RRETH NESH

Fatos Cerenishti

Emri i kompanisë: FAFA
Xhiro e biznesit 2020: 3 milionë euro
Numri i punonjësve: 550
Vendndodhja: Durrës

Edhe pse kanë kaluar vite, fjalët i Ilirit vazhdojnë të më kumbojnë në veshë. Ai ishte shoqëruesi dhe përkthyesi ynë gjatë pushimeve në Turqi, i caktuar prej kompanisë shqiptare që na i organizoi ato. Ndërsa rrinim të shtrirë, të ekspozuar ndaj rrezeve të diellit në dyshekët e vendosur në bashin e një anijeje pirate gjatë një “trip boat” në Kemer, mes nesh nisi një bashkëbisedim rreth turistit shqiptar. Gjithçka mori shkas nga një lloj admirimi e zilie që unë shfaqa karshi punës së tij. “Ke një punë të bukur, ajo çfarë për të tjerët është pushim, për ty është punë”- i thashë. Mirëpo si duket kisha gjykuar cekët, ose më saktë, e kisha vlerësuar punën e tjetrit vetëm me ato kritere që më pëlqenin mua. Sepse menjëherë pas kësaj, Iliri filloi të më rreshtoi një sërë vështirësish që kishte puna e tij. Vështirësitë fillojnë me një ritëm të çmendur që në recepsion, kur i shoqëron të bëjnë chek-in-nisi të më tregonte ai. Pothuaj shumica, pasi ngjiten lart në dhomë, zbresin të alarmuar e
të tmerruar, duke zbrazur lloj lloj pakënaqësish të stisura.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Biznesmenet

KOMPANIA ALBAELETTRICA

Ne vendosim standartet Të ardhurat bruto 2014: 13.5 milionë EURO Ndryshimi në % 14/13: +7 Numri i punonjësve: 80 Vendndodhja: Tiranë Shoqëria Albaelettrica është specializuar në tregtimin me shumicë e pakicë të materialeve elektrike, civile,...

2018

Kompania Rejsi Farma

Emri i kompanisë: Rejsi Farma Xhiro e biznesit 2017: 26 milionë EURO Numri i punonjësve: 85 Vendndodhja: Tiranë Rejsi Farma e mbylli vitin 2017 me reputacionin e një kompanie lider në tregun farmaceutik. Sigurisht, ky...

2018

Lindita Kikino

Xhiro e biznesit 2017: 160 milion EURO Ndryshimi në % 17/16: + 60 Numri i punonjësve: 500 Vendndodhja: Elbasan Kur Kurum International me qender ne Elbasan kerkoi shpalljen e falimentit ne vitin 2016 ishin te...