll, por kompania shqiptare “DOKO” mori në fund te tij një njoftim tejet të rëndësishëm për veprimtarinë e saj. Ajo është shpallur fituese e një tenderi ndërkombëtar të zhvilluar në Rumani...

Uncategorized

Rrugëtimi i suksesshëm i Eridan Skanës në biznesin francez

    Eridan Skana inaguroi pak kohë më parë një ambient të ri prej 7000 metrash katrorë pranë Besançon-it për kompaninë e tij ”Bourgogne Franche-Comté Signalaux”, e cila prodhon sinjalistikën rrugore për autoritetet lokale, kompanitë...