RRETH NESH

Etleva Laro

Emri i kompanisë: ProDyn
Xhiro e biznesit 2018: EFA Solution dhe Prodyn Albania – 13 milion EURO
Numri i punonjësve: 800
Vendndodhja: Tiranë

Etleva Laron e kam takuar për herë të parë diku nga viti 2008 apo 2009, në kuadrin e përgatitjes së një shkrimi rreth grave të angazhuara në biznes. Atëhere ajo ishte administrator e kompanisë Hyundai Auto Albania dhe për një vajze të re, administrimi dhe menaxhimi i një kompanie të tregtimit të automjeteve të reja apo servisimit të tyre, sigurisht që ishte padyshim një histori e bukur. Më pas, ajo kaloi nëpër disa punë te tjera të nivelit të lartë të menaxhimit nëpër kompani të mirënjohura si Coca Cola, Procter&Gamble për pjesën e marketingut të cigareve të markës LM, në kompaninë slovene të shërbimit të internetit Primo Comunications etj. Ndërkohë Cv-ja profesionale e saj është e pasuruara edhe me disa poste të larta në disa kompani kosovare. Sigurisht, kur një vajzë të re, e mirë arsimuar, pajiset edhe me kaq eksperienca menaxhimi, atëhere është cështje kohe që ajo të bëjë kapërcimin cilësor, duke u kthyer nga një administratore apo menaxhere që punon për të tjerët, në një sipërmarrëse që punon për veten e saj.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2019”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Aktualitet

Koha e trashëgimisë, sfida e madhe e biznesmenit shqiptar

Pas më shumë se tri dekadash ekonomi tregu, Shqipëria ka ndërtuar tashmë një histori të konsoliduar të sipërmarrjes private. Pionierët e parë të biznesit, ata që ngritën themelet në vitet ‘90 me guxim, vizion dhe...

2019

Neta Arapi

Emri i kompanisë: Elian-Export Xhiro e biznesit 2018: 5 milionë euro Numri i punonjësve: 50 Vendndodhja: Lushnje Tek një kryqëzim në Lushnje, atje ku ndahen rrugët për në Fier e Berat, ndodhet një ndërtesë, në...

Aktualitet

Çmimet e larta të ushqimeve: faj i biznesit apo i politikave?!

Nuk bëhet fjalë vetëm për perceptim. Është një fakt që çmimet e shumë produkteve të konsumit të përditshëm në Shqipëri janë më të larta se në vendet e rajonit, madje edhe më të larta se...