RRETH NESH

Erdal Demir


Xhiro e biznesit 2021: 346 milion EUR
Ndryshimi në % 21/20: +80

Numri i punonjësve: 770
Vendndodhja: Elbasan

Sikur drejtuesve aktualë të “Kurum International” t’ju kërkohej të shfaqnin një dëshirë me premtimin se tju realizohej, cilado qoftë ajo, me shumë mundësi kërkesa që ata do të formulonin do të ishte që edhe vitet e ardhshme kompania të gëzonte këtë perfor- mancë si ajo e vitit 2021. Sepse gjatë vitit që shkoi “Kurum” regjistroi një nga performancat më të mira në historinë e saj në Shqipëri. Dhe jo thjesht sepse treguesit e saj ekonomiko- financiarë janë dicka më të mira, krahasuar me ato të viteve të shkuara, por shumë më tepër se kaq. Janë ndjeshëm më të mirë, aq sa mund të thuhet se kemi të bëjmë me një vit tepër të vecantë të saj. Por le ti marrim me radhëkëta tregues. Sa i takon volumit fizik të produkteve Kurum prodhoi dhe shiti rreth 489 mijë ton shufra celiku, rreth 411 milionë KË energji elektrike, nga të cilat 222 milionë KË u destinuan për shitje, kurse pjesa tjetër për përdorim të vetë kompanisë. Krahasuar me vitin paraardhës janë mbi 60 mijë ton produkt më tepër i shitur. Por viti i lumtur i KURUM-it del më në pah, po qe se qenë një vit konjukture, pasi aktualisht cmimet kanë rënë, duke treguar ndikimin e ndjeshëm që kanë ato në xhiron dhe rentabilitetin e një kompanie.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2022”


 

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

2020

Helidon Rruga

Emri i kompanisë: Koral Fish Xhiro e biznesit 2019: 21 milionë EURO Ndryshimi në % 19/18: 13% Numri i punonjësve: 500 Vendndodhja: Durrës Sikur Helidon Rruga do të dekurajohej nga ato cfarë flisnin nën zë...

2019

Neta Arapi

Emri i kompanisë: Elian-Export Xhiro e biznesit 2018: 5 milionë euro Numri i punonjësve: 50 Vendndodhja: Lushnje Tek një kryqëzim në Lushnje, atje ku ndahen rrugët për në Fier e Berat, ndodhet një ndërtesë, në...

Biznesmenet

KLODIAN ALLAJBEU

Drejtor i Pergjithshem i kompanise Univers-Alb (Spitali Amerikan) Të ardhurat bruto 2014: 21 milionë EURO Ndryshimi në % 14/13: +4 Numri i punonjësve: 708 Vendndodhja: Tiranë Në dhjetor 2006 SPITALI AMERIKAN çeli dyert me premtimin...