RRETH NESH

Kompania “Agro Blend”

Xhiro e biznesit 2020: 37 milion EURO
Ndryshimi në % 20/19: +10
Numri i punonjësve: 184
Vendndodhja: Vorë, Tiranë

Viti 2020 ishte ndryshe vit i pandemisë, por kompania “Agroblend” kishte fatin të renditet në grupin e atyre bizneseve, aktiviteti i të cilave në 31 dhjetor u mbyll pa ndikim negative. E kemi fjalën për performancën e kompanisë, pasi vështirësi në kuptimin e ushtrimit të aktivitetit, sigurisht që pandemia krijoi edhe për “Agro Blend”-in. Në aspektin sasior të aktivitetit “Agro-Blend” arriti një rezultat historik. Sepse, si kurrë më parë, realizoi një volum aktiviteti në masën e 4. 4 miliardë lekëve ose rreth 37 milionë eurove. Krahasuar me një vit më parë siguroi një rritje prej 10 për qind. Por ajo cka është më e rëndësishmja, kompania e përmirësoi performancën e saj në drejtim të efektivitetit të saj, duke rritur ndjeshëm fitimin. Drejtuesit e kompanisë kanë vite që po ndjekin një filozofi të diversitetit të produkteve që ofrojnë në treg, pasi gjatë vitit 2020, “shportës” së artikujve që shpërndan dhe tregton kompania i janë shtuar edhe disa produkte të tjera të konsumit të përditshëm, sikurse janë orizi, vaji, sheqeri etj. Të gjitha të prodhuara e të tregtuara nën brandin Diamond.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

2021

Marin Gjonaj

Emri i kompanisë: Gjonaj Group ( Telecom, Promarketing, Digicom, Enertrade, Probroker) Të ardhura bruto 2020: 250 milion EURO Numri i punonjësve: 600 Vendndodhja: Tiranë Nga një studim që është bërë kohë më parë rreth moshës...

2020

Nikolin Lleshi

Emri i kompanisë: ALBA SHOES GROUP & TNA Të ardhurat bruto 2019: 11.235.000 EURO Numri i punonjësve: 1947 Vendndodhja: Lac, Kamëz, Vlorë, Çorovodë Organizim, novacion kerkim & zhvillim e kontrolli i cilesise jane faktoret kryesor...

2022

Asllan Baraj

Drejtori i Përgjithshëm i Kombinatit të Qeramikës, “KID-ALB” Xhiro e biznesit 2021: 9 milionë euro Ndryshimi në % 21/20: +25 Numri i punonjësve: 100 Vendndodhja: Maminas, Durrës Pronari dhe drejtuesi i Kombinatit të Qeramikës, Kid-Alb,...