RRETH NESH

Kompania ELKA SA


Xhiro e biznesit 2021: 41 milion EURO Ndryshimi në % 21/20: +4.6
Numri i punonjësve: 429
Vendndodhja: Vrisera, Gjirokastër

Për kompaninë ELKA S.A viti 2021 ishte me ecuri relativisht të kënaqshme.
Themi relativisht të kënaqshme sepse ndër të gjithë treguesit ekonomiko-financiarë që tregojnë mbarëvajtjen e një kompanie gjatë vitit, vetëm ai i fitimit nuk njohu rritje. Kurse të gjithë të tjerët patën përmirësime të ndjeshme, duke bërë që ELKA S.A të vazhdojë trendin e saj të rritjes së vazhdueshme nga njëri vit në tjetrin. Pavarësisht edhe prej periudhave të vështira sikurse ishte pandemia e Covid 19. Qarkullimi në total i kompanisë për vitin 2021 ishte rreth 4.9 miliardë lekë pa TVSH, që e krahasuar me një vit më parë dëshmon për një rritje prej 4.63 për qind. Rritje pati si tregu i brendshëm, edhe eksporti. Kështu, nga tregu i brendshëm u sigurua një total shitjesh prej 4 miliardë lekë, me një rritje prej 3.8 për qind. Kurse nga eksporti u realizua një xhiro prej 781 milionë lekë, që e krahasuar me periudhën parardhëse përfaqëson një rritje prej 8.7 për qind.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2022”


Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

2018

Filip Gjoka

Emri i kompanisë: “Filipi Co” Xhiro e biznesit 2017: 3,2 milionë euro Numri i punonjësve: – Vendndodhja: Laç Ekzistenca e mbi 24 kompanive në grumbullimin, përpunimin dhe tregtimin e bimëve mjekësore bën që ky sektor...

2022

Hideki Nakamura

Emri i kompanisë: SEWS Cabind Albania Xhiro e biznesit 2021: 10 milionë euro Numri i punonjësve: 610 Vendndodhja: Tiranë Për një vend me nivel jo të lartë zhvillimi, e me probleme ekonomiko-sociale sikundër është Shqipëria,...

2019

Adrian Bardhi

Xhiro e biznesit 2018: 6 milionë euro Ndryshimi në % 18/17: +28 Numri i punonjësve: 130 Vendndodhja: Durrës Kushdo që ulet në një lokal porosia e parë që i vjen ndërmend të bëjë është një...