RRETH NESH

Kush i vesh shqiptaret?

 

Zara dhe Lc Waikiki më të preferuarat

Perfytyroni pak dëshirën e ethshme të njerëzve për të bërë shopping, kthimin e tij në një passion dhe mani dhe nga ana tjetër alternativat e panumurta. Që përmbidhen ne boutiche, qendra tregtare, dyqane të specializuara marke, dyqane ku shiten lloje të ndryshme veshjesh pa profilizim të qartë, tregje të përqëndruara etj etj. Imagjinoni pra se cfarë detyre e vështirë është të gjesh veshjet e duhura, në raport me kërkesat dhe buxhetin tënd, sa i koklavitur është orientimi në këtë “pyll” të pafund alternativash e mundësish.  Megjithatë egziston një mënyrë për të parë se kë preferojnë më shumë shqiptarët. Për të identifikuar se kush janë ata dyqane që “veshin” më së shumti qytetarët e këtij vendi. Dhe kjo është xhiroja vjetore e realizuar. Nga qindra subjekte që mund të jenë me natyrë aktiviteti tregtimin e artikujve të veshjes, vetëm dy kompani janë ato që renditen ndër më të mëdhatë e biznesit shqiptar. Këto janë Inditeks Albania, kompania që merret me tregtimin e artikujve të markave Zara, Massimo Dutti dhe  Pull&Bear dhe Lc Waikiki. Të dy kompanitë përgjatë vitit 2015 kanë realizuar një aktivitet vjetor në nivelin respektiv të 1.9 dhe 1.6 miliardë lekëve duke e ekspozuar kështu si dy nga vendet më të preferuara për blerje nga ana e konsumatorëve shqiptare. Jo vetëm kaq, por edhe fitimet e kompanive janë shumë të mira, cka tregon se nëpërmjet veprimtarisë së tyre të gjitha palët janë të kënaqura. Të kënaqura janë biznesmenët që ushtrojnë këtë aktivitet sepse llogaritë iu kanë dalë mirë, por të kënaqur janë edhe blerësit për cilësinë e produkteve që kanë blerë.

 

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

2023

Kompania Teuta Durrës

Emri i kompanisë: Teuta Durrës Xhiro e biznesit 2022: 25.5 milionë EURO Numri i punonjësve: 180 Vendndodhja: Durrës dhe Tirane E themeluar në vitin 1994, shoqëria “Teuta Durrës”, operon në dy sektorë kryesor: paketimin dhe...

Biznesmenet

KOMPANIA “NABER KONFEKSIONE”

Emri i kompanisë: Naber Konfeksione Të ardhurat bruto 2014: 2 milionë EURO Numri i punonjësve: 606 Vendndodhja: Durrësë Sektori i fasonit ose sic quhet ndryshe i punës me porosi ka pësuar një hop të madh...

Uncategorized

Fatos Cerenishti, pionier i turizmit të mirëfilltë shqiptar

    Një sfidë, një pasion e mision që po përballohet dhe do përballohet me “shpirt dhe zemër të mirë”   Shpetim Luku Jo rrallëherë nëpër ambiente të ndryshme shqiptare dëgjohet shprehja “nuk bëhet ky...