Emri i kompanisë: Miell Tirana
Xhiro e aktivitetit 2017: 14 milionë euro
Numri i punonjësve: 106
Vendndodhja: Tiranë
Sektori i fabrikimit të drithërave është një biznes, madhësia e të cilit varet shumë nga ecuria e lëndës së parë në bursë. Pra të bësh dinamikën e biznesit të një kompanie nga njëri vit në tjetrin, edhe po qe se aktiviteti ka ardhur në uljë, sërish kjo nuk do të thotë gjë. Kjo nuk flet për përkeqesim performance, pasi nëse kompania arrin të kapë grurin me cmim të ulët, edhe aktiviteti në total do të dalë më i ulët, ndonëse kompania mund të ketë përpunuar më shumë grurë e prodhuar më shumë prodhime brumi. Por ajo që është e rëndë- sishme është krahasimi “brenda llojit”. Nga të gjitha kompanitë e fabrikimit të drithërave, ajo që ka patur statusin e liderit edhe për vitin 2017 është shoqëria anonime “Miell Tirana”. Me afro 1.8 miliardë aktivitet kjo kompani renditet e para në sektorin e saj, ndonëse aktiviteti i saj ka shënuar pak ulje në krahasim me një vit më parë. Por kjo pak rëndësi ka, kur edhe konkurentet e saj kanë patur rënie, cka nuk i ka cënuar kësaj kompanie rolin e liderit të sektorit. Kurse sa i takon renditjes ndër kompanitë më të mëdha të vendit, shoqëria anonime “Miell Tirana” renditet në vendin e 175. Sigurisht, të ruash performancën e kompanisë, të mbash të paprekur kurorën e fitimtarit të garës është një punë tejet e vështirë. Pasi bëhet fjalë për një garë ku ka vështirësi objektive, vështirësi klasike, por ndërkohë ka edhe vështirësi artificiale. Në sektorin e përpunimit të drithërave nuk duhet harruar se operojnë disa fabrika të mëdha, por ndërkohë janë edhe me qindra mullinj dhe punishte të vogla të cilat e fragmentarizojnë tregun. Por nga ana tjetër në këtë sektor egziston edhe ajo që quhet konkurencë e pandershme, një konkurencë kjo që materializohet nëpërmjet ardhjes së grurit të një cilësie të dobët. Është e natyrshme që mallrat e cilësisë së dobët të kenë si “kalë beteje” në konkurence cmimin dhe kjo ka sjellë që fabrikat e mëdha të mos kenë atë klientelë që në fakt duhet te kishin. Dhe s’ka si të bëjë përjashtim nga lista e të dëmtuarve edhe shoqëria “Miell Tirana. Nga ana tjetër, kompani të tilla janë tepër të dedikuara ndaj cilësisë së produktit dhe në këtë mënyrë ata para- qiten edhe si kujdestare të shëndetit të qytetarëve. Ndaj kushdo konsumator që është i përfshirë nga dyshimet për manovrat mashtruese që mund të bëhen në kurriz të konsumatorit e ka një mënyrë se si ti shuajë ato. Ti besojë kompanisë “Miell Tirana” sepse i gjithë lajtmotivi i veprimtarisë së saj mbi 20 vjecare është cilësia dhe përgjegjshmëria karshi konsumatorëve. Dy janë komponentët garantues për këtë, teknologjia dhe lënda e parë. Teknologjia e kompanisë “Miell Tirana” është bashkëkohore, ndërkohë që lënda e parë merret nga kompani të mirënjohura për tregtim gruri, me parametrat më të mirë.. Një vështirësi tjetër me të cilën has industria e fabrikimit të drithërave, e sigurisht edhe shoqëria “Miell Tirana” si një protagonist i rëndësishëm i saj është konkurenca me produktin serb, i cili subvecionohet nga qeveria serbe. Subvencione qeveria serbe jep për cdo fabrikë të re të krijuar, për pajisjen e saj me teknologji etj. Ndërkohë që prodhuesit shqiptarë të miellit dhe bukës, ndonëse i kanë par- ashtruar me dhjetra herë në institucionet shqiptare këto vështirësi e pabarazi, sërish janë gjendur përpara indiferencës së tyre. Fjala subvencion duket e huaj për qeverinë shqiptare, por e pakuptueshme është mosreagimi I saj kur bëhet fjalë për cilësi të dobët të një produkti sikurse është buka e përditshme.
Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2018”