Emri i kompanisë: TOMATO-AL
Xhiro e biznesit 2020: 7 milionë euro
Numri i punonjësve: 50
Vendndodhja: Drenovicë, Berat

Sapo kalon urën e Kucit dhe merr kthesën djathtas, rruga vazhdon në ngjitje të kodrave të zonës. Kur arrin në pikën më të sipërme të këtyre kodrave, poshtë shpaloset një panoramë e bukur, në trajtën e një qilimi të qëndisur. Janë tokat e fshatrave të Goricanit, Drenovicës e Samaticës, të cilët janë të “mbjella” me sera të pafundme. Janë rreth 400 hektarë sera të ngritura në këtë zonë dhe në mënyrë të natyrshmë të lind pyetja preokupuese: ku i dërgojnë gjithë këto prodhime që kultivojnë këta fermerë? Por e ka marrë zgjidhjen ky problem, kjo kontradiktë mes prodhimit dhe gjetjes së tregut. Në këtë zonë gjendet edhe shoqëria TOMATOAL, një kompani e krijuar dhe e organizuar enkas për të grumbulluar fruta dhe perime, me qëllim për ti dërguar ato në tregje, kryesisht të huaja. Një kompani që ka ndërtuar marrëdhënie partneriteti me rreth 1500 fermerë, një kompani që përvec kësaj, ka shtuar edhe vetë sensin protagonist si prodhues produktesh bujqësore, duke kontribuar edhe ajo në shtimin e sipërfaqeve të serave të zonës, por edhe të sasisë së produkteve që dalin prej tyre cdo vit.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Aktualitet

Luis Ndreka, të trashëgosh sakrificën, të ndërtosh të ardhmen!

  Antoneta Ndreka, bashkëthemeluesja e kompanisë LUFRA tregonte dikur se dy fëmijëve të saj, Luisit dhe Francit, ia kishin bërë të qartë se nuk i kishin lënë trashëgim pasuri, por një kompani që kërkonte punë...

Aktualitet

Nga vështirësitë e euros tek mundësitë e tarifave

Si tensionet tregtare globale po krijojnë dritare të reja për industrinë shqiptare që prodhon me porosi Në një kohë kur industria shqiptare përballet me presione të brendshme si rënia e kursit të euros dhe mungesa...

Uncategorized

Taksa që asfikson prodhimin vendas

  Si po kthehet në një barrierë të rëndësishme biznesi taksa e ambalazhit? Si po frenon ajo eksportin e produkteve të ndryshme dhe si po avantazhon produktet e importit në kurriz të atij vendas?  ...