RRETH NESH

Asllan Baraj


Drejtori i Përgjithshëm i Kombinatit të Qeramikës, “KID-ALB”
Xhiro e biznesit 2021: 9 milionë euro
Ndryshimi në % 21/20: +25
Numri i punonjësve: 100
Vendndodhja: Maminas, Durrës

Pronari dhe drejtuesi i Kombinatit të Qeramikës, Kid-Alb, Asllan Baraj është pady- shim një biznesmen dhe njeri i suksesshëm. Dhe kur bëjmë këtë përcaktim nuk e themi atë në trajtë klisheje, sikurse përdoret rëndom dhe në mënyrë të paargumentuar në shumë raste kjo fjalë. Ndër mend na vjen fabrika e prodhimit të tullave, një vepër madhështore e skicuar, e filluar dhe e menaxhuar prej tij. E që përgjatë gjithë historisë së saj 13-14 vjecare ka siguruar dhe konsoliduar një rol prej protagonist absolut, një status lideri i sektorit, një aktivitet që ka njohur vetëm rritje dhe një kompani, që si pak kush në biznesin shqiptar ka dëshmuar fuqi konkuruese edhe në tregjet rajonale si ai i Kosovës, Maqedonisë apo Malit të Zi. Vula më e mirë e suksesit lidhet me aftësinë e kompanisë për të likujduar brenda afatit të përcaktuar kredinë e marrë nga sistemi bankar, duke u liruar prej detyrimeve dhe duke funksionuar në kushte më komode.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2022”


Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Uncategorized

Magjistari i fitimit

  Shpetim Luku E ka patur dhe e ka idhull e model frymëzimi, por tashmë ai fare mirë mund të konsiderohet si një Warren Buffet shqiptar. Është një investitor i fuqishëm, është një folës i...

2016

ILIR LINZA

Emri i kompanisë: FPM Tutto Mobili Të ardhurat bruto 2015: 9 milionë EUR Numri i punonjësve: 166 Vendndodhja: Tiranë Egziston një perceptim i përgjithshëm se për biznesin shqiptar tashmë kanë ardhur ditë të vështira. Dhe...

2019

Jakub Szymanski

Emri i kompanisë “Global Resource Trading” Xhiro e biznesit 2018: 70 milionë EURO Numri i punonjësve: 20 Vendndodhja: Tiranë Jakub Szymanski është një nga polakët e shumtë që kanë ardhur në Shqipëri vitet e fundit....