RRETH NESH

Gentian Karaj

Emri i kompanisë: “Albanian Motor Company”
Xhiro e biznesit 2020: 13 milionë euro
Numri i punonjësve: 40
Vendndodhja: Tiranë

Gentian Karaj është drejtori i përgjithshëm i kompanisë së tregtimit të automjeteve të reja “Albanian Motor Company”. Që nga momenti i emërimit të tij në krye të kësaj kompanie ai ka mundur që ti japë një kthesë rrënjësore asaj. Nga një kompani thuajse modeste në tregues të shitjes së makinave dhe tregues ekonomiko-financiarë, tashmë “Albanian Motor Company” është kthyer në një nga kompanitë kryesore të këtij tregu, së bashku me 3-4 kompani të tjera. Gjatë vitit 2020, kompania e vazhdoi performancën e mirë të saj, duke siguruar një xhiro prej 13 milionë eurosh, pavarësisht se ndikimi i pandemisë në sektorin e shitjes dhe servisin e makinave të reja ishte i konsiderueshëm. Dhe përderisa u bënë disa vite rrjesht që “Albanian Motor Company” performon shumë mirë në tregun shqiptar, atëhere është lehtësisht e kuptueshme se një meritë të madhe ka edhe mënyra e drejtimit, stili i drejtimit, mënyra e komunikimit etj.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

2023

Kompania GSA

Xhiro e biznesit 2022: 470 milion EUR Ndryshimi në % 22/21: +200 Numri i punonjësve: 171 Vendndodhja: Tiranë Aktiviteti i kompanisë GSA për vitin e kaluar është rritur në mënyrë impresionuese. Nga afro 190 milionë...

2022

Ram Geci

Xhiro e biznesit 2021: 20 milionë EURO Ndryshimi në % 21/20: +70 Numri i punonjësve: 273 Vendndodhja: Tiranë Për personat që kanë arritur një lloj protagonizmi në një fushë të caktuar nëpërmjet veprimtarisë së tyre...

Uncategorized

SHPËTIM LUKU/Dhe garën e supermarketeve e fitoooon…CONAD

Të qarkullosh miliona për të fituar qindarka. Po qe se do të duhej të përshkruanim me një fjali atë që ka ndodhur gjatë vitit 2023 me rrjetet e supermarketeve në Shqipëri do të ishte pikërisht...