Emri i kompanisë: TEUTA DURRES
Të ardhurat bruto 2017: 16 milionë EURO
Numri i punonjësve: 130
Vendndodhja: Durrës
E themeluar në vitin 1994, shoqëria “Teuta Durrës”, operon në dy sektorë kryesor: paketimin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore. Aktiviteti i saj që në fillim ka qenë i fokusuar në fushën e import-eksportit, prodhimit dhe shpërndarjes së artikujve ushqimor, me bazë si orizi, sheqeri, mielli, fasule, niseshte, vaj i lulediellit,etj. Ne fi llimet e viteve 90 per shkak te ndryshimeve ekonomike te kesaj periudhe shume ndermarje nuk i rezistuan dot situatave te reja te tregut , por fale drejtimit me integritet profesional nga ana e Eleni Babameto ne pozicionin e specialistes kimiste menaxhimi i punes vazhdonte normalisht. Udhehequr nga keto synime tashme drejtimi i kesaj kompanie private ishte besur Eleni Babameto nga investitoret e huaj. Me shume perpjekje dhe aftesi drejtuese Eleni arriti qe te rriste aksionet e saj gradualisht nga 10% fillestare deri 100% duke filluar nga viti 2009. Sot shoqeria TEUTA DURRES eshte 100% nje kompani shqiptare me te vetmit aksionere bashkeshortet Babameto me dy djemte e tyre. Aktiviteti i kesaj shoqerie eshte nje vazhdim i natyrshem duke mbetur gjithnje ne fushen e industrise se paketimeve ushqimore. Sigurisht historia e kesaj firme eshte nje histori suksesi, por a mund te arrihet lehtesisht kjo? Duhet te nderthuren disa faktore por kryesore jane aftesite, pasioni dhe puna. E nisur nga nga ky mison inxhinierja kimiste do te ndiqte rrugen e saj pikerisht ne ate sektor ku kishte punuar qe nga mbarimi i shkolle, ne industrine ushqimore.
Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2018”