RRETH NESH

“Albanian Motor Company” merr edhe Hyundai-n

 

Shpetim Luku

Kompania e tregtimit të makinave, “Albanian Motor Company”, e cila prej 15 vitesh merret me shitjen dhe servisin e Fordit në Shqipëri, e mbylli vitin 2019 me një rezultat fantastic. Arriti në nivelin e afro 14 milionë eurove xhiro biznesi, cka shënon një rezultat historik për kompaninë. Ndërkohë që vitin 2020 e filloi sërish me një eveniment të rëndësishëm për të. Sepse, tashmë, krahas Fordit dhe Ssang Yong-ut, kjo kompani ka fituar të drejtën të “kujdeset” edhe për markën Hyundai. Dje ishte edhe eventi zyrtar i kompanisë, gjatë të cilit u promovua zyrtarisht kjo risi në jetën e kompanisë, cka e bën  “Albanian Motor Company”, tashmë një kompani, së cilës i forcohet akoma më shumë perspektiva dhe protagonizmi në tregun e shitjes së makinave të reja. Jo se ajo nuk ka qene e tillë përgjatë 15 viteve, përkundrazi, nëpërmjet një pune këmbëngulëse të stafit të saj marka Ford ka qenë ndër më të shiturat në tregun shqiptar. Por duke i bashkëngjitur veprimtarisë së saj edhe një marke të  njohur, sikurse eshtë Hyundai, shanset janë që Albanian Motor Company të ngjitet në majë të tregut automotive në Shqipëri.

Për hir të së vërtetës, Hyundai nuk është një markë e panjohur në Shqipëri, që po hyn dhe po fillon tregtohet për herë të parë në Shqipëri.  Ajo e ka një histori në tregun shqiptar dhe natyrisht është një histori suksesi nën menaxhimin e kompanisë tjetër të spikatur të këtij tregu, “Hyundai Auto Albania”. Mirëpo, suprizat nuk kanë munguar asnjëherë në këtë lloj tregu, pasi ai ka qenë në proces të vazhdueshëm ndryshimi dhe ristrukturimi. Psh Mercedes Benz, dikur menaxhohej nga Auto Star Albania në pronësi të biznesmenit Basri Rruka, ndërsa tani është pronë e Kastrati Group. Marka e mirënjohur japoneze, Toyota, dikur tregtohej nga Toyota Tirana, kurse tani nga një kompani tjetër shqiptare. Marka e mirënjohur italiane, Fiat, dikur ishte nën menaxhimin e kompanisë Anas, në pronësi të biznesmenit Ferdinand Ibrahimi, por kjo përfaqësi iu hoq për mungesë rezultatesh dhe iu dha një kompani tjetër shqiptare. Fat të njëjtë pati edhe BMW, e cila kaloi nën pronësinë e një grupi kroat dhe tashmë do të tregtohet prej kompanisë GTA Albania.

Në përgjithësi, ndryshimet kanë ardhur si rrjedhojë e menaxhimit të dobët dhe e pakënaqësisë së kompnive mëma që kanë dhënë përfaqësinë, kundrejt partnerëve të tyre në Shqipëri. Përjashtim bën vetëm Hyundai, i cili , në tregun shqiptar ka qenë një histori suksesi për ato vite që ishte nën “juridiksionin” e Hyundai Auto Albania. Në këtë kuptim, për “Albanian Motor Company”, marrja edhe e Hyundai-t është një gjë pozitive, jo vetëm prej reputacionit të brandit, por edhe si trashëgim i një emri të mirë që ka krijuar kjo markë në tregun shqiptar përgjatë shumë viteve. Eshte nje gje pozitive te jesh partner edhe i nje kompanie te mirenjohur nderkombetare, e cila eshte ne top 5 kompanite me te medha automotive ne bote.

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

2019

Adrian Bardhi

Xhiro e biznesit 2018: 6 milionë euro Ndryshimi në % 18/17: +28 Numri i punonjësve: 130 Vendndodhja: Durrës Kushdo që ulet në një lokal porosia e parë që i vjen ndërmend të bëjë është një...

Uncategorized

Miss Fake News

Miss Fake News Pedagogët e Gazetarisë në përgjithësi e veçanërisht ata që japin raportimin e lajmit kanë pak kohë që fërkojnë duart nga kënaqësia. Sepse tashmë nuk iu duhet të qëmtojnë nëpër libra të ndryshëm,...

2016

KOMPANIA GSA

Emri i kompanisë: GSA Të ardhurat bruto 2015: 54 milionë EURO Numri i punonjësve: – Vendndodhja: Tiranë Shqiperia është një vend me defi cit energjitik. Mos ndërtimi i veprave të reja energjitike nga njëra anë...