Xhiro e biznesit 2017: 17,4 milion EURO
Ndryshimi në % 17/16: + 27
Numri i punonjësve: 1050
Vendndodhja: Kamëz Tiranë
Që një kompani të quhet realisht e suksesshme ajo duhet të plotësojë disa kushte. Së pari duhet që në raport me konkurentët e saj të ketë tregues më të avancuar sa i takon volumit të aktivitetit që ka bërë për vitin që shqyrtohet. Së dyti duhet të ketë rentabilitet, pasi është e pakuptueshme që, edhe nëse ke numra që tregojnë volum aktiviteti, sërish ato nuk dëshmojnë gjë, po qe se nuk shoqërohen me fitim. Kushti i tretë është dinamika e aktivitetit. Pra nëse aktiviteti i komanisë ka ardhur në përmirësim nga një vit më parë apo në përkeqësim. E pra, kompania “FITAL” rezulton ta ketë patur vitin 2017, një vit mëse të suksesshëm sepse të treja kushtet që përmendëm më lart përmbushen më së miri. Sa i takon xhiros së biznesit kompania realizoi një volum aktiviteti prej afro 18 milionë eurosh. E krahasuar me vitin paraardhës, aktiviteti i saj shënoi një rritje prej prej afro 25 për qind. Dhe trendi i rritjes, sidomos në këtë ritëm nuk është i zakonshëm në kompanitë shqiptare, sidomos në ato që operojnë në sektorë të vështirë sikurse është prodhimi i produkteve të ndryshme. Kjo e bën vitin e FITAL-it akoma edhe më të suksesshëm. Por ajo që e cimenton përfundimisht këtë konkluzion është fitimi i realizuar nga kompania. Me afro 1.6 milion euro fitim të siguruar gjatë vitit të kaluar, FITAL rezulton si një nga kompanitë e vetme të industrisë së prodhimit të këpucëve që siguron një fitim të pranueshëm dhe të kënaqshëm. Ky tregues është i krahasueshëm edhe me atë të kompanive të tjera sepse jo më kot, FITAL arrin të renditet në vendin e 111 midis kompanive me fitimin më të madh në Shqipëri gjatë vitit të kaluar.
Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2018”