RRETH NESH

Nikollaq Nerenxi

Emri i kompanisë: N.N sh.p.k
Xhiro e biznesit 2020: 7 milionë euro
Numri i punonjësve: 150
Vendndodhja: Tiranë

Kompania “Neranxi” ka 29 vite që zhvillon aktivitetin e saj në importin dhe përpunimin e lëndëve të para të industrisë ushqimore. Duke patur parasysh vështirësitë e tranzicionit dhe luhatjet e forta të sipërmarrjeve private në Shqipëri, ku dështimet shpesh jo për fajin e tyre, kanë qenë të shumta, qëndresa dhe rrugëtimi i këtij aktiviteti, e bën kompaninë “Neranxi” një model jo vetëm të suksesit, por edhe të vizionit, sakrificës dhe qëndresës. Kompania “Neranxi”, njeh fillimet e saj pikërisht atëherë kur në Shqipëri sapo kishte rënë sistemi komunist dhe po hidheshin hapat e para
në ekonominë e tregut i cili ishte mjaft kaotik, por kjo kompani kuptoi menjëherë nevojën për të pasuruar tregun me lëndë të para për fabrikat dhe punishtet e vogla të asaj kohe dhe produkte
ushqimore direkt për konsumatorin. Në fillim u importuan nga disa vende fqinje lëndë të para për pastiçeri dhe xhelateri dhe menjëherë më pas filloi importi i erëzëve dhe frutave të thata nga shumë vende të botës.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

2018

Kompania Rejsi Farma

Emri i kompanisë: Rejsi Farma Xhiro e biznesit 2017: 26 milionë EURO Numri i punonjësve: 85 Vendndodhja: Tiranë Rejsi Farma e mbylli vitin 2017 me reputacionin e një kompanie lider në tregun farmaceutik. Sigurisht, ky...

2019

Shefqet Kastrati

Emri i kompanisë: Kastrati Group (Kastrati SHA, Kastrati, Albsig, ASA Autostar Albania, Kastpetrol etj Xhiro e aktivitetit 2018: 670 milionë euro (Kastrati SHA 500 mln, Kastrati 130 mln, Albsig 20 mln, Auto Star Albania 20...

2020

Arif Daçi

Emri i kompanisë: “AGROHERBAL” Xhiro e biznesit 2019: 5 milionë euro Numri i punonjësve: 42 Vendndodhja: Mamurras Kur filloi ndryshimi i sistemit ekonomik, këtu e 30 vite më parë, shumë njerëz, krahas euforisë që sjell...