RRETH NESH

Kompania “Alumil Albania”

Emri i kompanisë: Alumil Albania
Xhiro e biznesit 2020: 16.4 milionë euro
Numri i punonjësve: 210
Vendndodhja: Tiranë

Pandemia e Covid 19 krijoi një situatë të vështirë për të gjithë biznesin shqiptar. Sidomos 3 muajt e bllokimit të plotë. Nga efektet negative të kësaj pandemie nuk mund të bënte përjashtim as kompania “Alumil Albania”, aq më tepër që natyra e aktivitetit të saj lidhet me prodhimin produkteve që i shërbejnë ndërtimit. Megjithatë, për “Alumil Albania”-n mund të thuhet se pandemia e ndihmoi vetëm në drejtim të plotësimit të pritshmërive për rritjen vjetore të kompanisë. Pasi sa i takon aktivitetit, përgjatë vitit 2020 kompania realizoi mbi 1.9 miliardë lekë xhiro.
Thuajse sa viti paraardhës, por me ndryshimin se jo përmirësoi ndjeshëm treguesin e efektivitetit. Duke dyfishuar fitimin. E themeluar në vitin 2004, si një fabrikë prodhuese dhe përfaqësuese e kompanisë së mirënjohur në Greqi, “Alumil Albania” vijon të performojë mirë nga viti në vit, duke dëshmuar kështu vizionin e saktë të themeluesve dhe ndërtuesve të saj.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Uncategorized

Kush i vesh shqiptaret?

  Zara dhe Lc Waikiki më të preferuarat Perfytyroni pak dëshirën e ethshme të njerëzve për të bërë shopping, kthimin e tij në një passion dhe mani dhe nga ana tjetër alternativat e panumurta. Që...

Uncategorized

Shpetim Luku/Qeveria polake lë thatë turizmin shqiptar

  Kur u mendua se sivjet Shqipëria do të kishte një sezon thuajse normal turistik ndodhin të papritura të pakëndshme që nuk e garantojnë këtë pritshmëri. Kur menduam se e keqja u la pas, për...

2020

Eleni Babameto

Emri i kompanisë: Teuta Durres Të ardhurat bruto 2019: 15 milionë EURO Ndryshimi në % 19/18: +2 Numri i punonjësve: 130 Vendndodhja: Durrës Çdo vit i lënë pas është një tjetër kapitull i shkruar në...