RRETH NESH

Perikli Goga

Emri i kompanisë Diamant
Numri i punonjësve: 41
Zyrat qëndrore: Durrës

Kompania u themelua në shkurt të vitit 1994 nga Z. Perikli Goga, i cili kishte fituar një eksperiencë mjaft të gjërë në transport gjatë punës në Portin e Durrësit në fillim të viteve ’90. Diamant u krijua gjatë kohës kur kishte mjaft transporte ndihmash mes Shqiperise dhe Italisë, ku Z. Goga pati mundësinë të krijonte mjaft kontakte e partnerë të rëndësishëm, ndër të cilet dhe Z. Piergiorgio Colombo, i cili qe shtysa për krijimin e kompanisë dhe sot konsulent i Diamant prej vitesh. Emri ‘Diamant’ u vendos në nder të halles se Z. Goga, e cila quhej Diamanta, dhe me të cilen Z. Goga kishte marrëdhënie të shkëlqyera pasi ka qenë gjithmonë mbështetëse në nismat e tij. Diamant operon në fushën e transportit dhe logjistikës, duke ofruar shërbime në Shqipëri dhe në mbarë botën nëpërmjet një rrjeti të konsoliduar partneresh. Ndër shërbimet kryesore, Diamant ofron transport ndërkombëtar mallrash nëpërmjet rrugëve tokësore, detare e ajrore, transporte jashtë norme, shërbim magazinazhi, magazina doganore, agjenci doganore si dhe shërbime ngarkim shkarkimi me vinç.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Uncategorized

SHPETIM LUKU/Mitsubishi, një surprizë e vërtetë në tregun shqiptar të automjeteve të reja

  Mitsubishi, marka e mirënjohur japoneze e makinave, rezulton një surprizë e vërtetë për vitin 2020 në tregun shqiptar të automjeteve të reja. Jo sepse kjo markë u fut në këtë treg, gjatë vitit që...

Uncategorized

SHPETIM LUKU/ “Albsteel” i shton shportës së produkteve të tij edhe panelet sanduic

  Kompania e prodhimit të profileve të celikut, “Albsteel” është një kompani që akoma nuk e ka gjetur “rehatinë” përfundimtare. Kjo sepse, ajo vazhdon zhvillimin e pandërprerë nëpërmjet investimeve të ndryshme që drejtuesit dhe ekipi...

Uncategorized

Toyota nderron “pronar” në Shqipëri

    Marka e famshme ndërkombëtare e automobilave tashmë do të ketë një një tregtues të ri në Shqipëri. Ajo është kompania AVEL sh.p.k, kompani e cila ka të drejtën njëkohësisht edhe të tregtimit të...